Gjendet një 70 vjeçar i vdekur në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një i pastrehë, rreth 70 vjeç është gjetur i pa shenja jete në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.

Sipas policisë, rreth orës 18.20 është parë një person i shtrirë në jetë, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

 

 

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për IndeksOnline, ka thënë se ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë.

Ndërsa shtoi se nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës.

“Rruga “Rrastë Kabashi”, rreth orës 18:20 policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në rrugë, dhe në momentin që policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, mjeku ka konstatuar se personi i moshës se shtyrë rreth 70 vjeçar është pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë”, ka thënë ai.

Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë, është njoftuar prokurori kujdestar.

Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një burrë 46 vjeçar nga Podujeva është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Pasi është njoftuar policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke thënë se nuk ka shenja dhune në trup.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete”, konfirmoi ai per Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion.

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Pejë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete në Pejë dhe se dyshimet e para janë që ka bërë vetëvrasje.

“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë”, ka bërë të ditur policia.

Në anën tjetër, Indeksonline mëson se viktima është Dren Sahatqiu.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00.