The Guardian: Si pasojë e Covid-19, mund të humbasin punën 25 milionë persona

Periskopi.com Lajme

Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kombet e Bashkuara, ka paralajmëruar humbjen e 25 milion vendeve pune, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, shkruan The Guardian.

Kjo organizatë ka thënë se ky është skenari më I keq, që është krijuar, në rast se kjo pandemi do të vazhdoj më hapa me të cilët është duke u zhvilluar. Sipas tyre, Covid-19 do të shkaktoj më shumë humbje të vendeve të punës se sa kriza globale ekonomike e vitit 2008.

Skenari më optimist I kësaj situate, është humbja e 5.3 milion vendeve të punës.

Organizata e punës në Kombet e Bashkuara, është duke punuar në minimizimin e pasojave të kësaj gjendjeje në ekonominë botërore, dhe ka këshilluar të gjithë kompanitë dhe vendet e punës, që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, stimulimin e ekonomisë , zvogëlimin e papunësisë dhe mbështetjen e të ardhurave dhe vendeve të punës

15 pacientë brenda muajit trajtohen në pulmologji si pasojë e ajrit të ndotur

Periskopi.com Lajme

Shahin Zeqiri ka dhjetë ditë që po qëndron i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Problemi i tij shëndetësor me frymëmarrje, u përkeqësua edhe më shumë për shkak të ndotjes së ajrit.

“Unë që 41 vjet kam probleme me frymëmarrje. Para 10 ditëve, kam dal me shëtit pak në Fushë Kosovë, jam sëmurë në rrugë edhe më kanë marrë mjekët më kanë sjell këtu në spital. Ajri më ka penguar shumë, edhe më pengon”, tha ai.

Por, Zeqiri nuk është pacienti i vetëm i shtrirë në këtë klinikë.

Skënder Baca, pulmolog, tha se si pasojë e ndotjes së ajrit brenda muajit rreth 15 persona janë trajtuar në mënyrë ambulantore, ku tre prej tyre janë shtrirë në klinikë.

“Fatmirësisht numri është shumë i vogël, brenda muajit kemi dy-tre pacientë të tillë, po flasim për ata të shtrirë, në mënyrë ambulantore vijnë më shumë 10-15 në ambulancën tonë specialistike, e në ambulancën tonë specialistike çdo ditë i kontrollojmë diku 40-50 pacientë e gjatë muajit 10-15 pacientë ankohen drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit”, tha Baca

Sipas Bacës, pacientët me probleme të mushkërive, janë ankuar se për shkak të ndotjes së ajrit, gjendja e tyre është përkeqësuar.

“Këto raste i kemi të evidentuara në bazë të anamnezës, ankesa e tyre është që sëmundja e tyre kronike obstruktive e mushkërive është përkeqësuar për shkak të ndotjes së ajrit. Kjo do të thotë që ata ankohen se kur kanë dalë jashtë, kanë filluar të përkeqësohen gjendja me kollë, këlbazë, temperaturë, ethe, etj, dhe këtu gjithmonë kryqëzohen edhe komponentët tjerë që janë virozët ose gripi, po grip ende nuk kemi fatmirësisht në Kosovë”, u shpreh Baca për Ekonomia Online.

Baca, thotë se zakonisht këta pacientë janë të moshës 60-65 vjeçare.

Ai më tej, thotë se ndonëse nuk janë të kënaqur me kualitetin e ajrit, fatmirësisht nuk ka pasoja të rënda apo akute te pacientët.

“Si në gjithë botën edhe tek ne, ndotja e ajrit renditet në vendin e tretë pas duhanpirës dhe faktorit gjenetik, është faktori i tretë i cili ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kronike obstruktive të mushkërive edhe kjo pastaj ka reperkusione edhe në invaliditet edhe në mungesë nga puna, e në fund edhe në mortalitet në vdekshmëri. Ne nuk jemi të kënaqur me kualitetin e ajrit, mirëpo, në aspektin shëndetësor fatmirësisht nuk kemi pasoja të rënda apo akute, sepse organizmi ka organizmat mbrojtës”, theksoi pulmologu i cili shtoi se këto 20 vjetët e fundit, numri i pacientëve që lidhen drejtpërdrejtë me ndotjen e ajrit ka qenë pothuajse i njëjtë.

Baca bëri edhe apel ndaj institucioneve përgjegjëse të punojnë në përmirësimin e gjendjes së ajrit.

“Apeloj te qytetarët që të kenë kujdes, natyrisht edhe shoqëria civile edhe agjencionet qeveritare që kujdesën për kualitetin e ajrit, duhet të punojnë natë e ditë, që ky ajër të jetë më i pastër”, tha ai.

Ndërsa, ekspertët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente për ndotjen e ajrit, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

“Pasoja të rënda për Kosovën nëse Kurti vazhdon ta mbajë të bllokuar dialogun me Serbinë”

Periskopi.com Lajme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së fundi ka deklaruar se më i rëndësishëm është dialogu me serbët e Kosovës, sesa ai Kosovë-Serbi. Madje, Kurti mbrëmë tha se marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe është e ‘vdekur’, pasi është një projekt serb.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime në Serbi, ku zyrtarë të këtij shteti po pretendojnë se me Kurtin do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje përfundimtare, pasi ai do të vazhdojë ta mbajë të bllokuar procesin e dialogut.

Duke e komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV-së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

Ndryshe mendon, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi. Ai thotë se me Serbinë tani do të vendoset për marrëveshje përfundimtare, dhe nga bashkësia ndërkombëtare nuk do të insistohet në vazhdim të dialogut.

“Unë mendoj që Albin Kurti në momentin kur do ta marrë postin e kryeministrit të Kosovës do ta zhbllokojë dialogun në kuptimin e heqjes së taksës dhe aplikimit të parimit të reciprocitetit në raport me Serbinë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se dialogu mund të vazhdojë i pa penguar pasi Kurti ka deklaruar se ka disa parime ku do të mbështet kur flitet për dialogun. Megjithatë, emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vizitën e tij të fundit në rajon nuk e ka përmendur dialogun por marrëveshjen gjithëpërfshirëse, që do të thotë ka shumë mundësi që amerikanët ndoshta të koordinuar me partnerët e tyre evropian do ta ofrojnë një marrëveshje dhe nuk do të insistojnë në vazhdimin e procesit të dialogut”, ka thënë Paçarizi, për lajmi.net.

Ai mendon se në varësi se çfarë përmban marrëveshja, do të jetë përcaktuese nëse shqiptarët apo serbët në këtë rast do të jenë pala e cila do ta bllokojë apo do ta çojë përpara.

“Grenell nuk e ka përmendur as në takimet e tij në Kosovë dhe as në Serbi se do të flitet për dy opsione, qoftë për asociacionin qoftë për korigjimin apo shkëmbimin e territoreve dhe mendoj se pala kosovare mund të ndihet komode deri me njëfarë mase por sigurisht se dyja palëve do të iu jepet koha e mjaftueshme për ta analizuar marrëveshjen e cila do të iu vihet përpara. Krejt çka duhet është që të koordinohen mes vete krerët e institucioneve të Kosovës, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe opozitën, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje më kualitative. Nuk besoj se është në dorën e Kurtit apo të kujtdo qoftë që do të ishte kryeministër i Kosovës që t’i bllokojë apo zhbllokojë bisedimet sepse kjo do të kishte pasoja të mëdha për Kosovën”.

Tutje, Paçarizi thotë se Kurti duhet të jetë shumë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për dialogun, veçanërisht për raportet me partnerët ndërkombëtarë.

“Kurti do të jetë shumë më i kujdesshëm sesa Haradinaj kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, e sidomos kur bëhet fjalë për raportet me partnerët ndërkombëtarë. Kurti duhet ta dijë që më nuk është lider i opozitës por kryeministër i Kosovës, përfaqëson qytetarët e Kosoëvs të cilët në shumicë kanë votuar për të. Prandaj, ai duhet të jetë personi i cili duhet t’ia rikthej vendit partneritetin me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, dhe në mes këtij parnteriteti dhe dialogut me Serbinë ta gjej mesin e artë, proceset të shkojnë përpara, Kosova të mos dëmtohet dhe të mbetët partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare. Tek e fundit kjo është detyra e krerëve të institucioneve të Kosovës sepse qytetarët i kanë votuar ata për ta ruajtur këtë partneritet”, ka përfunduar Paçarizi.

Theksojmë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të taksës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe.

Angelina Jolie tregon për herë të parë pasojat nga divorci me Brad Pitt

Periskopi.com Showbiz

Deri më tani, Angelina Jolie nuk ka folur publikisht për arsyet e divorcit të saj tronditës me Brad Pitt, por së fundmi i tha revistës franceze Madame Figaro sa të vështirë e kishte që të kalonte gjatë gjithë procesit.

“Divorci ishte vërtet i ndërlikuar. Deri në fund të marrëdhënies sime me Brad, nuk mund ta njihja veten time, sikur të kisha humbur një pjesë të vetes … u bëra më e vogël, e parëndësishme, megjithëse nuk e tregova”, tha aktorja, e cila u nda nga Pitt tre vjet më parë.

“Isha thellësisht e trishtuar, e lënduar, por nga ana tjetër ishte interesante të zhytësh veten në përulësi dhe një ndjenjë të parëndësisë”, shpjegoi aktorja 44-vjeçare, duke shtuar se ajo do t’ua kalonte mësimin gjashtë fëmijëve të saj – djemtë Medox, 18, Pax (15) dhe Knox (11) dhe vajzat Zaharu (14), Shiloh (13) dhe Vivien (11).

“Ky është thjeshtë një leksion që do t’ua përcjell fëmijëve të mi, ajo energji rinovuese që mund të na sjellë lumturi. Më duhej ta ri-zbuloja atë me disa çështje shëndetësore. Kur të kalojë e tëra, ti e kupton sa me fat je që jeni gjallë,” përfundoi aktorja.

Nuk është sekret që Brad kaloi një vit në ‘alkoolik anonim’ pasi Angelina kërkoi  divorc.

“Unë shkova aq sa munda, kështu që hoqa privilegjin e pirjes së alkoolit,” shpjegoi aktori në një intervistë për New York Times, duke shtuar se varësia e tij nga alkooli ishte një nga arsyet e prishjes së martesës së tij me Angelina.

 

Tolaj: Bashkimi i Doganës me ATK-në mund të sjellë pasoja

Periskopi.com Lajme

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur i bindur se qeverisjen e ardhshme do ta drejtojë subjekti që përfaqëson, ndërsa tha se në mandatin e ardhshëm bizneset nuk do të ngarkohen me pagesë të TVSH-së para shitjes së mallit të tyre.

”Nëse TVSH mblidhet në kufi është ngarkesë për bizneset. Do të ishte më e arsyeshme që TVSH të paguhet pas shitjes së mallit”.

”Kjo nuk ka ndodhur sepse është një propozim i kamotshëm, ka qenë një rekomandim i Fondit Monetar Ndërkombëtar që kjo të realizohet më herët, por në anën tjetër ka pasur frikë se mund të kishte indikacione buxhetore, për shkak të mungesës së efikasitetit të ATK-së për ta mbledhë këtë tatim në momentin kur malli hyn në Kosovë”.

”Kjo mund të tingëllojë në një mënyrë apo tjetër në informalitet, por me rritjen e kapaciteteve, vlerësoj që me një qeveri të ardhshme të udhëhequr nga PDK ky premtim të realizohet dhe bizneset të mos ngarkohen me TVSH pa e shitur mallin. Kjo do të realizohet në mandatin e ardhshëm të Qeverisë, me mandatin e udhëhequr nga PDK”.

Totaj në Zonën Zgjedhore foli edhe për idenë e LDK-së për bashkimin e ATK-së dhe Doganës, për të cilën çështje mori shembull Anglinë duke theksuar se u përballën me pasoja për disa dekada, njofton Klan Kosova.

 

Kadrijaj pas thirrjes nga Specialja: Nuk mërzitem për pasojat ligjore, por nga ftesat e njëpasnjëshme

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin edhe vetë deputetja. Ajo për  këtë ftesë ka dhënë edhe detaje përmes një postimi në Facebook.

Kadrijaj që ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka marrë një telefonatë nga Gjykata Speciale.

“Megjithëse ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesën do ta marr edhe zyrtarisht për tu intervistuar gjate muajt shtator!. Nuk jam aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse lufta janë ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetësuar për ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat për baze kane vetëm pretendimet politike te Serbisë dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila me fund ka filluar te flasë me zërin e vet!”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës është shperur e bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, do të mbetet e shenjtë.

” Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene!”.

 

Trajkoviq: Serbia do të ketë pasoja të mëdha nga dorëheqja e Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Rada Trajkoviq, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë. E këtë ajo e arsyeton me faktin se, sipas saj, kjo do ta shtyjë fillimin e dialogut edhe për 90 ditë, ndoshta edhe më shumë. E, sipas saj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe zgjedhjet e rregullta të vitit të ardhshëm në Serbi do të kenë pasoja negative në dialog.

Sipas saj, taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet, për shkak se qeveria teknike e cila mund të formohet në Kosovë nuk ka kompetenca për ta bërë këtë. Madje, sipas saj, kushdo që vjen në krye të një qeverie teknike nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë, për shkak se rrezikon ta humbasë popullaritetin para zgjedhjeve.

Trajkoviq, e cila është kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka bërë që institucionet të kenë presion që taksa të mos hiqet.

“Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e forta sa i përket refuzimit për heqjen e taksës dhe nuk e shoh se dikush do ta pezullojë atë, se kjo do të thoshte rënie e popullaritetit. Ramushi, me strategji, ngriti pritjet e votuesve dhe në vend se të riformatohet qeveria, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo për gazetën serbe, Danas.

Trajkoviq, gjithashtu, shtoi se “duke qenë se zgjedhjet mbahen gjatë procesit të mbajtjes së negociatave, ka shumë gjasë që ato nuk do të mbahen as deri në fund të vitit”.

Ndërsa sa i përket reagimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ajo tha se deklaratat e tij nuk janë të vërteta por ai po tentonte të ushtronte presion ndaj serbëve.

“Nuk ka presion ndaj të tjerëve, vetëm ndaj serbëve. Kështu flet të paktën publikisht Aleksandër Vuçiq, i cili erdhi në pushtet për shkak se i premtoi bashkësisë ndërkombëtare zgjidhje për çështjen e Kosovës”, tha Trajkoviq duke shtuar se “Ai nuk ka guxim ta bëjë këtë”.

 

Hoti: Taksa ka pasur pasoja negative për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se tarifa e Kosovës kundër importeve serbe ka pasur pasoja negative dhe ka çuar në një zvogëlim të përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën.

Hoti ndodhet në Washington si pjesëmarrës në forumin parlamentar në kuadër të Partneritetit për Demokraci, që organizohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan.

 

Reka: Ndryshimi i qasjes së Brukselit për zgjerimin, pasojë e mësimit nga vitit 2014

Periskopi.com Lajme

Zgjerimi i madh i Bashkimit Evropian gjatë 2014-s pasoi me një periudhë pauze në pranimin e shteteve të reja në bllokun që kaherë ka joshur interesimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishin ndryshimet përbrenda bllokut – rrëshqitjet e politikave të BE-së nga qasja gjeopolitike në atë teknike – ato që i dhanë sebep prolongimit të aspiratave të Ballkanit Perëndimor për bërjen pjesë në trupin 28-anëtarësh.

Të këtillë fat patën së fundi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilave iu shty sërish data e anëtarësimit, me gjithë vlerësimet e shumta pozitive për përmbushje të kritereve të kërkuara.

E qasja e Brukselit karshi zgjerimit ndryshoi si pasojë e mësimit nga pësimi. Këtë e thotë ish-ambasadori në Bashkimin Evropian dhe së fundi kandidat për president në Maqedoninë Veriore, Blerim Reka, në një intervistë të shkruar për “Kohën Ditore”. Fjala është për rastet kur zgjerimi i fundit i madh i bëri pjesë të bllokut edhe shtetet që nuk i kishin plotësuar as kriteret e Kopenhagës e as ato të Madridit.

“Derisa para një dekade, mosgatishmërinë për pranimin e anëtarëve të rinj Brukseli e arsyetonte me ‘lodhjen nga zgjerimi’ dhe me mungesën e ‘kapacitetit absorbues’, tash arsyetohet me ‘qasjen e re’, ku para zgjerimit vendos thellimin e BE-së, (Macron) apo para anëtarësimit me shtetet e reja kërkon reformimin institucional të tij”, ka thënë Reka.

 

Shqipëria me pasoja të mëdha nga emigrimi

Periskopi.com Lajme

Në Shqipëri emigrimi po sjell pasoja të mëdha demografike dhe rënie të shtesës natyrore të popullsisë.

Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura në vend për nga braktisja prej banorëve.

Studiuesit bëjnë thirrje që vendi të hartojë sa më shpejt politika demografike për të frenuar sidomos largimin e të rinjve jashtë vendit dhe për të nxitur lindjet e reja./VoA

 

Pasojat e stuhisë në Itali: Viktima, pyje të shkatërruara, ndotje dhe 1 miliard euro dëme

Periskopi.com Lajme

Italia po përpiqet të ringrihet pas një numri stuhish të dhunshme që goditën pjesë të vendit javën e shkuar, duke i marrë jetën të paktën 20 personave.

Meteorologët parashikojnë që shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë do të vazhdojnë në disa pjesë të Italisë këtë fundjavë, me Lacion, Kampanian, Emilia Romanjwn dhe Veneton mes zonave që do të vazhdojnë të jenë në vështirësi. Përmbytjet në Siçili kanë bërë që të mbyllen shumë rrugë dhe autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe zonave publike.

Rajonet italiane po bëjnë tani përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhitë e ditëve të shkuara, veçanërisht në 6 rajonet e vendosura nën alarm prej disa ditësh. Rajoni verior i Venetos është goditur më rëndë, ndërsa autoritetet besojnë se dëmet mund të kërkojnë më shumë se 1 miliard euro për t’u riparuar. Qeveria ndërkohë po merr në konsideratë mundësinë që taksat dhe pagesat e tjera të ndalen në dy rajonet veriore të Italisë, shkruan Top Cahennel

Fshati piktoresk i Portofinos, afër Gjenovws, një resort pushimesh i shumëfrekuentuar në rivierën italiane, ishte i arritshëm vetëm përmes detit, pasi rruga kryesore u shemb dhe një kalim emergjence që u hap për të lejuar largimin e banorëve u konsiderua shumë i rrezikshëm.

Pyjet në malet Dolomite janë rrënuar pasi pemët janë shkulur me rrënjë si pasojë e erërave të forta. Pemët e rëna kanë shkaktuar edhe numrin më të madh të viktimave, përveç problemeve të tjera. Sipas autoriteteve, mbi 14 milionë pemë janë shkatërruar dhe do të duhen më shumë se 100 vite për t’i kthyer pyjet në gjendjen e mëparshme.

Disa qytete në provincën veriore të Belunos mbetën po ashtu të izoluara pasi një masë dheu rrëshqiti duke dëmtuar një rrugë malore dhe përpjekjet për hapjen e saj u penguan nga shirat e rrëmbyeshëm.

Venecia po ashtu u gjend nën ujë me nivelin që arriti nivele historike të hënën e shkuar, duke çuar në evakuimin e turistëve nga qendra.