1 prilli, data e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të Hënën më 1 prill 2019.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit 81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative,i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Pasuria e ‘frikshme’ e Noizyt arrin në 18 milionë

Periskopi.com Showbiz

Noizy është një nga reperët më të mirë shqiptarë, fama e së cilit i ka kaluar kufinjtë e vendit tonë pasi ai dëgjohet në shumë shtete të Evropës, mjafton të përmendim këngën e tij të fundit “TOTO” që po dëgjohet gjithandej.

Por e dini sa milion klikime ka shkuar kjo këngë?

Plot 18 milion klikime. E dini çfarë?

Ne edhe Noizy u themi se edhe llogaria bankare e Noizy kap thuajse të njëjtën shifër.

Me pak apo më shumë nuk dimë tu themi se Zinizin vetëm kaq na tregoi, edhe pse e fshiu tashmë mbishkrimin./intv.al/