Deponia e mbeturinave në Obiliq shndërrohet në park

Periskopi.com Lajme

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka vazhduar ditën e sotme në komunën e Obiliqit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se është në prioritet kjo komunë, për shkak se i jep shumë Kosovës e në këmbim merr ndotje shumë të madhe.

“Sot me kryetarin Gashi jemi në Obiliq sepse është një nga prioritetet e Ministrisë. Është njëra ndër komunat ku do të kemi një vëmendje të theksuar në fushën e ambientit për shkak të ndotjes së ajrit që shkaktohet nga termocentralet”, tha Matoshi.

Gashi, ka thënë se edhe si komunë e kanë prioritet çështjen e ambientit.

Ministri dhe kryetari kanë vizituar edhe deponinë ilegale në këtë komunë e cila është pastruar dhe së shpejti do të bëhet park i qytet

Vdekje e dyshimtë në një park në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur gjersa ishte duke ecur në park, është rrëzuar dhe ka mbetur pa shenja jete.

Në vend të ngjarjes në rrugën “Luan Haradinaj”, të mërkurën, kanë dalë njësitë relevante dhe nga njësitë emergjente është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

19 persona të vdekur nga një shpërthim në një park industrial

Periskopi.com Lajme

Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një park industrial në provincën Sihuan të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike në qarkun Jiangan.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarr dhe tufa tymi nga objekti.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Kompania që udhëheq fabrikën, Yibin Hengda, bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike.