Vdes legjenda italiane e futbollit

Periskopi.com Sporti

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi, transmeton Periskopi.

Gruaja e legjendës italiane, Federica Cappelletti, postoi në Instagram një foto të saj dhe Paolo me mbishkrimin “Per Semper”, që do të thotë “Përgjithmonë”.

Rossi njihej për udhëheqjen që i bëri Kombëtares së Italisë në Kupën e Botës së vitit 1982, duke shënuar gjashtë gola në turne.