Tmerrohen 347 pasagjerë, aeroplani merr flakë derisa ishte në ajër

Periskopi.com Lajme

Një fluturim i Philipine Airlines që po shkonte për në Manila bëri një ulje emergjente të enjten menjëherë pasi u largua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelesit pasi motori i tij i filloi të nxirrte flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fluturimi 113 i Filipinës Airlines, një Boeing 777, u ul pa incidente të mëtejshme në LAX rreth orës 11:50 në mëngjes pasi ekuipazhi i saj i fluturimit raportoi një problem të duhur të motorit gjatë nisjes, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje që tregojnë shpërthime të shkurtra flakësh që vinin nga motori i aeroplanit me 347 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

“Unë mund të shihja disa shkëndija. Mendova se ishte një lloj … vetëm nga rrezet e diellit, dhe atëherë filloj të dëgjoj ‘bum, bum, bum’, dhe shikoj nga dritarja dhe shoh topa zjarresh që thjesht dalin nga motori”, ka thënë pasagjeri Walter Baumann.

Deri më tani, po sipas mediave të huaja, deri më tani, Philippine Airlines nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Këta ishin heronjtë që u munduan t’i shpëtonin pasagjerët e aeroplanit që mori flakë në Moskë

Periskopi.com Lajme

Stjuardesa e cila ishte pjesë e ekuipazhit të aeroplanit që u aksidentuar në aeroportin e Moskës, u bë heroina e të mbijetuarve bashkë me një tjetër person që ishte i pranishëm gjatë këtij fluturimi.

Kur aeroplani tashmë kishte marrë flakë, 34-vjeçarja, Tatyana Kasatkina me gjithë forcën e saj kishte nxjerrë jashtë disa nga pasagjerët për shkaqe sigurie.

Një tjetër hero ishte, Maxim Moissev, i cili vdiq nga zjarri në aeroplan që deri në momentet e fundit ishte munduar të hapte derën e pasme në aeroplan për të shpëtuar nga flakët.

Dyzet e një persona humbën jetën në këtë katastrofë, përfshirë së paku dy fëmijë dhe një anëtar të ekuipazhit.

Tashmë janë gjetur edhe regjistrimet e fluturimit, por zyrtarët rus nuk kanë dashur të tregojnë për llojin e aeroplanit që u aksidentuar.

Janë tri teori për të cilat aludohet se mund të kenë shkaktuar këtë aksident që mori jeten e dhjetëra pasagjerëve: shkak mund të ketë qenë moti, pajisjet ose pilotët që nuk kishin kualifikimet e duhura.

Rrëzohet aeroplani në SHBA, 136 pasagjerë ishin brenda

Periskopi.com Lajme

Aeroplani i tipit Boeing 737, ka pësuar një aksident gjatë kohës sa po tentonte të ateronte në bazën ushtarake Jacksonville, të Floridas.

Të gjithë 136 pasagjerët, fatmirësisht kanë arritur që të shpëtojnë, për shkak se rënia ka qenë e lehtë dhe mbi të gjitha në lum, raporton Euro News.

21 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, thonë autoritetet.

Aeroplani që po udhëtonte nga ishulli i Kubës, më 136 pasagjerë dhe me shtatë anëtarë të kompanisë, ka tentuar që të aterojë në Jacksonville, por pilotit i ka dalë nga dora, dhe e ka humbur kontrollin.

“Aeroplani nuk ka pasuar dëmtime të mëdha. Të gjithë janë mirë dhe janë numëruar” tha sherifi i rajonit të Jackonsville përmes Twitterit.

Prokurorja Cheryl Bormann, i cili ishte edhe pasagjere në aeroplan, tha për CNN se aeroplani bëri një ulje “shumë të vështirë” për shkak të vetëtimave të shumta.

“Ne ateruam, aeroplani e goditi tokën dhe kërceu, ishte e qartë se piloti nuk kishte kontroll të plotë mbi aeroplanin” tha ajo, duke shtuar se ishte një eksperiencë tmerruese.

Hetuesit po e hetojnë rastin si një aksident, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Turbulenca në avion, lëndohen 29 pasagjerë

Periskopi.com Lajme

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimit të avionit të “Turkish Airlines” drejt aeroportit ndërkombëtar “John F Kennedy” në SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 5.35.

Njëri kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.

Coleman thotë se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit.

Departamenti zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut tha në Twitter, se të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën.

KLIKO KETU

 

Pasagjeri demanton informacionin se aeroplani Stuttgart-Prishtinë mori flakë

Periskopi.com Lajme

Një pasagjer i aeroplanit të linjës Stuttgart-Prishtinë ka demantuar lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave aeroplani në fjalë kishte marrë flakë gjatë fluturimit.

Arton Fazliu ka shkruar në profilin e tij për atë që ka ndodhur saktësisht.

Këtë, ai thotë se e bën pas frikës dhe shqetësimeve të ngritura te qytetarët nga plasimi i lajmit sipas tij të pakonfirmuar.

Ai ka treguar se ishte pasagjeri i fluturimit.

Pas rreth një orë fluturim, Artoni tregon se janë informuar se arritja në Prishtinë nuk mund të realizohet për shkak të një defekti teknik dhe se janë të detyruar të kthehen në Stuttgart.

Kur janë kthyer në qytetin gjerman, autoritetet gjermane kishin marrë masat për të ofruar siguri. Jo pse kishte flakë, sipas tij, por janë procedura normale në këso raste.

Pas një ore është zëvendësuar aeroplani dhe të gjithë pasagjerët kanë arritur në Prishtinë në ora 17:00 shëndosh e mirë.

Arton Fazliu ka publikuar edhe një video:

"Merr flakë aeroplani i linjës Stuttgart-Prishtinë…"!Miq, gjatë ditës së sotme sigurisht jeni shqetësuar nga një lajm i tillë i publikuar nga mediat tona. Këtyre të fundit aq ju bënë që permes lajmeve te pakonfirmuara dhe te pazyrtarizuara sjellin frikë dhe shqetësim në mesin tonë. Mbi gjithçka, për ta qëndron klikimi dhe përfitimi, prandaj nuk është diçka e re për tu befasuar.Si pasagjer i linjës së fluturimit që është paraparë të realizohet sot nga aeroporti i Stutgartit për në aeroportin e Prishtinës, e ndjej për obligim të sqaroj ecurinë e fluturimit në mënyrë që opinioni ta ketë inormacionin e vërtetë nga dikush që ka qenë në vendngjarje.Fluturimi EW5712, perkatesisht aeroplani "Air Berlin", që është në menagjim të kompanisë " Eurowings", në ora 10:35 nga aeroporti i Stutgartit e ka nisur fluturimin e tij të rregullt në drejtim të aeroportit të Prishtinës. Arritja në Prishtinë është paraparë të realizohet rreth orës 12:35. Megjithatë, pas një orë fluturimi kemi marrë informacionin se arritja për në Prishtinë nuk mund të realizohet ngase është paraqitur një defekt teknik, prandaj për shkaqe sigurie duhet të kthehemi sërish në Stuttgart (nuk ka ateruar në Slloveni). Kthimi në aeroport është realizuar dhe sigurisht se autoritetet gjermane kanë marrë të gjitha masat e duhura për të na ofruar siguri, duke angazhuar policinë, zjarrëfikësit (këta angazhohen gjithmonë, jo sepse aeroplani ishte kapluar nga flakët) dhe ekipet tjera emergjente. Pas një ore është bërë zëvendësimi i aeroplanit me një aeroplan tjetër, po ashtu nga kompania "Eurowings", dhe rreth orës 17:00 kemi arritë shëndosh e mirë në Prishtinë. Në këto momente të gjithë pasagjerët sigurisht se janë në mesin e familjarëve të tyre.

Posted by Arton Fazliu on Sunday, 13 January 2019

Ky është postimi i plotë i Arton Fazliut:

“Miq, gjatë ditës së sotme sigurisht jeni shqetësuar nga një lajm i tillë i publikuar nga mediat tona. Këtyre të fundit aq ju bënë që permes lajmeve te pakonfirmuara dhe te pazyrtarizuara sjellin frikë dhe shqetësim në mesin tonë. Mbi gjithçka, për ta qëndron klikimi dhe përfitimi, prandaj nuk është diçka e re për tu befasuar.

Si pasagjer i linjës së fluturimit që është paraparë të realizohet sot nga aeroporti i Stutgartit për në aeroportin e Prishtinës, e ndjej për obligim të sqaroj ecurinë e fluturimit në mënyrë që opinioni ta ketë inormacionin e vërtetë nga dikush që ka qenë në vendngjarje.

Fluturimi EW5712, perkatesisht aeroplani “Air Berlin”, që është në menagjim të kompanisë ” Eurowings”, në ora 10:35 nga aeroporti i Stutgartit e ka nisur fluturimin e tij të rregullt në drejtim të aeroportit të Prishtinës. Arritja në Prishtinë është paraparë të realizohet rreth orës 12:35. Megjithatë, pas një orë fluturimi kemi marrë informacionin se arritja për në Prishtinë nuk mund të realizohet ngase është paraqitur një defekt teknik, prandaj për shkaqe sigurie duhet të kthehemi sërish në Stuttgart (nuk ka ateruar në Slloveni). Kthimi në aeroport është realizuar dhe sigurisht se autoritetet gjermane kanë marrë të gjitha masat e duhura për të na ofruar siguri, duke angazhuar policinë, zjarrëfikësit (këta angazhohen gjithmonë, jo sepse aeroplani ishte kapluar nga flakët) dhe ekipet tjera emergjente. Pas një ore është bërë zëvendësimi i aeroplanit me një aeroplan tjetër, po ashtu nga kompania “Eurowings”, dhe rreth orës 17:00 kemi arritë shëndosh e mirë në Prishtinë.

Në këto momente të gjithë pasagjerët sigurisht se janë në mesin e familjarëve të tyre.”

Pasagjerët shohin tmerr me sy, masiv shkëmbinjsh rrëshqasin drejt autobusit

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët e një autobusi panë tmerr me sy ndërsa një masiv shkëmbor për pak sa nuk i zuri poshtë.

Autobusi mbeti i bllokuar në mal në Filipine ndërsa shoferi dëgjoi rrëshqitjen e masivit.

Menjëherë ai lëvizi mjetin prapa në kohë rekord duke shpëtuar pasagjerët.

 

Shoferi humb kontrollin e autobusit duke u rrahur me pasagjerin, 15 të vdekur

Periskopi.com Lajme

15 pasagjerë kanë humbur jetën si pasojë e rënies së autobusit nga ura në lumë pasi shoferi po rrihej me një pasagjer, kanë konfirmuar autoritetet në Kinë.

Ngjarja është xhiruar nga kamera e brendshme e autobusit dhe nga xhirimi që ka bërë një shofer në një makinë mbi urën e Lumit Yangtze në jugperëndim të Kinës.

Xhirimet tregojnë momentin e rrahjes së pasagjerit dhe shoferit, i cili humb kontrollin mbi timon. Autobusi pastaj thyen mbrojtëset e urës dhe bie në lumë.

Autobusi me pasagjerë ‘fluturon’ nga 60 metra lartësi

Periskopi.com Lajme

Një autobus në Kinë ‘fluturoi’ nga 60 metra lartësi në lumë.

Nga aksidenti mbetën të vdekur dy persona.

Autobusi ra nga një urë në lumë pasi u përplas me një makinë në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing të dielën, njoftoi televizioni shtetëror.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e viktimave.

Mjeti u përplas rreth orës lokale 10:00 me një makinë në po ecte në krah të kundërt në një urë më katër korsi në zonën Wanxian.

Autobusi ndërroi drejtim për të shmangur aksidentin dhe përfundoi në lumin Yangtze.

Ai u zhyt rreth 50 metra nën ujë, njoftoi televizioni shtetëror, duke shtuar se nuk ishte e qartë se sa pasagjerë ndodheshin brenda.

Tmerr në avion, pasagjerëve u del gjak nga veshët nga ulja emergjente

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte nga Irlanda drejt Kroacisë përjetuan disa minuta tmerri.

Presioni i ajrit në bord ra papritur dhe avioni humbi lartësi në mënyrë të shpejtë.

Zbritja nga 11 000 në 3 000 metra për vetëm 8 minuta shkaktoi pasoja te pasagjerët.

Pas uljes së emergjencës në Frankfurt, 33 nga 189 pasagjerët që ishin në bord u shtruan në spital, me gjak që i dilte nga veshët.

Avioni ishte nisur nga Dublini me destinacion Zarën në Kroaci.