Të hënën është afati i fundit për tatimet dhe kontributet, por cila është mënyra më e lehtë për ekzekutimin e tyre?

Periskopi.com Lajme

Kryerja e pagesave për tatimet dhe kontributet shpeshherë del të jetë e mundimshme dhe e mërzitshme. Pronarët mundohen të gjejnë mënyrën më të lehtë për t’i paguar këto shërbime, sidomos kur bëhet fjalë për afrimin e afatit të fundit. E koha e fundit për ekzekutimin e pagesave është më 15 shkurt 2021.

Por, mos u brengosni nëse nuk gjeni kohën për t’i kryer këto obligime, sepse zhvillimi teknologjik ka bërë që të gjitha pagesat të kryhen në komoditetin më të madh. E kjo mundësi ka ardhur edhe në Kosovë, përmes platformës IBAS.

Pagesat tuaja mund t’i kryeni nga telefoni juaj shpejt dhe lehtë në çdo moment të ditës, pa procedura të gjata burokratike. Po ashtu me bonueset që ju ofron platforma, ju mund të paguani më lirë, sepse në momentin që hapni llogari në IBAS ju do të përfitoni 5 euro falas. Pra, duke paguar me IBAS përveç që kurseni kohë, ju kurseni edhe para.

Prandaj ne ju rekomandojmë që tatimet dhe kontributet, por edhe çdo pagesë tjetër ta bëni me IBAS, platformë e cila po transformon mënyrën e pagesave në Kosovë dhe jo vetëm.

​KRU Prishtina: Faturat e ujit mund të paguhen edhe në Postën e Kosovës, pa provizion shtesë

Periskopi.com Lajme

Dy institucione të rëndësishme që merren me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë u takuan gjatë ditës së sotme, për të bashkërenduar aktivitetet e tyre që ndërlidhen direkt me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë.

Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KRU “Prishtina” u takuan sot me Bordin e Drejtorëve dhe menaxhmentin e Postës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve dhe mundësive më të mira për bashkëpunim , me theks të veçantë ofrimi i shërbimeve më të mira për konsumatorët.

Rëndësi dhe diskutim i veçantë dhe i konkretizuar, iu kushtua trajtimit dhe ofrimit të lehtësirave për konsumatorin , rreth pagesave për shërbime të ujit dhe ujërave të zeza, mundësive për realizim pagesash pa kosto shtesë, edhe në Postën e Kosovës.

Në takim u konfirmua se realizimi i pagesës së faturës së ujit përmes pikave të shitjes së Postës së Kosovës, konsumatorëve u garanton shlyerje të menjëhershëm të borxhit dhe në mënyrë automatike në sistemin e pagesave të KRU “Prishtina”.

Me këtë rast u bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve të KRU “Prishtina” me shtrirje në tetë komuna në zonën operative, që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për pagesën e faturës së ujit ngase, pagesat janë pa provizion shtesë dhe shlyhen menjëherë në sistemin e Ujësjellësit të Prishtinës.

Milaim Zeka – Tomë Gashit: Ti si me kanë i pagunë me ba çervish kah t’shkojsh

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka dhe Tomë Gashi janë përplasur ashpër në RTK gjatë një debati.

Tomë Gashi ka mohuar se Agim Bahtiri ka kerkuar në mënyrë eksplicite vëllavrasje derisa Zeka ka thënë se ky ishte kërcenim.

‘O Tomë, o Tomë, ti si me kane i pagunë kah t shkojsh me ba çervish. Qysh ska qenë kërcenim, ka qenë kërcënim për presidentin dhe të gjithë të tjerët’, ka thënë Zeka

Qytetarët kundër shtrenjtimit të parkingjeve publike

Periskopi.com Lajme

Nga janari i vitit 2020, qytetarët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për parkingjet në kryeqytet.

Rregullat e reja parashihet të eliminojnë kolonat dhe tollovinë në komunikacionet.

Por, qytetarët që i shfrytëzojnë këto parkingje nuk po e mirëpresin këtë vendim të Komunës së Prishtinë.

Ata thonë se para se Komuna ta bëjë këtë duhet të sigurojë parkingje të mjaftueshme.

Qytetari Albert Maloku, që është shfrytëzues i parkingut afër “Pallatit të Rinisë”, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se çmimet duhet të përshtaten me kushtet ekonomike dhe bazuar në të ardhurat e qytetarëve.

“Me u shtrejtu le të shtrenjtohen, por ka parkingje gjithkund në Evropë edhe në botë dhe parkingu paguhet. Unë po e shoh në këtë parking, e lë rregullisht veturën dhe është shumë lirë 50 cent edhe mundesh me lënë këtu sa të duash. Shtrenjtimi me qenë në bazë të kushteve që kemi, mos me qenë shumë të larta dhe është mirë se lirohet komunikacioni”, tha ai për Ekonomia Online.

Një  qytetar tjetër, Bajram Ilazi thotë se ky vendim i Komunës është i gabuar pasi duhet të sigurohen fillimisht parkingje të mjaftueshme. Ai shtrenjtimin e kundërshton duke vlerësuar se tani çmimet janë të shtrenjta për qytetarët.

“Vendim i gabuar sepse mendoj që Komuna e Prishtinës duhet me siguru së pari herë parkingje më shumë e pastaj me mendu për çmimin e saj, që edhe ashtu parkingjet në Prishtinë janë shumë shtrenjtë sepse shumica e parkingjeve janë diku 1 euro ora ose 2 euro 4 orë, është shumë shenjt për qytetarët e Kosovës duke u bazuar në kushtet ekonomike që i kemi, mendoj që është vendim i gabuar dhe në dëm të qytetarëve”, u shpreh ai.

Ekonomia Online ka provuar të marrë një prononcim nga Drejtorin për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm,Genc Bashota, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Sot, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka treguar se do të vendosen rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin.

Ahmeti ka njoftuar se prej vitit të ardhshëm, parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe se parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina. Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë. Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë”, thuhet ndër të tjera në statusin e Ahmetit.

Aktori i njohur jep autografe dhe bën selfie me pagesë

Periskopi.com Showbiz

Nëse do të takoni John Travolta, ju mund të dëshironi të bëni një fotografi me të dhe ai mund t’ju faturojë më pas.

Aktori i njohur, pasuria e të cilit vlerësohet në 170 milion dollarë, ka realizuar shumë filma të suksesshëm dhe është paguar mirë gjatë shumë dekadave, por ai ende punon shumë dhe bën para të mëdha. Megjithatë, kjo nuk e ndalon atë të faturojë fotot me fansat.

Travolta mori pjesë në një kongres të Supanova që synonte tifozët e filmave shkencor në Australi, me njoftimin e mediave që kërkohej 500 dollarë për të bërë një foto me të dhe autografin e tij, me selfie që kushtonte 250 dollarë.

Edhe pse ky nuk është një çmim i ulët, një numër i madh i fansave të aktorit të famshëm u ngritën në linjë për të përjetësuar momentin kur ai qëndronte pranë tyre.

Komentet negative për këtë “veprim biznesi” të Travolta kanë shpërthyer në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, transmeton KosovaPress.

Facebook do të paguajë rreth 600 mijë euro gjobë

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti social Facebook ka pranuar të paguajë një gjobë prej 500,000 funte për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me një firmë analitike në Kembrixh, njoftoi sot rregullatori për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i FEXBOOKS, Mark Zuckerberg përballet me marrjen në pyetje para deputetëve në SHBA dhe Evropë se si firma konsulente mori informacionin personal të 87 milionë përdoruesve të Facebook dhe i përdori për qëllime politike.

Dënimi është i ulët në krahasim me vlerën e tregut të Facebook prej 540 miliardë dollarësh, por është maksimumi që Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mund të imponojë dhe është hapi i parë në ndëshkimin e këtij rrjeti social për këtë skandaL.

Facebook thuhet se e hoqi ankesën dhe ra dakord të paguajë gjobën, por nuk e pranoi përgjegjësinë.

“Ne jemi të kënaqur të dëgjojmë që Facebook ka marrë përsipër dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt respektimit të parimeve themelore të mbrojtjes së të dhënave”, tha ICO.

Apple kundër pagesës 13 miliardë euro në gjykatë

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania Apple do të nisë një sfidë ligjore të martën ndaj kërkesës së Komisionit Evropian për të paguar 13 miliardë euro taksa, në një rast historik të goditjes së BE-së për shmangien e taksave nga kompanitë shumëkombëshe.

Prodhuesi i iPhone pritet të dërgojë një delegacion prej gjashtë personash të kryesuar nga zyrtari kryesor financiar Luca Maestri në seancën gjyqësore dy-ditore në Gjykatën e Përgjithshme me seli në Luksemburg, gjykata e dytë më e lartë e BE.

Në gusht 2016, Komisioni tha se rregullat për taksa nga Irlanda më 1991 dhe 2007 kishin zvogëluar artificialisht barrën tatimore të Apple për më shumë se dy dekada.

Komisionarja evropiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager tregoi një normë tatimore prej 0,005% të paguar nga njësia kryesore irlandeze e Apple në 2014 si një shembull i pagesave jashtëzakonisht të ulëta nga kompania.

Apple pritet të argumentojë se nuk bëri asgjë të keqe pasi kishte ndjekur ligjet e taksave irlandeze dhe amerikane. Kompania bëri argumente të ngjashme në një blog pas një vendimi mbi taksat e BE-së disa vjet më parë.

Sipas saj, pjesa më e madhe e taksave të saj i detyrohen Shteteve të Bashkuara, pasi shumica e vlerës në produktet e saj, përfshirë projektimin, inxhinierinë dhe zhvillimin, janë krijuar atje.

Irlanda, e cila ka akuzuar Komisionin për tejkalimin e kompetencave dhe ndërhyrjen në sovranitetin kombëtar të BE-së mbi çështjet e taksave, gjithashtu po sfidon vendimin e BE-së.

Regjimi tatimor irlandez është një tërheqje kryesore për kompanitë shumëkombëshe, të cilat punësojnë rreth 10% të fuqisë punëtore të vendit.

 

Lajm i mirë për pensionistët kosovarë

Periskopi.com Lajme

Pagesat për pensionistët e të gjitha kategorive për muajin gusht kanë dalë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria në detyrë e Financave përmes një njoftimi për media.

 

 

“Ministria e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë ka bërë sot ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale”,  thuhet në njoftimin e MF-së.

Haradinaj i kërkon Edi Ramës heqjen e taksës në Shqipëri, Pal Lekaj paralajmëron taksë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria në “Rrugën e Kombit” ka qenë ndër temat më të përfolura.

Kjo taksë nuk u ka pëlqyer fare kosovarëve që pushimet i kalojnë në Shqipëri.

 

 

Indeksonline kontaktoi me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Ai na konfirmoi se edhe Kosova do të vendos taksë rrugore, por se çmimet do të jenë të arsyeshme për dallim nga Shqipëria.

“Disa herë e kam përsëritur që taksë do të ketë sepse investimet në autostrada kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë. Por ne do të jemi të kujdesshëm që të vendosim një çmim të arsyeshëm për dallim nga Shqipëria.”, u shprehë ai.

Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria fillon nga 2.5 euro e shkon deri me 23 euro.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Automjetet                             Taksat

Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro

Mjete me 4 rrota                        5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro

Mjetet e rënda, kamionët        26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro.

Macron kërkon barazi gjinore në futboll: Futbollistet të paguhen njëjtë me futbollistët

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Francës Emanuel Macron shpreson se futbollistet do të marrin pagën e njëjtë sikurse kolegët e tyre meshkuj.

“Duhet të përparojmë drejt kësaj”, ka thënë Macron për mediat e Francës në prag të finales së Kampionatit Botëror për femra ku Franca është nikoqir.

Macron që është tifoz i Marsielle ka thënë se pas këtij kampionati në Francë do të ketë më shumë interesim për futboll të femrave.

“Kemi ndikim nga Kampionati Botëror”, ka thënë Macron duke shtuar se “punët asnjëherë nuk janë të njëjta” për futbollin e femrave në Francë.

Në finalen e Kampionatit Botëror për femra të dielën në Lyon luajnë SHBA dhe Holanda.

Nga tani e tutje duhet të paguani shuma të majme për t’u fotografuar me ”Rambon”

Periskopi.com Showbiz

Aktori  72 vjeçarë Sylvester Stallone është një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur për gjithë publikun. ‘Rocky Balboa’ dhe ‘Rambo’ janë ndër rolet më të njohura të aktorit të famshëm, transmeton Indeksonline.

E së fundmi Stallone ka befasuar me vendimin që ka marrë. Ai pas disa javësh pritet të nis një turne promovues përreth Mbretërisë së Bashkuar, për filmin e radhës që do ta lansoj ‘Rambo, last blood’  dhe çmimi për të hyrë në sallat ku mbahen këto tubime nuk është aspak e lirë.

Pritet që gjatë eventeve të organizuara nga aktori të ketë edhe ushqim e pije, dhe çmimi për të hyrë shkon deri në 325 funte, teksa Stallone ka vendosur që kushdo që dëshiron të bëjë foto me të duhet të paguaj 849 funte.

 

Firefox bëhet me pagesë

Periskopi.com Tech & Auto

Mozilla Firefox është një prej shfletuesve më të mirë sot në qarkullim, por CEO i Mozilla Chris Beard la të kuptohej se një version me pagesë i Firefox së shpejti do të jetë i disponueshëm.

Ky version me pagesë do të përfshijë mbase shtojca premium, hapësirë cloud si dhe VPN të integruar. Tetori shihet si një debutim i mundshëm.

Bard gjithashtu tha se çdo gjë që ekziston sot në Firefox, përfshirë kontrollet e shtuara të gjurmimit, do të mbeten falas. Versioni premium do të jetë për ata që kërkojnë diçka më shumë.

Aktualisht Mozilla bën para nga Firefox përmes partneriteteve me motorët e kërkimit si Google apo aplikacione për ruajtjen e lidhjeve si Pocket, por drejtuesit e kompanisë janë të bindur të shtojnë një burim të ri të ardhurash.

Me Chrome, Safari dhe Edge të cilët ofrojnë të gjithë përmirësime të vazhdueshme, Mozilla e di se duhet të punojë më shumë për të mbajtur Firefox në mesin e shfletuesve më të mirë.

Këtë vit Firefox nuk ka qëndruar në aspak në vend duke sjellë më shumë kontroll mbi privatësinë dhe më shumë performancë. Koleksioni i madh i shtojcave të Firefox është një tjetër arsye për ta përdorur shfletuesin si kryesor.

Kosova pagoi mbi 90 mijë euro serbët që nuk punuan asnjë ditë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka qenë e obliguar të sistemoj 18 punëtor të komunitetit serb me qëllim që të integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë të bazuar në marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “mbrojtja civile” në veriun e Mitrovicës.

Për këta 18 punëtorë për të cilët nuk ka asnjë dëshmi se ndonjëherë janë paraqitur në punë, shteti i Kosovës ka paguar saktësisht 92 mijë e 336 euro paga dhe mëditje.

“Marrëdhënia e punës për tetëmbëdhjete (18) zyrtarët është formalizuar në vitin 2016, në departamentin për integrime evropiane, si zyrtarë për monitorim të zhvillimit ekonomik në nivel lokal”, thuhet në Raportin e Auditimit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Zyra Kombëtare e Audititmit nuk ka gjetur asnjë dëshmi që këta persona të kenë kryer detyrat dhe të kenë përmbushur përgjegjësitë e tyre me të cilat janë ngarkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Megjithatë, buxheti ishte për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2018, që kishte vlerën 1,293,195 euro ishte shpenzuar në tërësi, që do të thotë edhe pagat e tyre janë paguar.

Për 18 serbët që nuk janë paraqitur në vendin e punës janë paguar 92 mijë e 336 euro, shkruan Periskopi.

Zyra e Audititmit ka konstatuar se Ministria nuk ishte përpjekur mjaftueshëm që të angazhoj këta punëtorë edhe pse është e qartë që ata nuk e kanë respektuar kontratën.

“Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e punëtorëve dhe përpjekjeve të pamjaftueshme të ministrisë për t’i angazhuar” thuhet në Raportin e Auditimit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas këtij raporti pagesa e bërë për këta punëtor shkakton dëmtim të buxhetit, por në anën tjetër nuk arrihet as qëllimi, pra integrimi i këtij komuniteti në sistemin e Republikës së Kosovës.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka propozuar që Ministri, Valdrin Lluka të shqyrtoj arsyet e këtyre punëtorëve për mosvijim në punë dhe ta zgjidh problemin e tyre, ose të ndërpres pagesat për ta.

Po ashtu kanë rekomanduar që kjo çështje të adresohet në Qeveri. /Periskopi

Nasim Haradinaj tregon sa paguheshin pjesëtarët e FARK’ut

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Dokumenti është lëshuar gjatë kohës së luftës, saktësisht në mars të vitit 1999 dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtij paga më e lartë ka qenë 1000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.

Kohëve të fundit po zhvillohet një debat për pjesëtarët e FARK-ut të cilët për shkak të pagesës që kanë marrë gjatë dhe pas luftës po etiketohen si mercenarë.

Ndryshe, pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që nuk kanë qenë pjesë e FARK-ut nuk e kanë marrë këtë pagesë.

Marrja e patentë shoferit me pagesë, një nga arsyet e aksidenteve

Periskopi.com Lajme

Jo më larg se një javë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur në Gjakovë. Ndërkohë që vetëm tre muajt e parë të këtij viti në aksidente komunikacioni kanë gjetur vdekjen 24 persona.

Vdekjet në komunikacion kanë shënuar rritje tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa aksidentet me lëndime kanë shënuar rënie.

Njohës të sigurisë rrugore thonë se një nga arsyet për numrin e madh të aksidenteve është edhe aftësimi në mënyrë joadekuate i shoferëve të rinj, duke potencuar se në Kosovë mund të marrësh patentë shoferin duke paguar, ani pse nuk i përmbushë kriteret e nevojshme për t’u pajisur me atë.

Ditë më parë për numrin e madh të aksidenteve kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se duhet të analizohen pse po ndodhin. Madje ai kishte thënë se ka dyshime se edhe në marrjen e patentë shoferëve ka dobësi.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të analizojë shkaqet që kanë quar në ngritjen e numrit të aksidenteve tragjike në rrugët e Kosovës dhe të rekomandoi masa për parandalimin e këtyre aksidenteve.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se edhe lëshimi i patentë shoferëve ose mënyra e marrjes së një leje të shoferit në Kosovë mund të ketë dobësi. Ta shqyrtoni këtë, por njëkohësisht të shihni planin operativ për komunikacion të Policisë”, kishte thënë kryeministri në mbledhje të Qeverisë.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës për lëshimin e patentë shoferëve, ku përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se nëse hasin në raste ku nuk respektohet ligji, ndaj shkelësve do të merren masa ligjore.

“Departamenti për patentë shoferë, në kuadër të kompetencave të veta bënë implementimin e legjislacionit në fushën e dhënies së provimit për patentë shofer, dhe nëse hasim në rastet (në bazë të fakteve), ku nuk respektohet legjislacioni ndaj shkelësve do të merren masat ligjore të parapara”, thuhej në përgjigje nga zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës.

Në anën tjetër, është Visar Baxhuku nga Kolegji “Tempulli”, i cili thotë se nuk ka ndonjë fshehtësi se në Kosovë patentë shoferi mund të merret edhe përmes pagesës, por që sipas tij, organet kompetente po heshtin.

Sipas tij, marrja e patentë shoferit në këtë mënyrë po bënë që edukimi i shoferëve të rinj të ketë dobësi dhe pastaj po ndodhin aksidentet në komunikacion.

“Derisa kryeministri paska informacione për atë formë, unë besoj se kryeprokurori ka qenë dashur ta ketë edhe më herët. Kjo është ajo e keqja në kuptimin e njohurive për një dukuri ka arritur deri tek kryeministri, kurse organet që janë për këto çështje nuk kanë dhënë ndonjë informacion. Nuk është ndonjë fshehtësi shumë e madhe se në Kosovë patentë shoferët mund ta marrësh edhe përmes pagesës pa arritur t’i përmbushin kriteret. Nuk është diçka që ka një strukturë të caktuar se duhet të lajmërohen në filan adresën, por në bazë të informacioneve ka indikacione se kjo është në formë të organizuar dhe kish me qenë shumë vështirë me e gjet për prokurorinë këtë çështje, për arsye se dihen ku merren patentë shoferët”, ka thënë ai.

Nga Policia e Kosovës thonë se shkaktarët më të shpeshtë të dyshuar për aksidente janë manipulimi i pasigurt me automjet, mosmbajtja e distancës e mospërshtatja e shpejtësisë.

Jeton Rexhepi, ushtrues detyre i drejtorit të divizionit të komunikacionit rrugor, ka thënë për KosovaPress, se bazuar në të dhënat që i kanë për periudhën janar-mars të këtij viti, por edhe në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të aksidenteve që përfundojnë me fatalitet.

“Mund t’iu them që sa i përket aksidenteve në përgjithësi, aksidenteve më lëndime dhe me dëme mund të themi se kemi rënie. Ndërsa, numri i aksidenteve me fatalitet dhe personave që kanë humbur jetën në ato aksidente është në rritje. Numri i aksidenteve me fatalitet është në rritje për 6 persona më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo i kemi 7 persona më shumë se sa janar-mars 2018. Numri i aksidenteve me lëndime ka shënuar rënie për 21.22 përqind, numri i personave të lënduar ka shënuar rënie për 26.91 përqind, numri i aksidenteve me dëme materiale ka shënuar rënie për 9.06 përqind dhe numri i përgjithshëm është në rënie për 13.52 përqind. Ndërsa, numri i kundërvajtjeve të cilat janë identifikuar, po ashtu janë ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve është në rritje për 18.50 përqind”, ka deklaruar ai.

Rexhepi thotë se si Polici e Kosovës në vazhdimësi ndërmarrin plane dhe operacione për të ndikuar në vetëdijesimin e shoferëve për respektim të rregullave të komunikacionit, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

Ai ka bërë të ditur se numri i kundërvajtjeve është rritur për 18.5 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ku në vitin 2018 janë shqiptuar 85332 tiketa, ndërsa për tre muajt e këtij viti janë shqiptuar 101115 tiketa.

“Është zbatuar edhe ligji sa i përket masave të tjera siç janë plotësuese, është masa mbrojtëse dhe pikët negative. Është një numër i kundërvajtësve të cilët vetëm gjatë këtij tre mujori janë diku rreth 7 mijë kundërvajtës të cilët kanë marrë pikë negative dhe rreth 2 mijë kundërvajtësve iu ka ndaluar drejtimi i automjetit për periudha të ndryshme, duke filluar nga tre deri në 24 muaj”, ka thënë ai.

Sa i përket masave që ndërmerren nga Policia dhe institucionet e tjera për sigurinë në rrugë, Visar Baxhuku nga Kolegji “Tempulli”, thotë se para se të ndërmerren këto masa duhet të bëhet një analizim i shkaqeve që po dërgojnë deri tek aksidentet.

“Duhet të studiohen shkaqet pse po ndodhin pastaj me fillua me marrë masa. Në situatën masat që po ndërmerren shpesh herë kemi përshtypjen se janë të paqëlluara, kemi ardhur në një situatë ku situata është e rëndë dhe të marrim një masë të provojmë dhe shpesh herë ato masa po kanë efektin zero ose po janë afatshkurtra. Kjo është ajo mungesa e njohurive se çka po shkaktojnë për të marrë masën e qëlluar, për të bërë matjen e vlerës së asaj mase se sa ka dhënë rezultat për të bërë përmirësimin me rrit rezultatin, por kjo nuk bëhet në periudhë afatshkurtër për një muaj, tre, këto janë politika që duhet të bëhen tri vjeçare dhe të përcjellën, jo pas tre muajve përfundon ajo masë dhe nuk asnjë rezultat”, ka thënë ai.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve për tre muajt e parë të këtij viti është 2 mijë e 949 aksidente, kurse një vit më parë kishin ndodhur 3 mijë e 410 aksidente.

 

Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianët

Periskopi.com Lajme

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton mesatarisht 2,5 euro, ose rreth 3100 lekë të vjetra.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak, referuar Eurostatit.

“Ndaj po ikën rinia jashtë. Unë studioj fizikë dhe një specialist tek Instituti i Fizikës Bërthamore merr 400 mijë lekë, ndërsa në Europë, 2000-3000 euro”, thonë qytetarët.

Fakti që fuqia punëtore kushton kaq pak vazhdon të përbëjë avantazhin kryesor konkurrues për Shqipërinë, që vazhdon të tërheqë industritë fasone, kryesisht në tekstile e këpucë.

Për vitin 2018, vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, më pas Danimarka, Islanda dhe Luksemburgu me mbi 40 euro për orë pune.

 

Qytetarët do të paguajnë rrymë 50% më shtrenjtë me TC “Kosova e Re”

Periskopi.com Lajme

50% më shumë do të paguajnë qytetarët e Kosovës për energjie elektrike kur të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re” gjë që vlerësohet të jetë e papërballueshme për ta. Ekspertët që paralajmërojnë këtë shtrenjtim, thotë se qytetarët do të paguajnë për ndërtimin e “Kosovës së Re” edhe nëpërmjet taksave tjera.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 50 përqind është e papërballueshme për familjen e Naim Gashit. Ai thotë se për shkak të gjendjes ekonomike mezi po arrijnë tani ta paguajnë faturën.

“Qysh është gjendja në Kosovë shumica ma merr mendja që njerëzit nuk kanë mundësi me pagua sepse shumica me varfëri dhe rroga të vogla, situata si është nuk ma merr mendja që mundemi me përballua”, thotë Gashi.

Gëzim Llapashtica duke e konsideruar si të dëmshme kontratën për ndërtimin e “Kosovës së Re” thotë se shtrenjtimi i rrymës është i papranueshëm.

Ky qytetar ka kërkuar nga Qeveri të ndërmerr masa që mos tu shtohet edhe kjo barrë qytetarëve.

“Nuk është e përballueshme edhe aktualisht rryma është shumë e shtrenjtë e lërë më kur të ndërtohet termoelektrana…Këto kontrata janë të dëmshme Qeveria nuk ka ditur me kontraktua si duhet këtë marrëveshje dhe kontratën. Për më shtrenjtuar rryma për 50 për qind është e papranueshme për qytetarët e Kosovës sepse ne kemi tjetër standardi të jetës nuk jemi me standard të Gjermanisë”, thotë ai.

Besfort Kosova nga Balkan Green Foundation duke u shprehur i shqetësuar për një situatë të tillë të cilën nuk e konsideron të qëndrueshme, thotë se qytetarët nuk do e kenë të lehtë ta përballojnë këtë çmim.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të detyrohet të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike.

Kosova po ashtu shprehet se ngritja e faturave të rrymës do ketë edhe pasoja zinxhirore në ekonominë kosovare.

“Mendojmë që çmimi mund të rritet edhe më tepër për shkak se teknologjia që parashikohet të blihet për ndërtimin e këtij termocentrali të ri mund të jetë më e lartë në aspektin e kostos dhe kjo pastaj ndikon direkt edhe në tarifat e energjisë elektrike. Aktualisht KEK-u prodhon 1 megavat orë me rreth 30 euro çmimi i balancimit dhe çmimi KEDS, KESKO shkon diku rreth 36 euro dhe në fund dalim me një çmim prej 65-66 euro për megavat orë, ndërsa me ndërtimin e termocentralit të ri çmimi fillestar për 1 megavat orë do jetë minimumi 65 euro maksimumi 80 euro i cili pastaj do rezultojë me një çmim plus balancimin e KEDS-it dhe KOST-it duke 95 euro për megavat orë deri në 115 euro për megavat orë”, thotë Kosova.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu, tha se nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngritët në 90 euro me të nisur së funksionari TC “Kosova e re”.

“Rregullatori e ka bërë një vlerësim preliminar, dhe është thënë se mbi 50 për qind është ndikimi që pritet në vitin kur hyn në operim Kosova e re”, theksoi Fejzullahu.

Se rryma do të shtrenjtohet 50 për qind me fillimin e operimit të termocentralit “Kosova e Re” e thotë edhe bashkëthemeluesi i Konsorciumi Kosovar të  Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID), Haki Abazi.

Abazi thotë për KosovaPress se  ndërtimi i “Kosovës së Re” do i faturohet qytetarit dhe buxhetit të Kosovës edhe në mënyrë indirekte nëpërmjet taksave, jo vetëm përmes faturave për shpenzimin e energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë elektrike do të rritet vit pas viti dhe në përfundim të ndërtimit të termocentralit do të arrijë në faturë një çmim që është 50% më i lartë se ky që sot konsumatori paguan. Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për faktin se kostoja e ndërtimit të Termocentralit të ri do t’i shtohet dhe faturohet qytetarit. Kjo është kostoja që shihet, çfarë nuk shihet që analizat financiare tregojnë janë kostot eksternale të cilat nuk i paguan qytetari drejt nga xhepi por i paguan në mënyrë indirekte nëpërmjet taksave dhe buxhetit te shteti”, thotë Abazi.

Abazi i ka përmendur edhe disa nga  kosto tjera që do i paguajnë qytetarët përmes taksave siç është kosto e shëndetit publik për 40- 50 vitet e ardhshme që janë pasojë e përdorimit të linjitet dhe lirimit të gazrave helmuese dhe pluhurit, hapja e minierave të reja për furnizim të termocentralit “Kosova e Re” dhe kjo përfshinë punët në terren, dislokimin dhe kompensimin e banorëve dhe masat mbrojtëse që duhet bërë në terren, kosto dhe dëmi që i shkaktohet konsumatorit duke e detyruar që të blej energjinë me çmim prej 95 euro për megavat nga operatori i “Kosovës së Re” dhe pamundësia që të funksionalizohet liberalizimi i tregut që do të kursente diku rreth 30 euro për megavat.

KosovaPress tentuar të marr një përgjigje nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, por askush nuk ka qenë i gatshëm për të folur për këtë çështje.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një nga mbledhje e Qeverisë ka njoftuar se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të termocentralit, e për pak ditë do fillon edhe ndërtimi i “Kosovës së Re”.

Kujtojmë që ndërtimi termocentrali “Kosova e Re”, ka një vlerë prej 1.3 miliard eurosh, dhe ka kapacitet prodhimi prej  500 megavat energji elektrike. Banka Botërore vitin e kaluar ka deklaruar se nuk do ta mbështesë ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, ndonëse vite më parë kjo bankë pati premtuar se do lëshojë një lloj garancie të riskut, që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët.

 

Sqaron Presidenca: Nga 2008’ta, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Periskopi.com Lajme

Zyra e Presidentit të Kosovës ka thënë se Presidenca ka pasur kontrata me fusha të ndryshme sportive që 10 vite.

“Prej vitit 2008, pavarësisht se kush ka qenë president i vendit, Presidenca si institucion, sikurse edhe shumica e institucioneve të tjera, në vazhdimësi kanë pasur dhe kanë kontrata për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme sportive”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Edhe më herët është raportuar se institucione të ndryshme në Kosovë në vazhdimësi kanë paguar salla sportive për stafin e tyre.

Të premten, Zyra e Presidencës ka nënshkruar kontratë me Qendrën Sportive “Learti” në Prishtinë për huazimin e fushës sportive për tre muajt e ardhshëm, thuhet në kontratën e publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) ka raportuar sot Insajderi.

Sipas Insajderit, kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 950 eurove: që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Learti” për të luajtur futboll.

Prindërit u detyruan të paguajnë për çerdhet që mbajtën grevë në janar

Periskopi.com Lajme

Greva e arsimit që u mbajt në muajin e parë të këtij viti përveç që ka ndikuar negativisht tek fëmijët, ajo ka dëmtuar financiarisht prindërit që i kanë fëmijët në çerdhet publike.

Prindërit janë detyruar që ta shërbimin në këto institucione ani pse fëmijët e tyre nuk i dërguan në çerdhe sa vazhdoi greva në arsim.

Ata kërkojnë kompensim, kërkesë kjo që ia kanë bërë Drejtorisë së Arsimit në  Prishtinë, por që ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

Prindërit për krejt këtë çka ka ndodhur paralajmërojnë padi në gjykatë.

Amir Haxhiu njëri nga prindërit i cili i ka fëmijët në institucionin publik parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë shprehet i indinjuar, sesi janë detyruar ta paguajnë muajin janar edhe pse fëmijët e tyre nuk kanë shkuar fare në çerdhe sepse kishte grevë.

Ai thotë se kanë bërë ankesa,  por kot. Deri më tani nuk është ndërmarr asgjë.

“E kam paguar muajin janar dhe shkurtin…Nuk po presim kompensim, njëherë thanë se ndoshta po ua kompensojmë por tani thanë jo…Kemi bërë kërkesa, ankesa 100 por kot……Është dashur me na u kompensua por nuk po pyetemi ne, unë tre fëmijë i kam këtu, për të tretë paguaj…Më është dashur me këdo që kam mundur me u kujdes për fëmijët, i kam shpenzuar edhe 500 euro më së paku”, thotë Haxhiu.

E Muhamet Abdyli thotë se nuk e ka paguar çerdhen për muajin janar pa u marr një vendim nga Këshilli i Prindërve, por që, sipas tij, është e papranueshme kjo për shkak se ata për tri javë kanë shpenzuar më shumë nëpër çerdhet private.

Abdyli: Komuna ka thënë se nuk mund të na lirojnë nga pagesa

“Aktualisht ende nuk e kam paguar, po presim të shohim se si vendos Këshilli i Prindërve me veprua tutje, lidhur me pagesën e muajit janar. Prej komunës është konfirmuar se për momentin nuk mund t’u lirojmë për shkak gjithherë bëhet pagesa pavarësisht vijueshmërisë të fëmijëve”, thotë Abdyli.

Në kopshtin publik “Gëzimi ynë“ fëmijën e ka edhe Azem Duraku të cili nuk i duket në rregull mos kompensimi i parave.

“Po  e kemi paguar. Kanë thënë se në ndërkohë se do e shqyrtojnë këtë çështje dhe do na njoftojnë, por ende nuk kemi ndërmarr ndonjë njoftim. Nuk është në rregull duhet të kompensohet pasi që shërbimin nuk e kanë kryer për atë pjesë që i kanë marr paratë”, tha Duraku.

Nderim Kamberi kryetari i Këshillit të Prindërve në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” thotë se për kompensimin e pagesave për muajin janar i janë drejtuar Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë me ankesë të shkruar edhe elektronike, por që këta të fundit ende nuk iu kanë kthyer përgjigje.

Madje ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj komunës së Prishtinës dhe bojkotim të pagesave tjera nëse nuk u kompensohen mjetet e muajit janar.

Ai tha se disa përfaqësues të Këshillit janë takuar me disa përfaqësues të Drejtorisë Komunale për Arsim, por që përgjigja e tyre ishte se nuk ka bazë ligjore për t’i liruar nga pagesa, e këtë përgjigje Kamberi e quan jo profesionale.

“Deri me tash ende nuk kemi marr përgjigje (të cilën ka afat ta marrim deri me datën: 27.03.2019). Nëse nuk na kompensohen mjetet, ne konsultim me juriste do të procedojmë me padi edhe njëkohësisht do të ndërmarrim hapa tjerë të bojkotimit të pagesave që do t’i detyronim të ndërmarrin hapa më të shpejtë. Në anën tjetër kjo heshtje administrative e tyre na legjitimon që të ndërmarrim këta hapa”, thuhet në sqarimin e dërguar për KosovaPress nga Kamberi.

Ndërsa, drejtoresha e institucionit parashkollor “Gëzimi ynë“ në Prishtinë, Indire Zenelaj thotë se në këtë institucion mbi 90 përqind e prindërve e kanë bërë pagesën për muajin janar, ani pse fëmijët nuk kanë vijuar çerdhen për më shumë se gjysmën e këtij muaji.

Zenelaj  tha se e mirëpresin  çdo vendim të Drejtorisë së Arsimit.

“Diku mbi 90 përqind të prindërve kanë paguar muajin janar për arsye se tek ne faturat merren nga data 1 deri më datën 10. Ne kemi vazhduar me procedura si çdo herë tjetër për arsye se i kanë sjell fëmijët një pjesë të kohës gjatë muajit janar disa ditë të muajit janar”, thotë Zenelaj.

Në anën tjetër, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi thotë se ata merren vetëm me kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, ndërsa për të tjerat duhet të bëjnë zgjidhje DKA-të.

“Ne flasim për humbjen e orëve të cilat janë dëmtuar nxënësit, ndërsa në çerdhe ka qenë një problematika për familjet, por nuk është që është humbur diçka në mësim nxënien e këtyre ditëve, pasi që një pjesë e parashkollorëve dhe çerdheve nuk kanë ndonjë program të caktuar që mund të jetë themi një defekt në madh në humbje. roblemet tjera mund t’i zgjedhin përmes komunave sepse secili ka marrëveshje me komunë”,  thotë Bytyqi.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi e konsideron të padrejtë këtë.

Ai akuzon MASHT-in, duke thënë se për tema të ndjeshme në arsim gjithmonë përgjegjësinë po ia hedh DKA-ve.

“Mendoj se për zero shërbim pagesa ose obligimi është zero, nuk mund të kërkosh prej dikujt të paguaj për diçka që nuk është shërbyer, nuk iu ka kryer puna për të cilin ai paguan. Prandaj unë mendoj që është e padrejtë nga prindërit që të kërkohet të paguajnë për kohën derisa fëmijët e tyre kanë qëndruar në shtëpi, ose ata është dashur të paguajnë dikën tjetër për të kompensuar. Sesi do të zgjidhet kjo çështjes në mes të mësimdhënësve, sindikatës dhe qeverisë është çështje tjetër, por mendoj se nuk duhet me i ngarkuar prindërit me diçka që nuk i kanë gëzuar shërbimet”, deklaron Kurteshi.

Nga komuna e Prishtinës përmes telefonit i kanë thënë KosovaPress se çështja e pagesës për çerdhet publike gjatë muajit janar edhe pse kanë qenë në grevë, është vendim i kryetarit, Shpend Ahmeti dhe duhet të respektohet.

Pagesën e muajit janar për çerdhet publike e ka kundërshtuar edhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti i cili ka kërkuar që të kompensohen orët e humbura për të cilat prindërit kanë paguar edukatoret.

“Kemi pasur ankesa të prindërve për këtë çështje sidomos për arsye kur të dy prindërit kanë qenë në punë dhe kanë rrezikuar për ta humb punën për tu kujdesur për fëmijët gjatë kohës kur çerdhet nuk kanë punuar sepse ishin në grevë. Prindërit nuk duhet të paguajnë për 3 javë,  ndërsa edukatoret  tani duhet ta bëjnë kompensimin e orëve të humbura të  punës për të cilën janë paguar nga prindërit”, thotë Reshiti.

Kujtojmë që gjatë muajit janar i gjithë sistemi arsimor në Kosovë ka mbajtur grevë për tre javë me kërkesën për rritje të pagave.

 

Paralajmërohet heqja e pagesës për Rrugën e Kombit

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se në momentin që do ta marrin pushtetin, do te heqin taksën e Rrugës së Kombit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorë të zonës së Paskuqanit, bisedoi edhe me një qytetar i cili theksoi se po falimenton nga taksat.

“Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit. I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e Rrugës së Kombit. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mars, të ikë”, u shpreh ai.

Basha i premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit./tch/