Ja si kuptohet mungesa e ujit në organizëm

Periskopi.com Shëndeti

Uji është një element i rëndësishëm jetësor. Në mënyrë që trupi të funksionoj si duhet është e nevojshme që të merret sasia e duhur e ujit. Në rastet që organizmi nuk merr sasinë e duhur të ujit shfaqen disa shenja që tregojnë mungesën e tij.

Goja  qëndron e thatë
Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.

Lëkura është e thatë
Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.

Keni dhimbje shpine
Kockat përbëhen nga rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuara, sepse kështu mund të ecim vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.

Ndiheni të lodhur
Kur trupi është i dehidratuar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar shkakton mungesë oksigjeni. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndihemi të përgjumur dhe të lodhur.

Keni probleme me tretjen
Pa hidratimin e duhur fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mostretja në mënyrën e duhur

 

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Periskopi.com Shëndeti

Qepa ka përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.

Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera.

Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.

Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i Qepës Për Pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.

Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i Zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.

Sipas tënave të cilave i referohet AgroWeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku.

Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Kolla

Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën.

Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Azma

Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë.

Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit.

Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.

Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë.

Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.

Pesha Trupore

Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta.

Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.

Flokët Dhe Lëkura

Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.

Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Vlera Të Tjera Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

Si Ta Përgatisni Lëngun E Qepës

Qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta. (1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë)

Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë.

Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.

A e dini se çfarë i bën një copë picë organizmit tuaj?

Periskopi.com Shëndeti

Pica është ndër ushqimet më të mira dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë. Por, kjo nuk ashtu. Nutricionistët prej kohësh e kanë klasifikuar si ushqim të shpejtë pasi përmban shumë kalori dhe yndyrë të ngopur.

Sipas llogaritjeve, vetëm një copë picë me sallam ose mish të thatë përmban 311 kalori, 13.5 gramë yndyrë (5,5 prej të cilave janë të ngopura) dhe 720 miligramë natrium, transmeton KosovaPress.

Ju  duhet të dini se çfarë bën në të vërtetë pica në trupin tonë, si reagon trupi ynë pas ngrënies së saj. Kjo u shpjegua nga nutricionistja Sonya Angelone për revistën ‘Cosmopolitan’.

0 deri në 10 minuta

Pështyma në gojë lëshon enzima që ndihmon tretjen e ushqimit në stomak. Trupi përdor produktet që rezultojnë për lëvizjet e muskujve.

10 deri 15 minuta

Yndyra nga djathi, sallami dhe shtojcat ngadalësojnë tretjen, por në të vërtetë ndihmojnë trupin të ketë energji më të gjatë. Ata tretin gluten dhe laktozë (nga produktet e qumështit), kështu që ata janë më të ndjeshëm, ndihen të fryrë pasi trupi tret ushqimin dhe lëshon gazra.

15 deri në 20 minuta

Shumica e karbohidrateve gjatë rrugës janë në rrjedhën e gjakut, dhe pankreasi fillon të sekretojë insulinë për të lejuar që qelizat të thithin sheqerin. Nëse qelizat ushqehen, pasi keni ngrënë secilën pjesë e picës, është më e lartë – ato mund të fillojnë të refuzojnë sheqernat, kështu që nivelet e sheqerit në gjak do të rriten me shpejtësi. Sheqeri i lartë në gjak është një nga fajtorët për sëmundjet kardiovaskulare, dëmtimin e nervave, qarkullimin e dobët dhe infeksionet e ndryshme.

30 minuta

Acidet në trupin tuaj tretin gjithë yndyrën që hani. Në këtë pikë, yndyrat shpërndahen aty ku duhen. Ose në rrjedhën e gjakut, ku ato kanalizohen përmes mëlçisë në muskuj, ose si energji për punën normale të trupit. Teprica shndërrohet në depozitat e yndyrës.

45 deri 60 minuta

Yndyra e akumuluar nga ushqimi mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut dhe të rrisë presionin e gjakut, por gjithashtu të stimulojë koagulimin e gjakut, kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme të zemrës duhet të mendojnë para se të porosisnin një picë.

Salami dhe djathi së bashku me yndyrën gjithashtu sigurojnë disa proteina që stimulojnë serotoninën, hormonin që na bën të flemë.

3 deri në 4 orë

Në këtë pikë niveli i sheqerit në gjak duhet të kthehet në normale dhe ushqimi të hyjë në fazën e fundit të tretjes, por niveli i yndyrës në gjak mbetet i lartë. Nëse ndodh që të keni uri, sigurohuni që të zgjidhni një sallatë ose fruta.

Përfundim:

Një copë picë nuk duhet fajësuar për peshën e tepërt, por nëse kjo lloj diete është rutina juaj e përditshme, atëherë mund të prisni të fitoni peshë dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut, diabet, sëmundje të zemrës, mbipeshë ose duhanpirësit, ose kushdo që vuan nga disa çështje shëndetësore, duhet ta lënë mënjanë picën e tyre dhe të preferojnë të hanë ushqime vegjetariane ose të paktën më pak yndyrë.

Pse nuk duhet ta hidhni kurrë lëvozhgën e vezëve

Periskopi.com Shëndeti

Sipas “Agroweb.org”, nevoja për doza të bollshme ditore të kalciumit, është diçka tepër e rëndësishme për organizmin tonë.

Në këtë artikull do të njiheni me detaje të nevojshme për lëndët ushqyese që përmban lëvozhga e vezëve. Po ashtu, ky artikull do të shpjegojë se si mund ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës.

Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium, që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium, transmenton fax.al.

Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.

Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.

Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës:

1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.

Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.

Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.

Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës.

Si e shkatërrojnë metalet e rënda organizmin dhe çfarë duhet ndërmarrë

Periskopi.com Shëndeti

Metalet e dëmshme përdoren në industri dhe energji, dhe si grimca të imta të pluhurit industrial arrijnë tokën, lumenjtë, detet dhe liqenet, dhe kështu përfundojnë në ushqimin që hamë.

Metalet e rënda janë të pranishme në natyrë dhe ndahen në ato që janë të nevojshme për funksionimin normal të metabolizmit – bakri, zinku, mangani dhe hekuri dhe ato që janë toksike – plumbi, merkuri, kadmiumi, arseniku, alumini, kallaji, kobalti.

Ato precipitojnë në inde, në sistemin nervor, në trurin ose në kockat ku zakonisht veprojnë zinku, magnezi, bakri, kalciumi ose magnezi.

Atyre ua lehtëson më së shumti rrugën nëse ka mungesë të njërit prej mineraleve ose elementëve të përmendura.

Trupi pastaj intensifikon përfshirjen e metaleve të rënda në qeliza, pasi nuk ka minerale të mjaftueshme në të cilën ato lidhen. Kështu, për vite me radhë, metalet e rënda grumbullohen në trup, transmeton KosovaPress.

Simptomat e shpeshta të sasive të tepruara të metaleve të rënda të pranishme në trup janë: depresioni, tensioni, nervozizmi, migrena, inflamacioni i muskujve dhe nyjave, si dhe ekzema.

Zhiva dhe alumini, kryesisht grumbullohen në tru dhe sistemin nervor, dhe këto janë pikërisht vendet për krijimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.

Më së shumti akumulohen plumbi dhe kadmiumi në mëlçi dhe veshka. Kur një sasi e madhe e substancave të dëmshme mblidhen, ato pengojnë metabolizmin e përgjithshëm dhe ai bëhet më i ngadalshëm.

Çfarë duhet të bëni?

Autorët e librit “Mineralet” dr. Ulrich Strunz dhe Andreas Jopp, pohojnë se nuk ka arsye për frikën e tepruar nga substancat e dëmshme: Nuk mund të mbrohemi plotësisht nga 50,000 kimikate shtëpiake dhe 7 deri në 9 milionë komponime kimike nga mjedisi.

Por ju mund të bëni detoksifikim të organizmit. Mineralet dhe elementët gjurmë konkurrojnë me shumë substanca të dëmshme, lidhen me to dhe nxjerrin ato nga organizmi. Ato marrin pjesë në disa qindra enzima detoksifikimi dhe ju mund të përfitoni nga ky sistem i zgjuar duke marrë çdo ditë:

100 – 200 μg selen

15 mg zink

600 mg magnez

1200 mg kalcium

Mund të befasoheni me këto dy efekte të ujit

Periskopi.com Shëndeti

Uji i dhuron trupit një fillim të shëndetshëm të ditës sepse mundëson qarkullimin e duhur të vlerave ushqyese në trup.

Uji ka në vete shumë të mira dhe konsumimi i tij është i preferueshëm, mirëpo kësaj radhe ju sjellim dy efekte të rëndësishme të tij:

Ju ndihmon që të humbisni peshë

Uji ka “magjinë” për t’ua hequr disa kilogramë nga trupi. Duke qëndruar të hidratuar, trupi ndjen më pak nevojë për ushqime.

Lëkurë më të mirë/butë

Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndritshme dhe më të shëndetshme.

Ndikon gjithashtu që lëkura ta kryejë rolin rregullues të temperaturës së trupit.

 

Çka i bënë stresi organizmit tonë?

Periskopi.com Shëndeti

Stresi kronik mund të afektojë negativisht sistemin tuaj të imunitetit, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.

Instituti i Mjekësisë Amerikanë në një mini dokumentar tregon disa nga reaksionet e stresit në  organizimin e njeriut.

Sipas këtij,  reaksioni kimik i shkaktuar nga situata stresuese shkaktojnë sulme që lirojnë hormone të stresit përreth gjithë trupit. Përderisa këto hormone janë të nevojshme për situate akute aftësia e tyre për të interferuar në sistemin e imunitetit mund të shkaktojnë inflamacione.

Reduktojnë qelizat e bardha të gjakut, dhe e rrisin rrezikun e të qenurit të cenueshëm ndaj infeksioneve. Stresi mund të atakojë sistemin e juaj imunitar në dy mënyra: duke shkaktuar inflamacion dhe atakuar indet, dhe duke shtypur qelizat e imunitetit qe duhet të luftojnë infeksionet.

Konfliktet e tej zgjatura sociale mund të ndikojnë në krijimin e stresit kronik dhe rritje të nivelit të stresit që çrregullon sistemin tuaj imunitar.

Kur jeni të stresuar trupi juaj prodhon hormone të stresit që njihet si cortisol. Ky hormone shërben që të përgatit trupin tuaj të vrapojë në raste rreziku   për ta bërë këtë ul aktivitetin e qelizave të imunitetit dhe funksionin e tyre të njohura si limfocite. Këto punojnë për të reaguar ndaj rreziqeve që i kanosen organizimit nga jashtë, si bakteriet dhe infeksionet dhe të shkatërrojë ato. Kur numri i limfociteve bie atëherë trupi ekspozohet më  lehtë ndaj rreziqeve dhe sëmundjeve. Kur këto bien, bie edhe sistemi i imunitetit dhe ky mund të rezultojë edhe me kokë dhimbje, probleme me zemër, me lukth dhe mëlçi, me pagjumësi, etj.