Google teston në heshtje pako aplikacionesh me pagesë

Periskopi.com Tech & Auto

Google Play Pass kushton 4.99 dollarë në muaj dhe premton akses në qindra aplikacione e lojëra premium pa reklama, pa blerje brenda aplikacioneve dhe pa tarifa shkarkimesh.

Google prej kohësh ka testuar një abonim në pako aplikacionesh për përdoruesit e aplikacioneve premium për një tarifë mujore.

Google Play Pass, siç edhe pakoja quhet, premton përdoruesve akses të plotë në disa aplikacione.

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi ekzistencën e një plani të tillë por nuk dha detaje shtesë. Google Play Pass kushton 4.99 dollarë në muaj dhe premton akses në qindra aplikacione e lojëra premium pa reklama, pa blerje brenda aplikacioneve dhe pa tarifa shkarkimesh.

Në testimet e Google janë përfshirë kryesisht tituj lojërash por edhe aplikacione fitnesi dhe muzike. Kjo do të thotë se Google Play Pass është ndryshe nga Apple Arcade, një shërbim lojërash me pagesë që gjigandi i iPhone pritet ta lançojë këtë Vjeshtë.

Shërbimi është ende larg formalizimit nisur nga mungesa e detajeve të lançimit apo nëse do të debutojë një ditë.

 

 

Jiangsu Suning nuk duan ta paguajnë klauzolën e Bale

Periskopi.com Sporti

Derisa kanë mbetur vetëm tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të Super Ligës Kineze, siç qëndrojnë gjërat, blerja e Gareth bale nga Jiangsu Suning është shumë e komplikuar

Real Madridi nuk dëshiron që ta lërë uelsianin që të shkojë atje pa para, por klubi kinez që është lidhur me sulmuesin, nuk dëshiron të paguajë shifrat që kërkon Los Blancos.

Burime të afërta me Bale i kanë thënë Marcas që bisedimet janë të vështira dhe pritet të vazhdojnë të jenë të tilla.

Real Madridi e di që Bale nuk është në planet e Zinedine Zidane, për shkak edhe të pagës së lartë të lojtarit, por është interes i të gjithëve që ai të largohet, por për këtë ata duan që të fitojnë para nga transferi.

Për Jiangsu Suning, ky është një problem sepse kërkesat e qeverisë kineze kërkojnë që klubet e tyre të paguajnë taksa të njëjta me shumën e transferit, pra të një shumë pak a shumë të njëjtë.

Në këtë rast, Bale mbetet lojtar i Real Madridit për momentin dhe do të jetë edhe në stërvitje të hënën në mëngjes që fillojnë në ora 10:00.

Skuadra do të përgatitet për Audi Cup, që do të luhet në këtë mesjavë dhe e cila do të na tregojë se a është gati Bale për të qenë në formacion kundër Tottenhamit, ish skuadrës së tij, që thuhet se tani dëshiron që ta këtë përsëri në klub.