​OVL kërkon drejtësi për qindra vrasjet e ish-ushtarëve të UÇK-së që kanë ndodhur pas luftës

Periskopi.com Lajme

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar rreth qindra vrasjeve të veteranëve që kanë ndodhur pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.

KD i OVL të UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.

Komunikata e plotë:

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutojë edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.

KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.

KD i OVL UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më s hpejtë të zbardhin vrasjet.

Kryetari i OVL’së paralajmëron protesta për ftesat e Speciales

Periskopi.com Lajme

Gjykata Speciale e ka nisur me vrull punën në vitin që sapo hymë. Vetëm brenda 20 ditësh, kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim 10 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për ta Gjykata Speciale vazhdon të mbetet e papranueshme dhe e padrejtë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave për të treguar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se për çfarë po akuzohen pjesëtarët e saj.

“Është e vërtetë që Gjykata Speciale edhe këtë vit ka filluar me një ritëm shumë të madh të ftesave. Deri më tash ka dërguar 10 ftesa, që i ka ftuar 10 veteranë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, prej tyre janë 4 të dyshuar dhe 6 në cilësinë e dëshmitarit. Për ne gjithmonë ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme dhe arsyeja është se është gjykatë e njëanshme, e padrejtë në këtë aspekt, kështu që për ne tash jemi bërë edhe si njëjtë me këto ftesa nga gjykata. Por ne kategorish jemi kundër tyre që UÇK ka qenë një luftë e drejt që e kemi bërë në vendin tonë, por përkundrazi ne e kemi larguar ushtrinë serbe nga Kosova’’.

‘’Nuk përjashtohet mundësi e protestave, varësisht prej situatës që flitet gjithmonë për politikat, tashmë edhe qeveria nuk është formuar ende. Ne i përcjellin zhvillimet politike dhe nuk do të dalim vetëm sa për sy e faqe në protestë por do të ju tregojmë ndërkombëtarëve se UÇK, nuk ka bërë krime dhe nuk jemi kundër drejtësisë, se në këtë vend ka pasur shumë padrejtësi dhe ne kemi  luftuar padrejtësitë në vend’’, tha ai.

Gucati tha se gjykata vendëse por edhe ajo e Hagës e ka nxjerr UÇK-në fitimtare dhe kjo përpjekje e sërishme është e panevojshme dhe si e tillë po lëndon shumë njerëz në Kosovë.

OVL e UÇK-së në Dukagjin reagon për Gjykatën Speciale e mini-Shengenin

Periskopi.com Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar kundër Gjykatës Speciales, ndryshimit të territoreve dhe mini-shengenit, duke thënë se derisa të jetojë shqiptari i fundit liridashës, nuk do të lejohet që me trysni, shantazhe e propaganda të hapet terreni që të dëmtohet Kosova, të ndryshohet territori i tij apo të jemi pjesë e ndonjë “mini-jugosllavie”.

OVL e UÇK-së thotë se do të jetë në mbrojtje të të gjithë atyre që do të bien pre e këtij gjahu të shtrigave, që assesi nuk po ndalet që pas çlirimit, e do të kundërshtojë me vendosmëri të plotë, të gjitha planet djallëzore kudo që thuren ato.

Komunikata e plotë:

OVL UÇK Dukagjin, në shumë komunikata e paraqitje mediale, ka shprehur mendimin e vet të qartë rreth të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale”. Kemi qenë të bindur se kjo gjykatë, e cila fatkeqësisht mori asokohe edhe miratimin e Kuvendit të Kosovës, është vetëm vazhdimësi e misioneve famëkeqe të UNMIK-ut,dhe EULEX-it dhe që qëllimi i saj është vetëm politik, e jo vendosja e drejtësisë për viktimat.

Këto misione arritën që urrejtjen ndaj vlerave të luftës së UÇK-së dhe bartësve të saj, ta kultivojnë dhe ta shtrijnë në të gjitha segmentet shoqërore në Kosovë, në mënyrë që të mbjellin tek shqiptarët shpirtin e nënshtrimit e ta shuajnë dashurinë e këtij populli për Kombin, Atdheun dhe vlerat më të shenjta të tij.

Përderisa shumë elementë jugosllavë, të maskuar në petkun e “opinionistëve”, kanë kundërshtuar vazhdimisht çasjen e OVL të UÇK-së ndaj këtyre misioneve ndërkombëtare, ka disa kohë, e tani edhe me veprime konkrete është demaskuar veprimtaria e këtyre organizatave. Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve, Malcomm Simons, ka paraqitur prova e fakte të shumta, duke paditur drejtuesit më të lartë të EULEX-it, dhe duke e bërë të qartë se ky mision ka qenë gjithçka tjetër veç mision i drejtësisë jo. Ne e përshëndesim veprimin e tij dhe inkurajojmë që edhe të tjerët, të flasin e të mos mbajnë fshehtë djallëzitë e këtyre misioneve.

Gjykata Speciale, duke qenë vetëm vazhdimësi e organizmave dashakeqe për Kosovën dhe anti-shqiptare në thelbin e tyre, ka në mesin e saj edhe elementë që kontribuan në EULEX, me vite të tëra në pozita të larta drejtuese, siç është z.Charles Smith, që aktualisht është gjyqtar në këtë pseudogjykatë.

Mekanizma si kjo e ashtuquajtur gjykatë, nuk i bëjnë mirë Kosovës, sepse misioni i tyre nuk është aspak vendosje e drejtësisë, por ndërhyrja në jetën politike, për të larguar nga skena njerëzit e guximshëm të këtij vendi, në mënyrë që të instalojnë në pushtet marionetat e tyre.

E kush tjetër më mirë se mbeturinat jugosllave, do të përmbush apetitet e qarqeve armiqësore, që të godasin nga pozitat e inferioritetit, popullin më të vjetër të Evropës, të cilin që prej vitit 1912, asnjëherë nuk e lejuan të bashkohet e të zhvillohet.

Ne nuk jemi fajtor që kemi lindur shqiptar dhe që jemi banorët e parë të kontinentit, themelues të civilizimeve më të famshme që njohu bota. Ne nuk jemi fajtor as për ndjenjën e tyre inferiore kundrejt nesh. Ne nuk deshëm asgjë tjetër, përpos të jetojmë të lirë, e në paqe, biles edhe me fqinjtë tonë grabitqar që erdhën nga Karpatet.

Derisa të jetojë edhe shqiptari i fundit liridashës, nuk do të lejojmë që me trysni, shantazhe e propaganda të hapet terreni që të dëmtohet vendi ynë, të ndryshohet territori i tij, apo të jemi pjesë e ndonjë “mini-jugosllavie”.

OVL e UÇK-së, do të jetë në mbrojtje të të gjithë atyre që do të bien pre e këtij gjahu të shtrigave, që assesi nuk po ndalet që pas Çlirimit, e do të kundërshtojë me vendosmëri të plotë, të gjitha planet djallëzore kudo që thuren ato.

22.11.2019

OVL-UÇK DUKAGJIN

 

Veteranët e rrejshëm: OVL e UÇK’së alarmon se po vazhdojnë të lëshohen cerifikata

Periskopi.com Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për siç thotë kjo organizatë, keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së.

Që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria,  OVL e UÇK-së thotë se ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit.

“Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.

Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizata e veteranëve të luftës, kërkojnë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vet statusin e veteranit.

Sot në Gjykatën Speciale intervistohet komandant Salih Lajçi

Periskopi.com Lajme

I ftuari i radhës në Gjykatën Speciale është Salih Lajçi, ish-komandant i Brigadës 136 në UÇK.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga OVL në Pejë, të cilët po ashtu kanë ofruar përkrahje për Lajçin, transmeton Periskopi.

“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e OVL-së. “Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”

Edhe veteranët po kërkojnë rritje të pensioneve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se tensionet bazike sociale rriten për 20%, pensionet kontributdhënëse rriten me 15% dhe pensionet e parakohshme të Trepçës rriten me 20%.

Por me këtë vendim të Qeverisë nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye ata janë të pakënaqur dhe po thonë se ekzekutivi i ka anashkaluar edhe në Ligjin për Paga.

Qeverinë po e fajësojnë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.

Ata thonë se nëse arsyeja e mospërfshirjes së tyre në rritjen e pensioneve është numri i veteranëve atëherë këtë duhet ta zgjidh vetë ekzekutivi.

Por sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale projektbuxheti i këtij viti nuk parasheh rritje edhe për këtë kategori.

Ata thonë se kjo mund të ndodh vetëm me rishikim të buxhetit.

Aktualisht një veteran merr pension mujor prej 170 eurosh ndërsa një invalid i luftës paguhet në varësi nga shkalla e invaliditetit.

OVL e UÇK-së kërkon pastrimin e listave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ende nuk posedon listat e komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit. Kështu, kjo organizatë vazhdon të mos e ketë numrin e saktë se sa veteranë përfaqëson ajo.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj organizate, Hysni Ngucati ka deklaruar se, organizata i ka kërkuar ato lista, por që ende nuk u janë dorëzuar.

“OVL së UÇK-së iu është drejtuar Prokurorisë që të ndërmerr masa sa i përket fryrjes së listave dhe kjo nuk varet prej nesh por prej zinxhirit komandues të cilët kanë punuar për këto lista”, ka deklaruar Ngucati në Tribuna

Ai thotë se ata që kanë aplikuar për ta marr statusin e veteranit e që nuk kanë qenë në luftë, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.

“Nëse nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së nuk është dashtë të aplikojë. Nuk e di si mundet dikush t’i marr pension 170 euro në emër të luftës dhe t’i qoj në shtëpi ato para duke e ditur se nuk i ka fituar me djersë”, ka thënë kryetari i OVL së UÇK-së, duke shtuar se të dhënat e përafërta që kanë ata duhet të jenë diku përafërsisht 23 ose 24 mijë pjesëtarë të UÇK-së dhe jo rreth 40 mijë siç po flitet që kanë marr statusin.

Ngucati ka folur edhe sa i përket Ligjit të UÇK-së, pensioneve të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve si dhe për arrestimin e fundit në Serbi të veteranit të UÇK-së, njëherësh edhe drejtor policie, Nehat Thaqi.