Një muaj paraburgim pasi transportonte ilegalisht palestinez

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar një paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga Fushë Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kontrabandimi me migrant.

Nga Gjykata thonë se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,07.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 06.02.2020.

“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike  policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar  i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në  njoftimin e Gjykatës.

Izraeli vret një të ri palestinez

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se një palestinez është vrarë të shtunën nga sulmet ajrore të Izraelit, të cilat u nisën si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa.

Dhjetëra sulme nga ajri e goditën këtë enklavë palestineze në orët e hershme të së shtunës. Një burim i sigurisë në Gaza tha se ato i kishin cak bazat e udhëheqësve islamikë dhe grupeve të tyre aleate.

Sipas ministrisë, personi i vrarë është identifikuar si Ahmed al-Shehri, 27 vjeç. Në njoftim nuk tregohet nëse ky person i përkiste ndonjë grupi të armatosur.

Një burim i Hamasit tha se ky grup është kundërpërgjigjur me zjarr ndaj aeroplanit izraelit që i bëri sulmet ajrore, ndërsa ushtria izraelite konfirmoi se ka pasur sulme të freskëta nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite gjithashtu tha se tetë raketa janë asgjësuar përmes sistemit të mbrojtjes ajrore, ndërsa një raketë e ka goditur një shtëpi, ku nuk kishte pasoja në njerëz.

Një varg sulmesh me raketa në muajin gusht e kishin krijuar frikën për dalje të situatës nga kontrolli.

Izraeli dhe Hamasi i kanë zhvilluar tri luftëra në enklavën palestineze nga viti 2008, shkruan “The Guardian”.