Gjendje shqetësuese në arsim, kërkohet Vetting

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sot po mban tryezë me temën “Çka po ndodhë me arsimin kosovar, a është Vettingu zgjidhja?.

Në këtë tryezë është diskutuar për situatën shqetësuese në arsimin e lartë dhe është kërkuar që të bëhet Vettingu edhe në këtë fushë.

Drejtuesi i ORCA-s Rron Gjinovci kërkoi që me çdo kusht të bëhet Vettingu në mënyrë që të dilet nga situata e rëndë që është arsimi. Ai gjithashtu shprehi shqetësimin që institucionet arsimore janë bërë edhe biznes.

“Institucionet arsimore janë të regjistruara si biznese, dhe se stafi menaxherial në UP angazhohen me mbi norma. Institucionet e arsimit janë te regjistruara si biznese, por një njëri i logjikshëm e di që një biznes është i evidentuar nga profiti dhe jo nga cilësia. Pjesëtarët e stafit menaxherial në UP angazhohem jo vetëm në mbinorma, ata angazhohem ne komisione e punë te ndryshme. Më i paguari është dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala”.

“35 veta që kanë kandidua për deputetë janë profesorë. Në legjislaturën e kaluar ka pasur më shumë. Shumica e deputetëve kishin mi mbrojte institucionet ku punojnë, sepse s’kanë nevojë për punën”.

Profesori Arben Hajrullahu tha se është pro dhe është i pari që do të pranojë të hyjë në këtë proces.

“Jam i gatshëm të hy në vetting. Procesi i verifikimit apo Vettingu le të fillojë nga unë dhe të vazhdojë deri më përfundimin e procesit, zgjidhja është tek kjo fiks”

 

Protestuesit hodhën baltë në muret e rektoratit: Kjo është fytyra e vërtetë e UP-së

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere kanë mbajtur një protestë tek Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Në shenjë pakënaqësie të pranishmit në protestë kanë hedhur baltë në muret e këtij institucioni.

Me këtë rast u tha se kjo është fytyra e vërtetë e Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit të Etikës së UP-së, që nuk kanë trajtuar rastet e profesorëve me plagjiaturë, njofton Klan Kosova.

Pasi u shpërndanë protestuesit erdhi edhe policia e cila u njoftua nga rektorati.

ORCA: Skandali i diplomave të rrejshme të adresohet në hetuesi

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, (ORCA) është jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën e krijuar së fundmi ku del se mijëra diploma të mijëra studentëve të lëshuara nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë nuk janë në përputhje me ligjet në fuqi.

Përmes një reagimi për media, ORCA sheh kryerje të veprave penale nga ana e institucioneve të arsimit të lartë të cilat me shumë gjasë i kanë mashtruar studentët duke marrë para nga ta, ndërkohë që nuk i kanë dorëzuar regjistrat e të dhënave të studentëve tyre në MAShT siç parashihet me legjislacionin në fuqi. Kësisoj, mijëra diploma të lëshuara nga këto institucione nuk kanë bazë për t’u njohur në Kosovë apo jashtë saj.

“Mosdorëzimi i regjistrave në afatet e parapara ligjore mund të duket si një formalitet i parëndësishëm, por në fakt është pjesa që konfirmon vërtetësinë e kohëzgjatjes së studimeve, programeve të ndjekura dhe çështjeve të tjera me rëndësi për dëshmimin e ndjekjes së studimeve”, thuhet në reagimin e ORCA.

Në këtë situatë ORCA i bën thirrje organeve të hetuesisë që të veprojnë me shpejtësi në identifikimin e shkelësve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Ndërkohë ORCA i bën thirrje studentëve viktima të këtij mashtrimi t’i drejtohen organeve të hetuesisë apo gjyqësisë duke ushtruar padi dhe kallëzime penale për institucionet që i kanë mashtruar ata.

“ORCA pret nga MAShT që ta informojë publikun me të dhëna zyrtare se për cilat institucione bëhet fjalë e po ashtu pret që MAShT t’i ushtrojë kompetencat e saj në përputhje me ligjin dhe t’ua tërheq licencat të gjitha institucioneve të përfshira në këtë mashtrim. Po ashtu, përfshirja e mundshme e zyrtarëve të MAShT duhet të adresohet nga vet Ministria te organet e hetuesisë si dhe në procedura disiplinore brenda saj”, theksohet në reagimin e ORCA.

 

ORCA: Nëse kryeministri dhe ministri ndërhyjnë në punën e KSHC-së do t’i padisim

Periskopi.com Lajme

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kjo organizatë ka paralajmëruar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi se për çfarëdo lloj ndërhyrje në KShC ata do t’i padisin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe do të pritën me protesta të vazhdueshme.

Përfaqësuesi i ORCA-së, Gramos Buçinca duke ironizuar me kryeministrin Haradinaj, tha se meqë ai merret me sporte të rënda po mendon që është ma i fortë, por sipas tij politikisht dhe moralisht më e fortë është KShC.

“Meqë në Kosovë kryeministri është i sporteve të rënda. Kush është ma i fortë kryeministri apo KShC-ja. Parlamenti që të dy i ka zgjedhur. Më i fortë moralisht dhe politikisht është Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Në rast se kryeministri dhe ministri ndërhyjnë ne do t’i padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Çdo ndërhyrje tash e tutje do të pritet me protesta”, tha Buçinca.

Kjo protestë vjen pas vendimit që KSHC ka marr për mos akreditimin e Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe atij të Prizrenit.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi.

ORCA proteston kundër ndërhyrjes politike në arsim

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, e njohur me akronimin ORCA, sot do nërmarrë një aksion në mbështetje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Më saktësisht, ORCA me këtë aksion proteston kundër ndërhyrjeve politike në këto dy institucione.

Së fundmi, Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim po përballen me presione publike për shkak të vendimit për mos akreditimin e tri universiteteve publike.

Aksioni do mbahet prej orës 12:00 para objektit të qeverisë në sheshin “Skënderbeu”.

Gjinovci ironizon me Haradinajn: Kujdes, këta janë mafia e arsimit të lartë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i ORCA’s, Rron Gjinovci, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i quajti anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë si ‘mafiozë e mercenarë’.

Gjinovci ka renditur listën prej shtatë anëtarësh të këtij Këshilli ku shkruan:

“Kujdes! – këta janë mafia e arsimit të lartë:

Dr. Gazmend Luboteni – profesor 
Dr. Vjollca Krasniqi – profesor 
Dr. Dukagjin Zeka – profesor 
Dr. Arta Jakupi – profesor 
Dr. Herbert Amato – profesor (ShBA)
Dr. Magdalena Ziolo – profesor (BE)
Msc. Jeffery Butel – profesor (BE)

e Ramush Haradinaj anti-mafioz”

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga kryeministria, ka goditur edhe një herë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke i quajtur si mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete private.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët.  Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

 

​ORCA porosit Veselin të mos i ‘fusë hundët’ në arsim

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sheh takimin e djeshëm të rektorëve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli si takim kryekëput me motive politike dhe i bën thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera të mos e shfrytëzojnë situatën për të bërë lojëra politike dhe elektorale në kurriz të cilësisë së arsimit.

Përmes një reagimi për media ORCA thotë se takimi i djeshëm i rektorëve me Veseli në ambientet e Kuvendit nuk ka kurrfarë logjike institucionale pasi Veseli si Kryetar i Kuvendit të Republikës nuk ka asnjë lidhje direkte me rektorët.

“ E vetmja lidhje e tij me rektorët mund të jetë ajo partiake, në cilësinë e partisë partnere të koalicioni apo për faktin që rektorët janë zgjedhur në këto pozita në kohën kur mandatin e qeverisjes në arsim e ka pasur Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, të tilla takime nuk duhet të zhvillohen në ambientet e institucioneve të shtetit, por në ambientet partiake ashtu që publiku ta ketë të qartë natyrën e takimit”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

ORCA ka shtuar tutje se ‘Deklaratat populiste të zt. Veseli duke ju premtuar universiteteve publike gjëra të caktuara pa e pasur tagrin institucional për një gjë të tillë, janë deklarata me motive elektorale’.

ORCA gjithashtu ka rikujtuar se’ të gjitha universitetet tjera që veprojnë në Kosovë me përjashtim të Universitetit të Prishtinës nuk i plotësojnë kushtet e Ligjit për Arsimin e Lartë, neni 10, pika 2 e tij për të mbajtur emërtimin “Universitet”.

ORCA- rektorëve: Më shumë autokritikë e punë, më pak akuza

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në (ORCA) shpreh ka reaguar ndaj reagimit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës lidhur me tërheqjen e akreditimit të disa programeve.

Rektorët e gjashtë universiteteve publike të Kosovës sot mbajtën konferencën e përbashkët për të shqyrtuar njoftimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë rreth vendimeve të mbledhjes së datës 15 dhe 16 janar 2019, për tërheqjen e akreditimit dhe refuzimin e 42 programeve studimore.

Sipas njoftimit nga konferenca, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi.

“ORCA si dëshmitare okulare e procesit  arrin në konstatim se: Konstatimet e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, se KShC ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore, papërgjegjësi profesionale dhe tendencë politike karshi programeve të ,tyre janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Nga aplikimet e reja për akreditim programesh, KShC ka dhënë dritën e gjelbër për 104 programe, 53 të universiteteve publike dhe 51 të institucioneve private, ndërsa ka refuzuar 107 programe, 28 të universiteteve publike dhe 79 të institucioneve private.

Gjatë validimit të 185 programeve ekzistuese, u është vazhduar akreditimi 124 programeve të universiteteve publike dhe 61 programeve të institucioneve private, ndërkohë ka tërhequr akreditimin për 74 programe, 40 të universiteteve publike dhe 35 të institucioneve private.

Sipas ORCA-s është shqetësuese gjendja e universiteteve publike dhe institucioneve private të cilat ende kanë problem me përmbushjen e kriterit më minimal, atë të 3 PhD të fushës për program si profesorë bartës të programeve.

“Po ashtu  gjuha e përdorur në reagimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike është shqetësuese kur vjen te akuzat për politizim, sidomos kur kemi parasysh faktin se disa rektorë të kësaj Konference kanë probleme serioze me integritetin akademik dhe se mënyra e zgjedhjes së tyre është paraqitur në medie përgjatë viteve si influencë e pastër politike e partive të ndryshme në pushtet”, thuhet në reagim.

Gjykata tërheq nga qarkullimi raportin për plagjiaturën e profesorit Mejdi Bektashi, reagon ORCA

Periskopi.com Lajme

ORCA është e zhgënjyer me vendimin e gjykatësit Adnan Konushevci i cili ka urdhëruar organizatën Admovere dhe Shkëlzen Gashin drejtues të kësaj organizate, që ta tërheqin nga qarkullimi përkohësisht pjesën e raportit që flet për plagjiaturën e Mejdi Bektashit, profesor në Fakultetin Juridik, si dhe i ka urdhëruar që të mos flasin më publikisht për rastin, deri në një vendim tjetër të gjykatës.

“ORCA shpreh habinë se si u bë i mundur një vendim i tillë i cili ndalon nga qarkullimi pjesën e raportit e cila i referohet në tërësi një artikulli të gazetës Express të vitit 2007 me titull ‘Shumë Plagjiaturë’, ndërkohë që ndaj medies në fjalë kurrë nuk është ushtruar padi për këtë rast, ndërkaq për artikullin në fjalë nuk ka asnjë padi apo vendim gjykate se përbën shpifje. Është e pakuptimtë që gjykata ta urdhërojë një organizatë ta tërheqë nga qarkullimi përkohësisht një artikull, burimi i të cilit nuk i nënshtrohet asnjë mase restriktive”, thuhet në një komunikatë nga kjo organizatë.

Po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate ORCA shpreh  shqetësimin e saj për numrin e madh të gabimeve drejtshkrimore të aktvendimit të gjykatës dhe për joprofesionalizmin përmbajtësor të saj, ndërkaq mbetet e paqartë çka me të vërtetë ka sjellë deri te ky vendim absurd cenzurues.

“Vendime të tilla të censurës, të cenimit të drejtpërdrejtë të fjalës së lirë, janë të papranueshme dhe ORCA me padurim po e pret vendimin e gjykatës së apelit pas ankesës që do ta ushtrojë Admovere”, thuhet në komunikatë.

 

45% e profesorëve në UP kanë koeficient 0

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka prezantuar sot raportin final për këtë vit, lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës. Aty u tha se 45 përqind e profesorëve në UP kanë koeficientin zero, duke mos pasur asnjë punim shkencor të publikuar në revista shkencore.

E fakulteti me më së paku punime për profesor doli të jetë Fakulteti i Filologjisë me 0.92 punime për profesor.

Autorja e këtij raporti, Adea Kondirolli, e cila bëri një prezantim të shkurtër të të gjeturave, tha se Fakulteti i FSHMN-së prinë për nga numri i punimeve shkencore.

Sa i përket titujve të profesorëve, Kondirolli tha se ka edhe ligjërues të cilët nuk kanë fare tituj.

Kondirolli: 45 përqind e profesorëve në UP kanë koeficientin zero

“Këtë vit kemi 45 përqind të profesorëve me koeficientin zero. Nuk e kanë asnjë punim në revistat e publikuara në databaza, qoftë edhe të nivelit të tretë 0.75. Pra, 208 profesor nga 465 nuk e kanë asnjë punim të indeksum në ndonjë databazë shkencore… 11’18” Fakulteti i Bujqësisë i ka 184 punime në revistën shkencore të indeksime në databaza, dhe punime në revista të dyshimta i ka 34. Punime për kokë profesori i ka 5.5, që është fakulteti me më së shumti punime në UP. I pari është FSHMN-ja dhe i dyti Mjekësia. Ndërkohë Fakulteti i Bujqësisë i ka 10 ligjërues, njerëz që bartin lëndë e që nuk kanë titull profesori”, shpjegoi ajo.

Ajo foli edhe për justifikimin e titujve, me ç’rast tha se Fakulteti i Edukimit Fizik ka justifikimin më të ulët në të gjithë Universitetin.

Kondirolli: Fakulteti i Edukimit Fizik ka vetëm një ligjërues që e justifikon titullin

“Fakulteti i Edukimit Fizik e ka justifikimin më të ulët në gjithë universitetin. Është vetëm një që e justifikon titullin.Fakulteti Ekonomik vazhdon të jetë një nga më të dobëtit në UP, dhe Filologjiku, e ka vetëm 23 përqind justifikimin e titujve. Fakulteti Filozofik e ka një përmirësim të lehtë prej 2-3 përqind prej vitit të kaluar”, shtoi ajo.

Rron Gjinovci nga kjo organizatë tha se janë të përkushtuar që përmes hulumtimit e kritikës publike synojnë mirëqenien për gjithë shoqërinë.

Gjinovci: Duhet të punojmë për ta krijuar fronin e mirëqenies për shoqërinë tonë

“Ne, jemi nën shpatë dhe kjo shpatë është cilësia e UP-së që është e varur me një litar të hollë për integritetin akademik, publikimin shkencor dhe menaxhimin e mirë. Nëse asgjë tjetër, ky është motivi jonë si organizatë, dhe ky duhet të jetë motivi jonë si shoqëri… Ne duhet të punojmë për ta krijuar fronin e mirëqenies për shoqërinë tonë, dhe pasi të jemi angazhuar shumë që rreziqet të jenë të shtrënguara fort pas vlerave tona të larta morale e etike si shoqëri, atëherë ne do të mund t’i gëzohemi mirëqenies sa të jetë koha”, u shpreh Gjinovci.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe doktor Taulant Muka, drejtues i një grupi kërkimor në Universitetin e Bernës në Zvicër, i cili ka prezantuar të gjeturat e tij nga një hulumtim që kishte bërë për cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Ai tha se është pak e vështirë të nxjerrësh statistika në Kosovë, derisa shtoi se Shqipëria mban numrin më të ulët të publikimeve në krahasim me vendet e tjera në rajon.

Muka: Shqipëria mban numrin më të vogël të publikimeve në rajon

“Tek grafiku që ju shikoni në ekran, tregon numrin e publikimeve të vendeve të rajonit. Kosova nuk është në grafik sepse ka një specifikë dhe është pak e vështirë për të nxjerrë të dhënat. Por këtu është  Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Nëse e shikon,  Shqipëria mban numrin më të ulët të publikimeve në rajon. Pavarësisht numrit të vogël të publikimeve, numri i titujve akademik është rritur. Dhe nuk korrespondon me atë që ne kemi si produkt shkencor kombëtar ”, tha ai.

Nga raporti i publikuar sot nga ORCA del se në UP këtë vit janë identifikuar 1735 punime shkencore, derisa në vitin 2017 kanë qenë 1320 punime. Ndërsa mesatarja e punimeve të publikuara në revista me koeficient është 3.7 punime për profesor në nivel universiteti. Tutje, sipas raportit në fjalë, fakulteti me më së paku punime për profesor është Fakulteti i Filologjisë me 0.92 punime për profesor.

Krejt në fund, përfaqësues të ORCA-s bënë të ditur se nga marsi i vitit tjetër do të angazhohen edhe në hulumtimin e universiteteve tjera publike në Universitetin e Kosovës./

SBASHK për drejtorin e ORCA-s: Një student i dobët, që nuk e ka kryer as fakultetin, kritikon stafin akademik

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ia ka dorëzuar një raport me 15 vërejtje ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Në këto 15 pika, SBASHK ka ngritur shqeësimin për parregullësitë që po e përcjellin Ministrinë. Raportin, Sindikata ia ka dorëzuar ministrit Bytyqi gjatë një takimi që ka ndodhur javën e kaluar ku ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, shkruan Periskopi.

Në njërën nga këto vërejtje, SBASHK ka kritikuar MASHT’in për mbëshetjen që po ia jep Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA.

SBASHK madje në pikën ku jep këtë vërejtje, kritikon Ministrinë se po mbështet organizatën e udhëhequr nga Rron Gjinovci, që siç shkruan MASH’t “nuk e ka përfunduar as fakultetin dhe të njëjtit i jepet hapësirë të kritikojë stadin akademik’.

Në pikën 6 të raportit të SBASHK, thuhet:

“Mbështetja e fuqishme dhe publike e Ministrit ndaj Rrjetit ORKA , që e udhëheq Rron Gjinovci, një student i dobët, që nuk e ka përfunduar as fakultetin, sipas informacioneve tona, dhe i jepet forcë e hapësirë të kritikojë stafin akademik dhe tërë Universitetin dhe opinioni i tij fuqizohet nga Ministri. Çdo gjë  në arsim duhet vlerësuar nga MASHT dhe nëse është nevoja nga Akademia e Shkencave e jo nga OJQ-të, që nuk dihet kush e me çfarë qëllimi i financon”.

Ja të gjitha vërejtjet e SBASHK’ut për MASHT:

Mungesa e takimeve me Drejtorët e Drejtorive Arsimore, pjesë e të cilave takime ka qenë edhe SBASHK dhe dikur janë mbajtur çdo muaj për t’u debatuar të gjitha çështjet aktuale. Ka muaj që takime të tilla nuk janë mbajtur.

Mungesa e gatishmërisë së Ministrit për takime me ne edhe pse vazhdimisht i kemi dërguar shkresa me kërkesën për t’u takuar.

As një herë nuk është mbrojtur në Komisionin Parlamentar për Arsim nga Ministri Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet  e 90-ta. Madje shpesh në takimet e këtij Komisioni kur është debatuar për këtë projektligj  nuk ka qenë askush nga MASHT dhe anëtarja e këtij Komisioni nga NISMA është ndier keq kur të tjerët anëtarë e kanë shtruar pyetjen pse po mungon MASHT.

Ligji i pagave- radhitja e 85 % e të punësuarve në arsim më e ulët se e vozitësve të udhëheqësve. Ministri nuk ka bërë ndonjë angazhim të veçantë që të përmirësohet kjo radhitje degraduese dhe që punëtorët e arsimit të jenë në vend meritor.

Nuk funksionon Komisioni Këshillëdhënës për Arsim Parauniversitar  dhe ai për arsimin profesional. ( të dy këto komisione të parapara me Ligj.

Mbështetja e fuqishme dhe publike e Ministrit ndaj Rrjetit ORKA , që e udhëheq Rron Gjinovci, një student i dobët, që nuk e ka përfunduar as fakultetin, sipas informacioneve tona, dhe i jepet forcë e hapësirë të kritikojë stafin akademik dhe tërë Universitetin dhe opinioni i tij fuqizohet nga Ministri. Çdo gjë  në arsim duhet vlerësuar nga MASHT dhe nëse është nevoja nga Akademia e Shkencave e jo nga OJQ-të, që nuk dihet kush e me çfarë qëllimi i financon.

Deklarimi i Ministrit për Vetingun.

Vendimi i Ministrit për emërimin e Komisionit për Zhvillimin  e Strategjisë Nacionale  për Arsimin e Lartë të Kosovës. Strategjia nacionale e kryetar një ndërkombëtarë bashkë me  5 ndërkombëtarë të tjerë e me as një anëtarë të Akademisë së Shkencave e pa rektorin e UP apo të Universiteteve tjera, pa përfaqësuesin e SBASHK-ut, që do të ishte nga Universiteti, e me Rron Gjinovcin.

Largimi i përnjëhershëm i më shumë se 20 udhëheqësve tëq departamenteve. Jemi kundër formës së largimit. Këta njerëz kanë punuar me vite dhe janë trajnuar për detyrat e tyre dhe të rinjtë në këto detyra me përgjegjësi vështirë se do të mund të kontribuojnë mjaftueshëm sepse nuk e njohin natyrën e punës dhe nuk e dinë se deri ku kanë arritur punët dhe proceset. Largimi me pompozitet e me degradim publik të personalitetit të Igballe Cakaj, që ka qenë nga më të angazhuarat e më të përkushtuarat në punët dhe detyrat  në MASHT.  JU lusim Zv/Kryeministër që Cakaj të kthehet në punë.

Kërkojmë nga Ministri që të respektojë personalitetin e mësimdhënësit dhe t’i mbrojë ata në publik dhe nga sulmet e vazhdueshme ndaj figurës dhe personalitetit të tyre. Nëse duhen kritikuar këtë gjë le ta bëj Ministri në takimet me ta dhe me drejtorët.

Kërkojmë që Ministri të jetë në komunikim të vazhdueshëm me njerëz që janë të angazhuar në procesin arsimor e jo të bazohet në praktika të shteteve tjera sepse “rrobat që na i presin e qepin të tjerët nuk na bijnë neve.

Ministër në mandatin tuaj po mbyllën shkolla, që nuk ka ndodhur deri tani. Është mirë që ju të mobilizoni mësimdhënësit me fjalë plot entuziazëm për angazhime të shtuara e jo duke bërë presion mbi ta.

Lidhur me Udhëzimin Administrativ 10/2018, as që kanë filluar përgatitjet që të punësuarve në arsim me bashqellor me 180 kredi, që janë pranuar dikur në mënyrë të rregullt në punë,t’u mundësohet ngritja profesionale pa shkëputje nga puna e në mënyrë të organizuar.

Trajnimet- Ne po organizojmë trajnime me mjete tona, edhe pse kemi buxhet modest, në mënyrë që t’u ndihmojmë mësimdhënësve të plotësojnë 100 orët e kërkuara për licencë të karrierës. Të shihen mundësitë për trajnime sepse mësimdhënësve u kërkohen 100 orë trajnim, prej të cilave 70 nga sfera profesionale.

Më datën 10 nëntor SBASHK dhe GIZ organizon Konferencën “Komuniteti i të mësuarit së bashku” e në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim. Do të mirë të ishit në këtë Konferencë edhe ju i nderuar Ministër, se paku në pjesën hyrëse e pastaj ta caktoni dikë nga MASHT që ta përcjellë tërë Konferencën./Periskopi/

ORCA: 33% e profesorëve të UP-së kanë botuar nëpër revista

Periskopi.com Lajme

33 për qind e profesorëve të Universitetit të Prishtinës së paku një herë kanë publikuar punime në revista të dyshimta.

Ky vlerësim doli nga publikimi i analizës së Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA.

Hulumtuesja Adea Kondirolli, tha se pas presionit të ORCA-s vitin e kaluar, MASHT ka hartuar Udhëzimin Administrativ për Parimet e Njohjes së Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare. Kondirolli tha se pavarësisht kësaj, profesorët kanë gjetur hapësirë për mashtrim akademik.

Prorektori për Shkencë, Faton Berisha tha se sipas kësaj analize, pavarësisht publikimeve në revistat e dyshimta, UP ka bërë përparim dhe njëherësh, ORCA ka avancuar si organizatë e shoqërisë civile dhe shtoi se kjo gjë u bën nder të dy palëve.

Ndërkaq, ai përmendi edhe plagjiaturën, për të cilën tha se është problem i të gjitha universiteteve e për këtë sugjeroi që të ketë mbikëqyrës akademik.

Sipas kësaj analize, në UP, fakulteti me më së shumti punime për profesor, është FSHMN, kurse Fakulteti i Filologjisë ka dalë si fakulteti me së paku punime për profesor.

Raporti po ashtu ka nxjerrë përfundime se fakultetet e shkencave ekzakte kanë më shumë punime të publikuara në krahasim me fakultetet e shkencave sociale dhe humanistike.

Kërkohet të suspendohen profesorët plagjiatorë

Periskopi.com Lajme

ORCA dhe ADMOVERE kanë ringritur edhe njëherë çështjen e avancimit të profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në një konferencë për media, përfaqësues të organizatave përkatëse kërkuan nga rektori i UP-së Marjan Dema, krijimin e një komisioni të veçantë me pjesëmarrës ndërkombëtare për të hetuar rastet në fjalë.

Rron Gjinovci nga ORCA tha se pavarësisht se u kanë dërguar senatorëve vlerësimin për punimet e këtyre kandidatëve nga FIM dhe bërjes publike të të gjeturave të analizës së ORCA-a, të njëjtit janë avancuar nga profesorë të asocuar në profesorë të rregullt.

“Në mbledhjen e 23 korrikut të këtij viti, Senati vendosi pozitivisht për avancimin e Ahmet Shalës, Ramë Likajt, Azem Kyçykut, Mirlind Bruçit, Naser Lajçit, Nexhat Qehajës, Rexhep Selimajt dhe Xhevat Berishës, edhe pse të njëjtit kanë publikuar 5-19 artikuj në revista të pretenduara shkencore gjatë periudhës 2017-2018”, tha ai.

Edhe Shkëlzen Gashi nga ADMOVERE tha se nga gjithsej 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave.

“Prej këtyre rasteve, vetëm 3 janë suspenduar nga procesi mësimor, mirëpo më pas janë rikthyer. Vetëm njërit i është ndërprerë kontrata e punës”, tha Gashi.

72% e profesorëve të UP-së nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë

Periskopi.com Lajme

ORCA ka prezantuar sot një analizë për pensionimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, specifikisht profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë.

Kjo analizë vjen si detajizim i mëtutjeshëm nga të dhënat e mbledhura nga raporti i dhjetorit 2017 me titull “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës” i publikuar nga ORCA.

Në raport thuhet se 72 për qind e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik parë nga aspekti i punimeve shkencore që duhen për titujt respektiv.

ORCA ka ngritur shqetësimin mbi rastin e 122 profesorëve të rregullt, të cilët mbajnë titullin më të lartë akademik dhe si rrjedhojë kontratë me kohë të pacaktuar.

“Nga 122 profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, 36 supozohen të pensionohen në vitin 2018, por deri tani janë pensionuar vetëm 16. Profesori i fundit i rregullt që nuk e justifikon titullin e tij do të pensionohet në vitin 2036. Kjo do të thotë se fëmijët që aktualisht janë 3-vjeçar do të mund të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin bachelor te ky profesor; fëmijët aktualisht 5-vjeçar do të mund të mentorohen në nivelin master nga po ky profesor; ndërkaq dikush nga fëmijët aktualisht 10 vjeçar mund ta ketë fatin të mentorohet në doktoraturë nga profesori në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Avancimi i profesorëve në Inxhinieri, reagon ORCA

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA ka mbajtur sot para Rektoratit të UP-së aksionin simbolik “Çapkëni Naser Sahiti”, në shenjë pakënaqësie me avancimin e tetë profesorëve në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Me këtë rast, kreu i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka thënë se prorektori Naser Sahiti ka bërë shaka me shkencën kur ka deklaruar se “nuk mund ta dimë si janë bërë ato punime”.

“ORCA mendon se ky rast i avancimeve dhe kjo lloj qasje e menaxhmentit që është shakaxhike ndaj problemit, e ka komprometuar procesin e avancimeve akademike të vitit 2018”, ka thënë Gjinovci.

Lidhur me numrin e publikimeve të profesorëve, Gjinovci ka bërë një krahasim me Norvegjinë. Ai ka thënë se përkundër asaj që profesorët norvegjezë kanë më shumë mundësi, ata botojnë më pak punime se sa profesorët e UP-së. Përderisa revistat në të cilat botojnë këta të fundit, i ka quajtur të dyshimta.

“ORCA ka bërë analizën e këtyre revistave dhe ka kuptuar se ato keq informojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksimin në data-baza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keq informojnë për përdorim të softuerit ani-plagjiaturë, ndërkohë që është e lehtë me u gjet plagjiatura, qoftë edhe në Wikipedia, në punimet e publikuara në këto revista. Për më tepër, njëra nga këto revista është e listuar në listat e dyshimta të publikuesve dhe revistave të Bill-it, e cila është edhe pjesë e rregullores së Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Gjinovci.

Ai ka sqaruar se ky aksion nuk ka të bëjë me mbledhjen komemorative që senati ka organizuar për veprimtarin e ndjerë Adem Demaçi, dhe ka sqaruar që aksioni ishte paraparë të mbahej të premten, por ishte shtyrë për shkak se Kosova ishte në ditë zie.

ORCA nesër me aksion kundër prorektorit Naser Sahiti

Periskopi.com Lajme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka njoftuar se nesër në orën 12:00 do të mbajë një aksion dedikuar prorektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti.

Ky aksion do të ndërmerret në lidhje me avancimet akademike në UP. Aksioni mbahet para Rektoratit në Prishtinë.

ORCA: Avancohen Supermenët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Periskopi.com Lajme

Sot në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës është vendosur pozitivisht për të gjithë kandidatët e propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Sipas një kumtese nga ORCA, mesatarja e numrit të publikimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për një vit del 5.5, që është pesëfishi i publikimit të kolegëve të tyre në Norvegji të cilët në fushën e njëjtë ka 0.96 publikime shkencore në vit për profesor. ORCA ka vendosur që t’i ofrojë shansin publikut që të gjykojë lidhur me atë se a janë këta profesorë gjeni apo kanë ushtruar ndonjë veprimtari që është në shpërputhje me integritetin akademik.

Tutje sipas ORCA-s, tetë kandidatë janë avancuar në profesorë të rregullt, duke marrë kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës. Nga tani e tutje, këta profesorë nuk i detyrohen më universitetit sa i përket avancimit të tyre akademik, shkencor dhe profesional.

Këta profesorë janë:

–              Ahmet Shala (18 punime në një vit e gjysmë)

–              Azem Kycuku (12 punime në një vit e gjysmë)

–              Mirlind Bruci (10 punime në një vit)

–              Naser Lajqi (10 punime në një vit e gjysmë)

–              Nexhat Qehaja (9 punime në një vit e gjysmë)

–              Rame Likaj (19 punime në një vit e gjysmë)

–              Rexhep Selimaj (7 punime në një vit e gjysmë)

–              Xhevat Berisha (15 punime në një vit e gjysmë)

Shumica e punimeve të këtyre profesorëve janë në tre revista. Për këto tri revista ORCA ka zbuluar se: keqinformojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksim në databaza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keqinformojnë për përdorimin e softuerit antiplagjiaturë – ndërkohë që është e lehtë të gjendet plagjiat nga Ëikipedia në publikimet e tyre. Për më tepër, njëra nga këto revista e ka botuesin të listuar si të dyshimtë dhe me shkelje serioze të Parimeve të Transparencës dhe Praktikave të Mira për Botues Shkencor.

“Megjithatë edhe rektori Marjan Dema edhe e ashtuquajtura trupë e tij “këshilldhënëse” i kanë rekomanduar këta profesorë për avancim. Madje rektori Marjan Dema në mbledhjen e sotme të Senatit ka folur për numrin rapid të publikimeve si dukuri e veçantë mirëpo ka thënë se ata i plotësojnë kriteret formale. Meqë është kështu, ORCA i bën thirrje UP-së dhe Ministrit të Arsimit që të mos shpenzojë para për Senatin, por që punët e tij t’ia lenë ORCA-s pasi vlerësime të tilla teknike mund të bëjë edhe ORCA”, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate.