Zgjedhjet në Kanada: Liberalët e Trudeau fitojnë, por humbin shumicën

Periskopi.com Lajme

Partia Liberale e Justin Trudeau ka ruajtur pushtetin por me një fitore të ngushtë në zgjedhje e që do të thotë se ai është i detyruar të udhëheqë një qeveri minoritare si kryeministër.

Partia e tij do të merr shumicën e vendeve në parlament por mandati i tyre i dytë do të jetë shumë më i vështirë, duke u mbështetur te partitë e tjera për të miratuar legjislacionin, njofton Klan Kosova.

Liberalët ishin fyt me fyt me rivalët e tyre të qendrës së djathtë konservatore.

Këto zgjedhje federale u panë si një referendum për Trudeau, i cili pati një mandat me sfida, të njollosur nga skandali.

Fitorja e tij e dobët po shihet si një mësim për të, por rezultati është zhgënjyes për udhëheqësin e konservator Andreë Scheer.