Zhduket pa gjurmë 17-vjeçari në Gjirokastër, babai i tij dyshon se e kanë rrëmbyer

Periskopi.com Lajme

Një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët i zhdukur prej 8 ditësh. Bëhet fjalë Izet Tosuni, 17 vjeç nga fshati Libohovë, Gjirokastër.

Në një lidhje telefonike për Shqiptarja.com, babai i Izetit shprehet se djali vuan nga probleme mendore.

Ai tregon se nuk ka qenë hera e parë që është larguar nga shtëpia, teksa nuk përjashton mundësitë që mund të jetë rrëmbyer.

Sipas babit të 17-vjeçarit, pronari ku i riu punonte ka pasur konflikte me një tjetër person dhe të gjithë dyshimet i ka tek ky i fundit.

“Djalin e kam hequr nga shkolla se nuk më mëson dhe nga mendja mendore e kisha pak të dobët, e kam djalin vetë që nuk e çova një herë në spital për kurim. Më ka ikur djali nga ora 05:30, më ka ikur djali nga puna, është parë në kthesën e Libovës. Është djalë i mbarë, ashtu i thotë mendja çakmak, ça i thotë mendja bën. Është larguar edhe një herë tjetër para dy vjetësh. Ka vajtur në Mashkullor. Ai që ma kishte marrë në Mashkullor, bëri çdo gjë dhe më mori ne celular.

Unë vras mendjen se djali më ka ikur me frikë nga fshati, se pronari ku punonte ka pasur një problem me një djalë tjetër”, u shpreh ai në një lidhje telefonike.

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 2-vjeçarja shqiptare

Periskopi.com Lajme

Mediet greke raportojnë për një ngjarje të rëndë, protagoniste e së cilës është një vajzë vetëm 2 vjeçe me origjinë nga Shqipëria.

Vogëlushja shqiptare ka humbur në Pire të shtetit fqinj në lagjen “Paleo Faliro”.

Shqiptarja quhet Athina Hazizi dhe për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.

Akoma nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda kufirit grek apo e ka kaluar atë, transmeton mediet shqiptare.

Autoritetet helene i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen nga Shqipëria.