Kelmendi: Ky është pakti që do duhej ta nënshkruanin partitë parlamentare

Periskopi.com Lajme

Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në facebook ka  dhënë një ide se si duhet të shkojnë partitë në këto zgjedhje.

Sipas Kelmendit partitë duhet të shkojnë në zgjedhje pa koalicione në zgjedhje, “Fituesi i zgjedhjeve e fiton me automatizëm të drejtën për ta pasur kryeministrin, kurse partia e dytë në koalicion pasgjedhor e ka kryeparlamentarin:, ka shkruar Kelmendi.

Sipas tij kjo formë nuk do ta bllokonte formimin e institucioneve, e as nuk do të kishte shantazhe nga partitë  “më të vogla”

Ja statusi i plotë:

Nëse vërtet duan të jenë të sinqerta dhe të drejta me përkrahësit dhe votuesit e tyre, partitë e sotme parlamentare duhet të nënshkruanin një pakt mes tyre, me një formulë si kjo:
Të shkohet pa koalicione në zgjedhje. Fituesi i zgjedhjeve e fiton me automatizëm të drejtën për ta pasur kryeministrin, kurse partia e dytë në koalicion pasgjedhor e ka kryeparlamentarin.
Në këtë mënyrë as nuk do të kishte bllokada në formim të insitucioneve, as nuk do të kishte shantazhe nga partitë “më të vogla”, as pazare të megaqeverive për të krijuar ministri për apetite individësh, si dhe më e rëndësishmja – nuk do të tradhëtohej votuesi.
Pastër, drejtë, korrekt!

Youtube sjell opsionin Incognito

Periskopi.com Tech & Auto

YouTube gjithmonë ju ka lejuar të fshini elementet e zgjedhura nga historia juaj e shikimit, por tani përdoruesit e Android mund të shkojnë një hap më tej.

Modealiteti i ri incognito për aplikacionin YouTube do t’ju lejojë të shikoni videot pa lënë kurrë një gjurmë digjitale të provave në rend të parë (adresa juaj IP ende do të regjistrohet, kështu që ndoshta është më mirë që të mos çmendeni në punë).

Për të nisur modalitetin e fshehtë në aplikacionin YouTube, klikoni lehtë mbi ikonën tuaj të llogarisë. Këtu, do të gjeni ‘Turn on Incognito’ që ndodhet pak më sipër Settings. Prej kësaj pike, historia juaj e shikimit nuk do të regjistrohet.

Ndërsa është mirë që YouTube të prezantojë tiparin e fshehtë, duhet të thuhet se është pak me të meta në ekzekutim. Për shembull, nëse përpiqesh të shikosh përmbajtje me moshë të kufizuar në Incognito do të kërkojë që të fikësh opsionin dhe të identifikohesh përsëri në llogarinë tënde, duke e bërë këtë veçori disi të pakuptimtë.

Në thelb, kalimi në modalitetin “incognito” ju ofron të njëjtën përvojë në YouTube që do të merrni nëse nuk jeni regjistruar asnjëherë në llogarinë tuaj Gmail.