Babai i dy të mbijetuarëve të masakrës së Floridas vritet për 500 dollarë

Periskopi.com Lajme

Babai i dy të mbijetuarëve në masakrën e shkollës së mesme të Floridas ka vdekur pasi është qëlluar në dyqanin e tij.

Vrasësit ishin kapur nga kamera e sigurisë para se të qëllonin për vdekje pronarin e dyanit në Lauderdalin verior.

Dy nga katër fëmijët e Ayub Aliut ndoqën shkollën e mesme në Parkland, ku 17 personan u vranë në shkurt të këtij viti nga një ish-student, raportoi “Sky News”, transmeton Periskopi.

Pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë personin e armatosur pas viktimës para se të vendoste një objekt të zi në shpinë.

Në një moment, ai shihet duke ngritur duart lartë pa bërë asnjë rezistencë.

Vrasësi merr para nga arka, që pretendohen të jenë afro 500 dollarë./Periskopi/