216 fëmijë, 216 djem dhe asnjë vajzë: Çka ndodhi në këto 132 fshatra?

Periskopi.com Lajme

Një investigim mbi abortet që përzgjedhin seksin e fëmijës ka filluar nga magjistratët në distriktin e veriut të Indisë pasi qeveria tregoi se asnjë nga 216 fëmijët e lindur në 132 fshatra për tre muaj nuk ishte vajzë.

Autoritetet në Uttarkashi, të shtetit Utarakhand, thanë se shifrat zyrtare të lindshmërisë ishin “alarmuese” dhe e drejtuan gishtin nga feminicidi i shumëpërhapur.

India e bëri të paligjshëm abortin selektiv të fetuseve femërore në vitin 1994 por praktika mbetet mjaft e përhapur në vend.

Sipas matjeve të popullsisë të bëra në vitin 2011, dilte se kishte 943 femra për 1000 meshkuj në Indi.

Sipas magjistratëve, çdo prind që del se ka bërë abort bazuar mbi seksin e fetusit do të përballet me pasoja legale.

Në shoqërinë patriarkale indiane, fëmijët meshkuj shihen si mbajtës të familjes që e kanë për obligim të kujdesen për prindërit kur të plaken.

Vajzat shihen si barrë sepse prindërit duhet të japin para për ta martuar, edhe pse ky zakon është ndaluar në vitin 1961. /Periskopi