Gazetari i njohur e krahason Nasim Haradinajn me një mëzat: E paska thy grazhdin

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur Parim Olluri sapo ka bërë një status në lidhje me incidentin që e pati Nasim Haradinaj në studiot e TV Dukagjinit.

Ky i fundit e theu një xham deri sa po debatonte me të ftuarit e tjerë, në një debat që e eklipsoi praninë e Albin Kurtit në një televizion tjetër.

Ai foli për gjykimin që po i bëhet luftës bashkë me Gani Gecin, Hisen Berishën, Daut Haradinajn e Milaim Zekën, shkruan Periskopi.

Në një moment të emisionit, shihet një xham i thyer pikërisht në pjesën ku po rrinte ulur Haradinaj.

Ky i fundit vazhdimisht bënte me duar dhe ngritej nga vendi ku ishte ulur duke bërtitur e duke gulçuar në drejtim të të ftuarve të tjerë.

Kjo është komentuar me një gjuhë mjaft të ashpër nga Olluri, që ka thënë shkurt “E paska thy grazhdin tuj u byrytë në studiu” duke e krahasuar kësisoj me një mzat ose edhe viç duke e ilustruar edhe me një fotografi.

Olluri: Do të ishte vetëvrasje politike për Albin Kurtit nëse u nënshtrohet Agim Veliut, Lutfi Hazirit e Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Parim Olluri, Drejtori i Insajderi, duke folur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, ka thënë se nëse Kurti do t`ia dorëzonte postin e kryeministrit LDK-së, do të bënte vetëvrasje politike.

Me një veprim të tillë sipas Ollurit, Kurti do të gjunjëzohej para Agim Velit, Lutfi Hazirit e Isa Mustafës, duke i dhënën vetës rol dytësor në qeveri.

“E vlerësoj për më të mençur Albin Kurtin! Shpresoj që nuk janë të vërteta spekulimet se ai po bëhet gati për t’ia dorëzuar LDK-së postin e kryeministrit në koalicionin e përbashkët. Është vetëvrasje politike që të bëhet kjo, në kulmin e popullaritetit të tij”, tha Olluri.

Përmes një statusi në Facebook, Olluri ka thënë se me këtë veprim Kurti do t`ia hapte vetes dhe partisë së tij varrin.

“Me dorë të tij, ai do t’ia hapte varrin vetës dhe Vetëvendosjes, të cilën e ka rritur që një dekadë e gjysmë.
Me këtë veprim është duke e nënshtruar partinë e tij, duke i dhënë rol dytësor në një Qeveri që në prapaskenë do të drejtohet nga Agim Veliu, Lutfi Haziri e Isa Mustafa.

Nëse Kurti do të bënte një veprim të till, Olluri thotë se po të kish qenë anëtar i VV-së do të organizonte protestë para zyrës së tij.

“Po të isha pjesë e strukturave të VV-së, unë do ta merrja përsiper organizimin e protestave para zyrës se Albin Kurtit. Për ta kundërshtuar këtë të keqe të madhe që po i kanoset atij dhe VV-së”, shkruan Olluri.

 

Olluri: LDK dhe VV kanë me i ndryshu veç emrat e ministrave, asgjë tjetër nuk mund të bëjnë

Periskopi.com Lajme

Gazetari Parim Olluri nuk pret ndonjë ndryshim të madh në qeverisje edhe nëse ajo do të ndodhte mes LDK-së dhe VV-së.

“Koalicioni LDK-VV ka me i ndryshu veç emrat e ministrave, nuk ka me bë diçka tjetër. LDK është e ngjashme me PDK’në. AAK, NISMA dhe PSD janë lulë e dritë në krahasim me LDK’në. Isa Mustafa 200 mijë njerëz i ka qitë prej Kosovës”, ka thënë Olluri./Periskopi.

Policia e urdhëron gazetarin Parim Olluri të paraqitet në Stacion, AGK  e quan skandaloze

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës [AGK] në një njoftim për media e ka quajtur skandaloze ftesën që ka marrë gazetari Parim Olluri për t’u paraqitur në Stacion Policor lidhur me një shkrim që ky i fundit e ka publikuar për Gani Gecin – raporton Periskopi.

AGK ka shkruar se paralajmërimi i Policisë se nëse ai nuk paraqitet në Stacion, do të arrestohet është i papranushëm.

“Shkrimet në media, të cilat për individ apo institucione të caktuara mund të konsiderohen shpifje, nuk mund të trajtohen ndryshe, vetëm sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes (Nr. 02/L-65). Urdhri policor për gazetarin Parim Olluri është një masë ekstreme e veprimit të një institucioni publik i cili i tejkalon kompetencat dhe mandatin e vet ligjor. Andaj, AGK kërkon nga Policia e Kosovës të tërheq ftesën për paraqitje në stacion policor, si dhe sqarim publik nga Drejtori i Përgjithshëm për arsyet pse ka ardhur deri në këtë situatë”, shkruan AGK.

Në anën tjetër, gazetari Parim Olluri në një shkrim në Facebook e bëri publike ftesën që ka marrë mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe paralajmërimin për arrestim.

Sqarimi i plotë i tij:

Njoftim:

Jam duke pritur oren 14:00.

Per t’u bindur se a po shnderrohet Policia ne marionete te grupeve te interesit, te cilet jane protagoniste te shkrimeve te mediave.

Gani Geci eshte ankuar ne Polici per nje artikull te Insajderit.

Policet, ne vend se ta udhezojne qe te beje padi ne gjykate per pretendimet e tij, meqe shpifja eshte veper civile, keta hapin rast penal kunder meje.

Me dergojne ftese qe te paraqitem me urgjence ne stacion policor, duke u thirrur ne nenin me te cilin ftohen personat qe perbejne rrezik per perseritjen e vepres penale.

Sipas tyre, nese nuk paraqitem ne stacion policor atehere do te arrestohem.

Une refuzoj qe te shkoj ne stacion policor ne ora 14:00, pa u njoftuar zyrtarisht se cfare vepre penale paskam bere me publikimin e shkrimit per Gani Gecin.

Po i pres ne Insajder ne ora 14:00.

Ky eshte precedent i rrezikshem per gazetaret. Nese Policia nuk terhiqet nga ky skandal, atehere secili prej lidereve te partive qe jane perdite protagoniste te shkrimeve tona mund te na denoncojne ne Polici dhe te na arrestojne brenda dites.