Ministri Ekrem Mustafa aksionar në disa kompani, kjo është pasuria e tij

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion – shkruan Periskopi.

Pasuria e tij kap shifrën afër 2 milionë eurove. Vetëm nga kursimet, ministri Mustafa ka blerë një banesë dhe lokal të cilat kanë vlerën e 200 mijë eurove.

Ai gjithashtu ka një tokë ndërtimi në pronësi të përbashkët me vlerë 1 milonë e gjysmë euro.

Ministri Mustafa posedon edhe disa aksione në disa kompani të ndryshme.

Ai para të gatshme ka deklaruar se i ka mbi 3 mijë euro, që janë në pronësi të bashkëshortës dhe fëmijëve.

Ndërsa, ministri i MPB’së, ka marrë kredi dhe huazime në vlerë e 200 mijë eurove, njëra nga këto kredi është marrë për shkollim.

Ndërsa, të hyrat vjetore të ministrit duket së janë të ‘varfëra’./Periskopi/

Kjo është pasuria marramendëse e Behxhet Pacollit

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij që peshon miliona euro.

Sipas formularit të publikuar nga AKK-ja, Pacolli në total pasuri të paluajtshme ka deklaruar 203 milionë e 138 mijë e 996 euro.

Vetëm pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës, ka deklaruar në vlerën 125 milionë euro. Hotelin Swiss Diamond që ndodhet në qendër të Prishtinës, Pacolli e ka vlerësuar në vlerën prej 42 milionë eurove, Hotelin Grand me mbi 3 milionë euro.  Kurse shtëpinë në vlerën e mbi 17 milionëve.

Pjesa tjetër e pasurisë përfshinë toka e lokale afariste.

Pasuri të lujatshme Pacolli ka deklaruar në vlerën e 10 milionë e 518 mijë euro

Vetëm aeroplani i Ministrit Pacolli kushton 9 milionë e 900 mijë euro. Kurse tetë vetura e deklaruara kapin vlerën e gjysmë milionëshit.

Pacolli ka deklaruar të ardhura nga Banka Ekonomike 600 mijë euro, Mabetex Holding 1 milion euro nga interesi I depozitave në bankë në vlerën 130 mijë euro dhe meditje nga qeveria e Kosovës rreth 10 mijë euro.

Ministri Pacolli në deklarimin e pasurisë që është publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion ka deklaruar aksionë në këto 20 shoqëri aksionare.

 

Kjo është pasuria e kryetarit të Elez Hanit, Rufki Suma

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kundër Korrupsion, ka filluar publikimin e pasurisë të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit – shkruan Periskopi.

Këtë deklarim e ka bërë edhe kryetari i Komunës së Elez Hanit, Rufik Suma.

Pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar disa toka që janë me prejardhje nga prindëritë, të cilat arrinë shfirën afro 200 mijë eurove.

Nga pasuria e luajtshme, kryetari Suma ka delaruar një veturë ‘Tauran’ të cilën e ka blerë në treg me vlerë 6 mijë euro, e cila është në pronësi të fëmijëve.

Ndërsa, para të gatshme Suma i ka mbi 2 mijë euro.

Paga vjetore si kryetar i komunës është 15 mijë euro.

Rufik Suma merr edhe një pension të TMK’së me vlerë 2.628 euro./Periskopi/