156 persona u pajisën me karroca brenda 10 muajve nga HANDIKOS

Periskopi.com Lajme

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë në vazhdimësi ofron karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse, jo vetëm për anëtarët, por edhe për personat e tjerë në nevojë nga e gjithë Kosova.

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, HANDIKOS ka pajisur me karroca 156 persona në total.

126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.

85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.

HANDIKOS, poashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevetë ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastek.

Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.