Ish-ylli i Evertonit, Oumar Niasse zbulon trajtimin shokues dhe brutal që i bëri Ronald Koeman

Periskopi.com Sporti

Ronald Koeman nuk është frikësuar të marrë vendime të mëdha që prej ardhjes së tij te Barcelona, e drejtë të themi.

Ai raportohet se i tha Luis Suarezit se është i lirë të largohet përmes një telefonateje brutale dhe, javën e kaluar, ai i tha edhe të riut, Riqui Puig që të largohet nga klubi, transmeton Periskopi.

Derisa duket se i riu mund të qëndrojë, më shumë për shkak të kokfortësisë, është e qartë se Koeman nuk frikësohet t’u thotë lojtarëve që nuk i do, të largohen nga klubi.

Mirëpo, le të shpresojmë se ai ka përmirësuar paksa trajtimin që u bën lojtarëve nga ditët e tij tek Evertoni.

p1eir8ecklkivuo11pbv08165ob.jpg

Kjo pasi komentet e ish-sulmuesit, Oumar Niasse janë shfaqur në ditët e fundit.

Koeman mori drejtimin në ‘Goodison Park’ në verën e vitit 2016, me Niassen që u transferua nga Lokomotiva e Moskës për 15 milionë euro atë vit.

Por Koeman menjëherë e bëri të ndihet të padëshiruar Niassen para se ta dërgonte në huazim te Hull City, në janar të vitit 2017.

Një transferim permanent te Crystal Palace në vitin 2017 dështoi, para se Niasse të rikthehej në skuadrën e Evertonit, ku qëndroi më gjatë se Koeman, i cili u shkarkua në tetor të vitit 2017.

p1eir8scdq1clbup1nit1i9i11a4d.jpg

Dhe pasi Koeman u largua, Niasse zbuloi mënyrën shokuese si e trajtoi holandezi atë në ‘Merseyside’.

”Kur Koeman erdhi, isha një objektiv shumë i mirë për ta shkatërruar,” tha Niasse.

”Ai u mundua, por isha i fortë sa duhet për të qëndruar. Punova kaq shumë për të ardhur në Premier League, kështu që u desh të qëndroja në Premier League.

”Koeman punoi aq shumë për të më larguar. Ai u mundua të bënte shumë gjëra që nuk ishin fare të mira.

”Pasi mori dollapin tim në zhveshtore, numrin e fanellës, ai më largoi edhe nga tavolina e bukës ku ushqehemi dhe më dërgoi te grupmoshat U-23, ku nuk pata as dollap timin.

”Ishte shumë e vështirë. Të duhet një mentalitet shumë i mirë për t’u përballur me këtë, sepse nuk keni aspak respekt në klub.

”Të përdorësh fjalën ‘skllavëri’ është e tepërt, por ishte shumë e vështirë. Kjo është e tëra që mund të them.”

Lutjet tona janë me Riqui Puig…