Pranohet sfida: Ky do të jetë kundërshtari i ardhshëm i McGregorit në boks

Periskopi.com Sporti

Conor McGregor e ka “pranuar” sfidën e Oscar De La Hoyas për një meç boksi.

Ky lajm vjen disa ditë pasi “Djaloshi i Artë” tha se do ta mposhte McGregorin brenda dy rundeve, nëse do të boksonin, transmeton Periskopi.

“Oh, lëre vëlla,” tha De La Hoya kur u pyet se si do të shkonte një meç kundër irlandezit.

Floyd Mayweather Jr. v Conor McGregor

“Dy runde. Sepse një gjë për mua, unë shkoj për përfundimtaren, gjithmonë.

“Dhe shikoni, Conor McGregor është – e dua atë në Oktagon. E respektoj. E shikoj tërë kohën.

“Por ringu i boksit është një storie krejt tjetër. Krejt tjetër.”

Së fundmi, McGregor bëri një postim në Twitter, duke shkruar: “E pranoj sfidën tënde, Oscar de la Hoya.”

p1e7o3ohfui5318o38eci5d6r4b.jpg

McGregor, natyrisht, edhe më herët e kishte përjetuar eksperiencën si boksier, kur ishte mposhtur nga Floyd Mayëeather më 2017. /Periskopi.com/