DNV tregon për parregullsitë gjatë procesit të votimit deri në orën 17:00

Periskopi.com Lajme

Ismet Kryeziu nga DNV përmes një konference për media ka paraqitur parregullësitë që kanë ndodhur deri në orën 17:00 gjatë procesit të votimit në gjithë Kosovën, transmeton Periskopi.

Ai thotë se probleme ka pasur me gjetjen e vendvotimeve, asistencën e votuesve,  publikimin e fletëvotimit etj.

‘’Paregullësitë kanë ndodhur gjatë procesitr zgjedhor. Parregullësitë kanë ardh edhe si rezultat i afatit të shkurtër për verifikimin e vendvotimeve apo ndërrimin e tyre. Në mbi 2 mijë e 400 vendvotime qytetarët nuk kanë arritë me i verifiku vendvotimet e tyre.

Asistenca gjatë votimit është e drejtë kushtetuese. Qoftë në moshë. Është një numër i madh i asistencës që është bërë me qytetarët. Janë bërë rreth 23 mijë e 500 asistime.

Të shënuara në libra të votimit. Bëhet fjalë për një moshë të caktuar që s’ka pasë mundëinë në për votimin e vetme. Në zgjedhjet e kaluara ishin 31 mijë e 447. Kemi vërejtur edhe 71 raste kur është ofruar asistencë më shumë se një herë. Në kundërshtim me ligjin e procesit dhe ligjin zgjedhor.

Kemi edhe 25 votime, 41 raste kur komisionerët kanë asistuar në kundërshtim të ligjit votues për të votuar. Cënimi i fshehtësisë së votës, një problem tjetër. Bërja e votës publike.

17 raste të bërjes publike të fletëvotimit’’

‘’DNV  u bën thirrje organeve që këto raste të merren në shqyrtim dhe të trajtohen’’/PERISKOPI/

 

Regjistrohen parregullsi të vogla në fillim të referendumit në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Në rajonin e Velesit, Shtipit, Strumicës, Kumanovës dhe Manastirt votimi ka filluar në ora 07, pa ndonjë problem.

Kështu thonë burime të Alsatit, sipas të cilave, në rajonin e qytetit të Shkupit në të gjitha vendvotimet, votimi ka filluar në orën 7 me përjashtim në fshatin Brazdë ne vendvotimin 2466 ku votimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, për shkak të problemit me kyçin e derës.

Në rajonin e Tetovës gjithashtu votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim në fshatin Gorjane ku votimi ka filluar në ora 7:25 minuta. Në rajonin e Ohrit votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim të vendvotimit 1895 në fshatin Dollogozhdë të Strugës ku votimi filloi me vonesë.