Në Parkun e Gërmisë nuk do të lejohen më festivalet

Periskopi.com Lajme

Rreth 10 ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill’’ parku i Gërmisë ka marrë këtë pamje.

Parkut më të madh të kryeqytetit, si rrjedhojë e festivalit, i ka humbur gjelbërimi e në këtë park po ashtu, vërehen edhe mbeturina të shumta, raporton KTV.

Përkundër faktit se skena kryesore është në proces të largimit, sipas qytetarëve ajo po bëhet në mënyrë të rrezikshme, derisa as gjendja e parkut, pas mbarimit të festivalit, nuk është e kënaqshme.

Në Drejtorinë e Parqeve në komunën e Prishtinës thonë se janë duke u marrë masa.

E për mbeturinat rreth skenës kryesore, Fatime Hajdari – Drejtore e Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës, tha se është e rëndësishme që punëtorët e mirëmbajtjes së parkut të mos rrezikohen nga punimet që janë duke ndodhur aktualisht.

Derisa theksoi se menjëherë pas largimit të kësaj skene nga parku, ata do të intervenojnë për të larguar edhe pjesën tjetër të mbetjeve.

Hajdari tutje shtoi se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit është nënshkruar një kontratë me organizatorët e festivalit.

Festivali “Sunny Hill” përfundoi më 3 gusht, ndërsa Hajdari tregoi se edicioni i radhës i festivalit do të bartet në Bërnicë dhe në Gërmi nuk do të ketë më organizime të tilla.

Pamje të rralla të qukapikut në Parkun e Gërmisë (Video)

Periskopi.com Fun

Fotografi Arian Mavriqi ka sjellur një xhirim nga Parku i Prishtinës, në të cilin shihet një qukapik i zi teksa godet me sqepin e tij të fortë një dru.

Shihni videon e mëposhtme:

Mos na zini për te madhe! Sonte osht nata e Qukapikëve hahaha.Imagjinojeni njeriun me i ra në kokë ky hahah.Xhirim i realizuar sot në parkun e Gērmisē.Qukapiku i zi.

Posted by Arian Mavriqi on Wednesday, 6 March 2019

FSK: Parku i Gërmisë i pastruar nga minat, i sigurt të shfrytëzohet nga qytetarët

Periskopi.com Lajme

Vizitorët e Gërmisë mund ta shfrytëzojnë këtë park në mënyrë të sigurt.

Kjo pasi aty nuk ka më mina të lëna nga pushteti serb në kohën e luftës, të cilat do ta rrezikonin jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Frekuentuesit e kësaj hapësire nuk ndihen të rrezikuar nga mendimi për ndonjë mjet të mundshëm shpërthyes, raporton “038” i KTV-së.

Në Parkun e Gërmisë janë pastruar të gjitha zonat e prekura nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese.

Që nga viti 1999 janë pastruar 258 mijë e 902 mera katrorë, ku janë gjetur dhe shkatërruar 375 bomba kasetore, 8 mina anti-personale dhe 3 mjete tjera eksplozive.

“Në të gjitha zonat e pastruara ekziston standardi ndërkombëtar për deminim, i cili është 99.6 për qind siguria në pastrim”, ka thënë Ahmet Sallova, drejtor i Qendrës për Deminim, Ministria e Mbrojtjes.

Sallova bën të ditur se në park nuk ka më mina nga koha e luftës, pos nëse ato lihen aty nga qytetarët.

“Jo vetëm në Gërmi, por në çdo zonë të Kosovës mund të gjenden mjete eksplozive, jo mina apo bomba kasetore, por mjete tjera si granata e të tjera. Ekipet tona hasin çdo ditë mjete të tilla që hidhen prej popullatës në vende të ndryshme. Mirëpo, sa i përket zonave të minuara dhe të bombarduara nuk ekzistojnë”. Zona e Gërmisë është e sigurt dhe mund të përdoret e tëra për rekreacion dhe aktivitete të ndryshme”, shtoi Sallova.

Pjesa e fundit që ka qenë e pasigurt në këtë park, është pastruar në vitin 2013, me ndihmën e KFOR-it suedez, i cili e ka asistuar FSK-në me mjete të blinduara për pastrimin e rrënojave dhe mjeteve eksplozive.

Në gjithë Kosovën, 177 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të minave nga lufta e fundit. Ndërsa, numri i atyre me lëndime, është afër 500.

Si u përfshi nga zjarri Parku i Gërmisë mesditën e së martës

Periskopi.com Video

​Shuhet zjarri në Parkun e Gërmisë

Periskopi.com Lajme

Gjatë pasdites së sotme, parku i Gërmisë është kapluar nga zjarri, ku 40 deri në 50 ari janë dëmtuar nga ky zjarr.

Në vendin e ngjarjes sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë dalur menjëherë Policia e Kosovës, punëtorë të Hortikulturës, KFOR-i italian dhe zjarrfikësit.

Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari ka treguar se ky zjarr mund të jetë shkaktuar vetëm nga faktorit njeri.

“Tash është koha me thatësi, nuk kemi temperatura të larta që mund të aludojnë me djegie të malit. Kjo ka mundur të ndodh vetëm nëse ndonjë qytetar ka mund të hedh ndonjë cigare në atë hapësirë”, tha ajo.