E pabesueshme si i shpëtoi të kuqit mbrëmë ylli i Southamptonit pas ndërhyrjes horror në Greenwood

Periskopi.com Sporti

Sensacioni i Manchester Unitedit, Mason Greenwood ishte shumë me fat që shpëtoi pa u dëmtuar seriozisht pas një ndërhyrjeje nga Oriol Romeu, në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Southamptonit.

United u fut në ndeshje në një prej ecurive më të mira pas largimit të Sir Alex Fergusonit, teksa është e pamposhtur në të gjitha garat që prej ardhjes së Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona, transmeton Periskopi.

Në fakt, besimi i Ole Gunnar Solskjaerit mund të evidentohet nga fakti se ai emëroi formacionin e njejtë për ndeshjen e pestë rresht në Premier League, gjë që ndodhë për herë të parë që nga viti 1993, transmeton Periskopi.

Dhe vizita në Southampton doli të jetë një rast jashtëzakonisht i volitshëm, me Leicesterin që ishte mposhtur paraprakisht 4-1 nga Bournemouthi, dhe kjo u dha “Djajve të Kuq” mundësinë që të rrëmbejë një vend që dërgon në Champions League, i cili pastaj do të ishte i tyre për ta humbur në tri ndeshjet e fundit.

Mirëpo, “Shenjëtorët” arritën që të nxjerrin një pikë shumë të vlefshme nga përballja, teksa realizuan për 2-2 në minutën e 96-të.

Një prej rasteve më të diskutuara në ndeshje erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, kur Greenwood ishte me fat që shpëtoi pa u lënduar, kur Oriol Romeu shkeli në thembrën e tij.

U duk e pashpjegueshme si VAR nuk e rishikoi incidentin dhe ta konsiderojë përjashtimin për ndërhyrjen.

Shikoni më poshtë incidentin. /Periskopi.com/