Tag: Osorio

Akuzohet se po aktron në fushën e lojës, Neymar mbron veten
Sulmuesi brazilian Neymar ka mbrojtur veten e tij ndaj akuzave mbi aktrimet që bëri në ndeshjen në të cilën e fitoi 2-0 kundrejt Meksikës.
26-vjeçari Neymar ka reaguar fuqishëm pas incidentit që kishte me lojtarin meksikan Miguel Layun.
Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio për lojtarin e PSG-së u shpreh se ai është një lojtar “aktor” dhe “nuk është një shembull i mirë për futbollin”.
Por, Neymar tha “Është diçka e komplikuar. Nuk është diçka që mund ta kontrollojë”, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Neymar nuk i kursej edhe lojtarët meksikanë duke thënë “Ata flasin shumë para ndeshjes – dhe tanimë ata janë duke shkuar për në shtëpi”.
Osorio tha se incidenti me Layun ishte një moment ku i krijoi rast për të shënuar gol Brazilit, dhe referi Gianluca Rocchi “e favorizoi Brazilin”.
“Është një turp për futbollin, kemi humbur shumë kohë për shkak të një lojtari”, tha shefi i Meksikës pas humbjes së kombëtares së tij./Periskopi/