Të rinjtë në rrezik: Vetdijësohen për të drejtat e tyre në arsim, shëndetësi, punësim dhe institucione ligjore

Periskopi.com Lajme

Organizata Qendra Liberal Demokrate në Prishtinë ka zhvilluar një projekt për vetdijësimin e të rinjve në rrezik lidhur me të drejtat dhe mundësitë që ju ofrohen në fushat e ndryshme për përmirësimin e jetës së tyre.

Më konkretisht,organizata ka realizuar një varg të videove të cilat më pas janë lansuar në formë të fushatës vetdijësuese për të drejtat e të rinjve në rrezik në Shëndetësi, Arsim, Punësim dhe të drejtat në Institucionet Ligjore.

Fushata është lansuar përmes mediave sociale dhe është e fokusuar kryesisht në grupet e të rinjve në rrezik që janë përdorues apo ish-përdorues të lëndëve narkotike.

Aktivitetet në fjalë janë financuar si sub-grant në kuadër të projektit rajonal ARYSEN i cili implementohet nga organizatat partnere nga Mali i Zi,Shqipëria,Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Kosova dhe Serbia. Partner i këtij projekti në Kosovë është organizata Labyrinth(Labirinti). I tërë projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.