Limaj për vdekjen e Pagarushës: U prehsh në paqe, bilbil!

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Limaj ka shkruar fjalë të mëdha për bilbilin e këngës shqipe, duke thënë se vdekja e saj pa dyshim se është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme“Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje. Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.Postimi i plotë i Limajt:

 

 

Paska ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha!
Vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje.
Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare.
Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen!
U prehsh në paqe bilbil!
FL

Milaim Zeka e viziton Nexhmije Pagarushën në spital, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Periskopi.com Lajme

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, njëheri dhe mik i këngëtares Nexhmije Pagarusha, ka dhënë detaje për incidentin që i ka ndodhur sot në orët e vona kësaj të fundit.

Zeka ka treguar se pas incidentit të ndodhur në banesën e Nexhmije Pagarushës, atë e kanë ndihmuar dy studente, shkruan Periskopi.

“Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer”, ka thënë Zeka.

Zeka ka qenë për vizitë menjëherë në QKUK tek Nexhmije Pagarusha dhe ka treguar se ajo është  mirë, megjithatë ai është ankuar për kushtet e tmerrshme në QKUK.

“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.

Tmerr! Tmerr!”, është shprehur Zeka./Periskopi/.

Mësohet arsyeja se pse u dërgua Nexhmije Pagarusha në QKUK

Periskopi.com Lajme

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar sonte në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sipas të cilit, ikonës së muzikës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është dërguar në Radiologji.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu.

Sipas disa burimeve Pagarushës i ka rënë në shpinë një dollap dhe e ka lënduar.

Kujtojmë se ekipet mjekësore të Emergjencës sonte në mbrëmje e morën Pagarushën nga banesa e saj në Ulpianë./Indeksonline/