Pato flet haptazi: Le t’më telefonojë Pioli, unë e kam ëndërr të kthehem tek Milani

Periskopi.com Sporti

Një nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Milanit, Alexander Pato ka dhënë sinjale se do një rikthim te skuadra rossonere, përcjell Periskopi.

Braziliani nuk e përjashtoi mundësinë për të luajtur sërisht me Ibrahimovicin.

“Milani është në zemrën time, ëndërroj të kthehem. Dëgjoj se në Itali mund të ketë klube të interesuara për mua, por unë dua të bëj të qartë se tani që jam 31 vjeç, nuk po kërkoj një kontratë për të shtuar llogarinë bankare, por për një projekt që më pëlqen.

Pioli? Për fat të mirë ata i kanë dhënë besim. Ai di të menaxhojë Ibran dhe pjesën tjetër të skuadrës, si dhe marrëdhëniet me klubin. Pretendimi për titullin është i ligjshëm. Pioli është trajneri i duhur për një Milan, që do të shkojë shumë larg. Nëse ai dëshiron, mund të më telefonojë … “

Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Milanit për disa vite, por lëndimet ia pamundësuan një karrierë më të madhe në San Siro. /Periskopi

 

Pato drejt kthimit në Premier Ligë? Ja cili klub po e kërkon

Periskopi.com Sporti

Birmingham City është duke planifikuar transferimin befasues të Alexandre Patos – njoftojnë mediat italiane dhe angleze.

Braziliani, i cili ka luajtur te Chelsea në Ligën Premier, është futbollist i lirë që nga muaji gusht kur u largua nga Sao Paulo.

Është pritur që 31-vjeçari të kthehej të klubi i fëmijërisë, Internacional, mirëpo marrëveshja nuk është arritur

Kështu, në javët e fundit ka pasur raportime për një kthim në Evropë, duke qenë se disa klube kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Milanit.

Dhe sipas Calcio Mercato që transmetohet nga The Sun e Daily Mail, Birminghami është favorit për nënshkrimin e Patos.

Megjithatë, klubi anglez ka konkurrencën e ish-patronëve të Milanit, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi, të cilët e duan te Monza në Serie B.

Pato: Milanin e kam në zemër, tani jam më i pjekur dua ta rifitojë kombëtaren dhe të luaj në Botëror

Periskopi.com Sporti

Alexandre Pato nuk qarkullon më në futbollin elitar europian që prej vitit 2017, kur u largua nga Vilalreali, ndërsa aktualisht ish sulmuesi i Milanit është pjesë e Sao Paolos në atdheun e tij Brazil, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ka folur me nostalgji për klubin kuqezi.

“Mund të themi që jam rritur te Milani, pasi u transferova në moshën 17-vjeçare dhe arrita të fitoj edhe një titull kampion. Kam kujtime shumë të bukura me atë skuadër, por isha shumë i ri dhe shumë gjëra nuk i mendoja si duhet. Për më tepër, dëmtimet e shpeshta më penalizuan dhe nuk po arrija të tregoj veten në fushën e lojës”, deklaroi sulmuesi.

Pas një eksperience dy vjeçare në kampionatin kinez, me skuadrën e Tianjin, Pato u rikthye verën e kaluar te Sao Paolo, ndërsa nuk e fsheh ambicien për të rifituar vendin në Kombëtaren braziliane dhe për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022, duke qenë se edhe mosha ia lejon diçka të tillë.

“Te Sao Paolo ndihem shumë mirë dhe po punoj shumë për të arritur formën më të mirë dhe për të rifituar kombëtaren. Tani jam më i pjekur dhe di si duhet të ushqehem e sillem, për të ruajtur formën e mirë, ndaj kam besim se do arrij të jem pjesë e kombëtares në Kupën e Botës”, tha Pato