PD “kërcënon” KQZ: Përgatisni infrastrukturën për zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike i kërkon KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit.

Sipas PD i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Gjithashtu PD paralajmëron KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet e tyre.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruhet në deklaratën e PD-së. (TemA)

Anëtari i Partisë Demokratike Turke: O Glauk, Kosova është shteti jonë, a e ke marrë najherë në dorë flamurin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Anëtari i kryesisë së KDTP dhe ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Orhan Lopar, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Lopar i ka kujtuar Konjufces se ata kanë votuar Kushtetutën dhe e njohin shtetin e Kosovës.

Ai madje e ka pyetur Konjufcën nëse e ka pasur ndonjëherë në dorë flamurin e Kosovës.

Postimi i plotë i Orhan Lopar:

Ooo Glauk Konjufca. Na e dimë shumë mirë se ku po jetojmë. Kosova është shteti ynë, ne si Partia Demokratike Turke si deputet turk të Kosovës e kemi votuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe e njofim republikën e Kosovës. Ti ku ishe në atë kohë?! Ne e duam atdheun tonë dhe flamurin e Kosovës, po të pyes Glauk! A e ke marr naj here në dorë flamurin e Republikës së Kosovës…

Pse vjen ky reagim?

Dje Deputeti i grupit 6+ Fikrim Damka ka kërkuar përgjigje se pse është kërkuar seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e raportit të Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai tha se kjo seancë ka prapavijë dhe qëllime jo të mira, pasi sipas tij tentohet dëmtimi i raporteve mes Kosovës dhe Turqisë.

Deputeti Damka tha se raporti i përpiluar nga komisioni është fatal dhe dështim juridik.

“Unë po mendoj që tërë kjo ka një prapavijë apo qëllime jo të mira. Një, me e ul reputacionin shtetit tonë, dëmtimi i raporteve të shkëlqyeshme midis Kosovës dhe Turqisë, të sulmohet pa nevojë presidenti i Kosovës i cili iu përgjigj thirrjes së komisionit, të tregohet mosrespektimi dhe ulje e kredibilitetit ndaj institucioneve tona…Raporti i përpiluar nga ana e komisionit është një raport fatal dhe dështim juridik të cilin vet komisioni e ka bërë gabim me angazhimin e ekspertit ndërkombëtar, pikërisht kur e ka caktuar një ekspert nga Amerika dhe këtu kemi konflikt sepse Amerika është shteti i cili strehon kryesorin e kësaj organizate terroriste. Unë po pyes juve a ka logjikë që dikush strehon kryesorin e organizatës terroriste e pastaj të bëjë një ekspertizë të besueshme”, tha ai.

Ai tha se deportimi i gjashtë pjesëtarëve të Fetos nga shteti i Kosovës ka të bëjë me luftimin e terrorizmit dhe nuk është diçka shqetësuese.

Për të është e çuditshme se si raporti në lidhje me dëbimin e shtetasve turq, nuk ka përmendur se si organizata FETO ka bombarduat Parlamentin e Turqisë, e as vrasjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që sipas Damkës kjo organizatë ka bërë.

Deputeti Damka tha se grupi i deputetëve të 6+ janë kundër miratimit të raportit të komisionit, raport të cilin e ka quajtur të njëanshëm dhe selektiv.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, i cili i ka bërë thirrje deputetit Damka që të mos përdor foltoren e Kuvendit për të sulmuar raportet mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje që të bëjë dallimin se është duke folur në Kuvendin e Kosovës dhe jo atë të Turqisë.

“E para, z.Damka këtu nuk je në Parlament të Turqisë, por je në Parlamentin e Kosovës, ky dallim është elementar për ta bërë kur të dalsh aty në foltore. E dyta, ne të ftojmë të gjithë si deputet të Kosovës mos me e keqpërdorë foltoren për të sulmuar një raport shumë të rëndësishëm mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve. E treta, unë e thash në hyrje të fjalimit tim, raportet me Turqinë i shohim nga prizmi i barazisë, i reciprocitetit dhe interesave të dyanshme. Kurse kjo që ka ndodhur me deportimin e shtetasve turq është raport i vasalitetit dhe i nënshtrimit, kur ti i nënshtrohesh plotësisht urdhrave të një shteti tjetër. Kështu nuk duhet të ndërtohen raportet mes Kosovës dhe Turqisë, ky është raport i pabarazisë dhe i nënshtrimit dhe është turp nëse ti i kontribuon atij raporti të nënshtrimit dhe të vasalitetit. Ne jemi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me Turqinà «, gjithmonë do të jemi dhe gjithmonë ne do ta dallojmë Turqinë nga pushteti në Turqi. Pse z.Damka, se sot mund të jetë Erdogani, por nesër nuk është, a Turqia vazhdon me qenë. Kosova gjithmonë ka me pas interes për marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë, po jo asi marrëdhënie të shekullit 15, e 16, por të shekullit 21, raporte të barazisë”, tha ai.

Një reagim e ka pasur edhe shefi i deputetëve të LDK-së Avdullah Hoti, i cili ka thënë se mandati komisionit hetimor nuk ka përfshirë shqyrtimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë apo shteteve të tjera, por shqyrtimi i procedurave se si është bërë deportimi.

“Mandati i komisionit hetimor nuk ka përfshirë shqyrtimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë, as Kosovës me ShBA-të, as një çështje të tillë. Mandati i komisionit ka qenë që me e shqyrtua procedurat ligjore se si është bërë deportimi i gjashtë shtetasve turq nga institucionet e Kosovës në Turqi, vetëm kaq. Unë besoj që nuk ka vend në këtë Kuvend as në këtë seancë që të devijojë debati tash në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë”, tha ai

 

Andi Bejtja: Të marrim një brisk dhe t’u presim k*** këtyre të Rilindjes

Periskopi.com Lajme

Andi Bejtja është revoltuar pas përgjimeve të fundit të “Bild”, pse deputetë e ministra të PD-së, në bisedat e tyre përmendin organet gjenitale.

Të gjithë qoftet e Bild, ku Rilindja del tamam si një organizatë kriminale (fatmirësisht mafiozë debilë që iu duket sikur flasin me gjyshen në telefon), ku njerëzit promovohen në detyrë vetëm e vetëm se dinë të vjedhin vota, ku ka me qindra vepra penale etj etj….Në gjithë këtë batërdi të bie në sy një refren i përdorur nga gjithë zyrtarët, nga gjithë mafiozet e çdo niveli:

Mos e rruj K…’ Pas çdo batërdie, çdo krim, ‘Mos e rruj K…’, ‘Mos e rruj K…’, ‘Fill i kuq i Rilindjes…’, ‘Mos e rruj K…’ dhe ti i OSBE, ti i BE apo ti e Ambasadës Amerikane ,….

Po kaq shumë sa është përmend ‘Mos e rruni K…’ nuk ka si mos dalë dikush me një brisk të madh e t’ia presë të gjithëve dhe K… poshtë dhe kokën sipër:

Vazhdoni ‘Mos e rruni K…’”, shkruan Bejtja.

<p>I revoltuar me gjuhën e socialistëve, është edhe Andi Bushati.

Këtë të mërkurë në mbrëmje, ndërsa Edi Rama fliste urtësisht në një intervistë të TV publik, në të gjitha ekranet e tjera, familjeve shqiptare iu ngjall krupa, duke dëgjuar përgjimet e reja të Bild.

Ndryshe nga herët e tjera, kur kemi parë një film me hajdutë, banditë, kriminelë, narkotrafikantë, këtë radhë e reja ishte tjetër: këta rilindas masakrues votash, dolën para së gjithash edhe njerëz të shëmtuar dhe banalë.

Nuk kishte një bisedë të vetme, kur ministra, deputetë shefa policie, mos përmendnin në zhargonin e tyre të përbuzshëm, organin e tyre mashkullor

Ky virilitet barkderrësh, që flasin si nën avujt e alkoolit zgjedhor, i transmetuar në “prime time”, ishte neveria e fundit e një historie që filloi si një gafurrje të fortësh dhe përfundoi si një rrëfim i denjë për kronikat e Nurembergut të Hanna Arendt, ka një lajm të ri.

Tani ushtarët e Edi Ramës, nuk i shohim më vetëm si grabitës dhe banditë. Tani ata nuk mund ti rrefuzojmë vetëm si të tillë.

Prej sot diçka ka ndryshuar. Risia është se ata duhet ti rrefuzojmë edhe për krupën që përcollën përmes ekranit drejt e në shtëpitë tona. Ata arritën deri në pikën e paimagjinuar kurrë më parë, për ti përbuzur edhe estetikisht. Ata janë mishërimi njerëzor i banalitetit të së keqes. Tani le të vazhdojnë ti tundin hallatet e tyre në biseda celularësh”, shkruan Bushati./tema/

Tronditet Basha: 49 demokratë gati të pranojnë mandatin e deputetit?

Periskopi.com Lajme

Dje në mesditë, pas protestës të opozitës përpara Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ju drejtuan KQZ, duke dorëzuar edhe dorëheqjet e listës të kandidatëve, të cilët plotësojnë totalin e emrave që PD dhe LSI ofruan në zgjedhjet e 2017.

Lulzim Basha, siç deklaroi edhe vetë, ka dorëzuar 103 dorëheqje, pra emrat e atyre që nuk pranonin të merrnin mandatin e deputetit.

Në total, Partia Demokratike dhe aleatët e saj brenda listës, paraqitën në vitin 2017 një listë prej 194 kandidatësh.

Por dje ka dorëzuar vetëm 103 dorëheqje, ndërkohë që mundi të fitonte vetëm 42 vende në parlament.

Nga lista fituese me 42 emra, dy deputetë, Mysliym Murrizi dhe Rudina Hajdari, nuk kane e dorëzuar mandatin.

Nga një llogaritje e thjeshtë, rezulton se të paktën 49 kandidatë nga emrat e listave që Lulzim Basha paraqiti përpara shqiptarëve në 2017, kanë refuzuar t’i binden atij dhe mund të marrin mandatin e deputetit.

Në listë ka dhe mjaft emra nga partitë aleatë.

I pari që pranoi mandatin ishte Ligoraq Karamelo I PBDNJ, ndërkohë që pritet dhe shumë emra të tjerë të marrin mandatin.

PD mund të ketë shumë shpejt një trupë të re parlamentare, e cila mund të jetë e njëjtë me numrin e deputetëve që kishte në Kuvend.

Nga numri prej 49 personash që kanë refuzuar të japin dorëheqjen nga lista Lulzim Basha, ky shumë shpejt do jetë kryetari i PD me një grup të panjohur parlamentar që ka dalë nga listat e paraqitur prej tij në KQZ në vitin 2017.

CNA.al raporton ndërkohë, se edhe disa emra të cilët kanë firmosur dorëheqjen nën presionin e Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD, pritet që të revokojnë doreheqjen e paraqitur, duke deklaruar një qëndrim të ri, pra pranimin e mandatit të deputetit.

PD tregon datën e protestës së ardhshme para Kryeministrisë

Periskopi.com Lajme

Në mungesë të seancës plenare, opozita anuloi protestën e paralajmëruar për të enjten para Parlamentit.

24 orë para tubimit, Partia Demokratike njoftoi strukturat se protesta nuk do të mbahej, ndërsa e radhës do të zhvillohet në varësi të seancës planare. Protestat e opozitës zhvendosën dy herë mbledhjen e Parlamentit.

Një javë më parë, kryetari i Kuvendit u detyrua të anulojë sencën plenare, i shqetësuar për situatën e krijuar, në një kohë që opozita kishte lajmëruar rrethimin e Parlamentit dhe djegien e mandateve në bllok.

Opozitarët nuk bënë asnjë hap pas, u mblodhën para Parlamentit edhe pse nuk kishte deputetë, ndërsa protesta rezultoi e qetë, pas një presioni shumë të fortë ndërkombëtar për shmangien e dhunës.

Seanca e shtyrë e 21 shkurtit u zëvendësua në mënyrë të papritur këtë të martë, por opozitarët u mobilizuan shpejt. Një protestë jashtë radhe u thirr ku nuk munguan tensioni dhe përplasjet. Nga protestuesit pati tentativë për t’u futur në oborrin e sallës plenare, ku deputetët e mazhorancës ishin mbledhur në seancë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Opozita është në pritje të seancës së radhës për të rrethuar sërish godinën e Parlamentit, ndërsa për protestën kombëtare të 16 marsit para Kryeministrisë plani nuk ndryshon./TCh/

Militantë të PD’së sulmojnë egërsisht Ambasadën amerikane

Periskopi.com Lajme

Militantë të Partisë Demokratike, përkatësisht gazetarë të njohur që punojnë në media të djathta apo edhe ish-zyrtarë administrate kanë ndërmarrë një sulm të egër ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë.

Në postimin e Ambasadës amerikane në lidhje me dhunën e PD-së në protestë, qytetarë që njihen si përkrahës sëopozitës, nuk kursejnë fjalë dhe ofendime ndaj diplomatëve të SHBA.

Genc Sejko, i njohur si opozitar, i cili jeton jashtë vendit dhe zhvilloi një protestë në fund të dhjetorit para Kryeministrisë, aludon se deklarata e Ambasadës nuk është hartuar nga zyrtarë por nga njerëz të blerë nga qeveria.

Kurse një tjetër militant i opozitës, akuzon Ambasadën amerikane se nuk kanë folur për dhunën që policia i ka bërë një grua nga Shkoza.

Një tjetër përkrahës i PD-së akuzon Ambasadën amerikane se është paguar me paratë e drogës

Kurse disa të tjerë e akuzojnë se nuk ka reaguar për dhunën në Francë, por vetëm në Shqipëri./tema/

Vdes ish-deputeti i Partisë Demokratike

Periskopi.com Lajme

U nda sot nga jeta në moshën 75 vjeçare ish- deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Ismet Ferizaj ka qenë deputet në vitet 1992 – 1997.

Lajmin e hidhur për këtë humbje e kanë bërë të ditur vetë familjarët.

Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ai ka qenë edhe drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”.

Varrimi i të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa

 

Basha e kërcënon me luftë Edi Ramën

Periskopi.com Lajme

Nga Lindita Bushgjokaj

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me mediat, ditën e djeshme, tha se opozita do t’i përgjigjet me luftë aktit të qeverisë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Kyredemokrtati ka paralajmëruar se ky është një projekt i fituar me paratë e drogës, ndërsa ligjin e miratuar nga qeveria e cilëson antikushtetues dhe kundër vlerave të Trashëgimisë Kulturore. “Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurte që minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për një bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, edhe pse kam bindjen se janë paratë e “Toyota Yaris” apo makinave të Spanjës. Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik, shpallje lufte ndaj Kushtetutës, shpallje lufte ndaj kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.

Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqen, do i përgjigjemi me luftë totale”, tha Basha. Në këtë bisede për mediat, Basha teksa shpreh vendosmëri për ta mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Në mënyrë metaforike ai tha se pema e lirisë po kërcënohet, për këtë arsye opozita do të ndjekë të gjitha hapat institucionale për ndaluar aferën korruptive të qeverisë. “Jam i sigurte që populli do të bëjë atë që bën për të mbajtur gjallë pemën e lirisë, sepse ajo po kërcënohet. Po përdor një metaforë amerikane dhe amerikanët dinë se si mbahet gjallë pema e lirisë, dhe ne si opozitë do të ndërmarrim të gjitha hapat institucionale, ligjore sot dhe nesër për t’u siguruar që kjo aferë të mos përfundojë ashtu siç e ka nisur, dhe nëse vërtet duan ta çojnë deri në fund, t’i marrë me vete në gropën që duan të ndërtojnë në zemër të Tiranës”, thekson kreu i PD-së.

Afera korruptive

Kujtojmë se opozita e ka akuzuar vazhdimisht projektin e dyshimtë të qeverisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, pasi ajo ka refuzuar që të japë informacion specifik për hartën dhe pronarët që e kufizojnë. Në këtë aspekt, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ka sjellë në vëmendje të gjithë aferën korruptive që karakterizon këtë vepër të qeverisë, e akuzuar prej tyre. Ai tha se afera në fjalë, përfshin 80 milionë euro tenderë publike dhe 125 milionë euro koncesion. “Afera kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh. Ne i kërkuam se si i bëri këto punë dhe Rama nuk dha asnjë përgjigje. Nga informacionet tona këto punime u kryen nga “Fusha SHPK”. Pas kësaj ai ka marrë 80 milionë euro tendera publike dhe 125 milionë euro koncesion. Ky është fakti i parë. Fakti i dytë është: Në shkurt 2016 “Fusha SHPK” u bë pronar i një prone afër teatrit. Pak me vonë Edi Rama e përgjysmoj vlerën e tokës tek teatri, nga 1 milionë e 200 mijë për metër e çoi tek 600 mijë lekë. Në vitin 2000 teatri ka qenë pjesë e Ansamblit Monumental të Tiranës. Me 12 prill 2017 e ka hequr teatrin nga zona e mbrojtur, dhe se fundi zbulohet mashtrimi tjetër se prona e marrë në Shkurt 2016 nuk është kufitare me teatrin, siç pretendohet në ligj për të justifikuar grabitjen e pronës publike”, tha Basha.