Dua Lipa dhe Anwar Hadid befasojnë me ndryshimin drastik

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja me famë botërore,  Dua Lipa u pa të martën, duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, rrugëve të  New York-ut.

Dua kishte veshur një këmishë të madhe me shirita, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zi lëkure.

Mirëpo, ajo që i tronditi kalimtarët ishte ndryshimi i flokë të këngëtares, nga ngjyra e zezë me të cilën janë mësuar ta shohin Duan, ajo tashmë është shëndrruar në një bionde.

Së fundmi, Dua Lipa ndau me 34.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi të ndryshimit të saj të ri.

“Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj! Shihemi së shpejti # DL2”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përveç Duas edhe Anwari është kthyer bë biond dhe dukej shumë ndryshe, çifti i njohur u kap së bashku teksa po shijonte kohën e lirë në shopping.

Flokët e reja të Duas duket se shënojnë një kapitull të ri për të, pasi ajo tashmë sa kohë është zhvendosur në New York me të dashurin.

 

Loredana ndryshon tërësisht, vështirë të njihet (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Loredana Zefi duket krejtësisht ndryshe në foton e re të postuar në Instagram.

Reperja Loredana Zefi i është rikthyer fuqishëm me projektin e ri muzikor i cili u pëlqye nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kënga deri tani ka grumbulluar më shumë se 4 milionë klikime në Youtube. Pavarësisht angazhimeve për projekte të reja, duke e shijuar suksesin e atij paraprak, Loredana po qëndron aktive edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi e ka publikuar një foto në cilën vihet re dukshëm ndryshimi. Madje në shikim të parë Loredana nuk njihet.

 

View this post on Instagram

 

Hallo hallo ??☎️☎️☎️☎️☎️

A post shared by Loredana (@loredana) on