Maldini shpërthen ndaj trajnerit gjerman: Mëso të respektosh kolegët, para italishtes

Periskopi.com Sporti

Paolo Maldini bën deklarata të rënda për Ralf Rangnick, një trajner dhe menaxher gjerman, emri i të cilit lidhet me stolin e Milanit.

Ai thuhet se ka kërkuar fuqi të plota menaxheriale për të pranuar rolin e trajnerit në klubin kuqezi.

 

 

Duke qenë se nuk kam folur kurrë me Rangnick, nuk e kuptoj se çfarë bazash kanë deklaratat e tij. Gjithashtu nuk i kuptoj ato, sepse pronari nuk më ka thënë kurrë asgjë për të. Megjithatë, për mendimin tim, duhet dhënë disa konsiderata”, ka thënë Maldini.

Trajneri gjerman, duke folur për një rol me fuqi të plota menaxheriale, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë teknik, “pushton” fushat ku profesionistët punojnë me kontrata të rregullta. Prandaj, unë do të kisha disa këshilla për të. Përpara se të mësojë italisht, ai duhet të rishikojë konceptet e përgjithshme të respektit, pasi ka kolegë që, përkundër vështirësive të shumta të momentit, po mundohen ta mbarojnë sezonin në një mënyrë shumë profesionale, duke e vendosur të mirën e Milanit para krenarisë së tyre profesionale”, tha ndër të tjerash drejtori teknik i Milanit.