Boksieri kosovar pasi mposhti kundërshtarin serb: Nuk pata aspak presion, dhashë gjithçka nga vetja

Periskopi.com Sporti

Boksieri kosovar Patriot Behrami po vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Ai në meçin e parë në këtë eveniment u ballafaqua me boksieri nga Serbia Milan Brankovic ku gjatë tre raundeve arriti ta rrahë serbin për ta mposhtur bindshëm.

Behrami në një bisedë për Zëri.info ka treguar sesi arriti ta fitojë këtë meç dhe për pritshmëritë që ka në Kampionatin Ballkanik.

“E kam ditur rëndësinë e atij meçi, por nuk kam pasur aspak presion. E kam ditur çka dua, çka mundem dhe kam treguar gjithçka nga vetja ime, kështu që arrita ta fitoj atë meç“, ka thënë Behrami, duke shtuar se në këtë kampionat pret shumë suksese.

“Kampionati Ballkanik është mjaft i fortë dhe në kategorinë time ka konkurrencë shumë të fortë, ku shumë garues janë pjesëmarrës në lojëra Olimpike dhe Botërore, por unë shpresoj që do të arrij te objektivi im”, ka përfunduar Behrami, i cili vërtet po dëshmon cilësi të larta.

Në Kampionatin Ballkanik janë duke marrë pjesë 11 shtete.

Kosovë-Serbi, përballje e bujshme sot në ring mes dy boksierëve që kanë shumë për të humbur

Periskopi.com Sporti

Sporti nuk njeh kufij. Përballje Kosovë – Serbi, pritet të zhvillohet sot në kampionatin ballkanik të boksit, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksieri ynë Patriot Behrami do të përballet sot në ring me serbin, Milan Vrankoviq, në kategorinë deri në 69 kilogramë.

Kur marrim parasysh situatën mes dy shteteve, atëherë e drejtë të themi se këta dy boksierë kanë shumë për të humbur, me gjithë vëmendjen e drejtuar nga ta.

Kosova në ballkanik merr pjesë me pesë boksierë, ndër ta edhe Donjeta Sadiku, e cila garon nesër.

Boksierët tanë synojnë të fitojnë medalje. /Periskopi.com/

Mposhtet Behrami, Kosova pa medalje në boks

Periskopi.com Sporti

Patriot Behrami është mposhtur në çerekfinale sot në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Në kategorinë deri në 69 kilogramë, kosovari u mposht nga rivali nga Azerbajxhani, Lorenzo Sotomayor.

Kujtojmë se Behrami tregoi paraqitje të mira në rrugëtimin drejt çerekfinales, por nuk pati sukses në këtë fazë. /Periskopi.com/

Fitore e madhe e Patriot Behramit, mposhti medalistin e bronztë Olimpik

Periskopi.com Sporti

Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Boksieri ynë triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.

Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. /GazetaExpress/

Boksieri kosovar fantastik në Lojërat Evropiane, kualifikohet në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë. Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.

Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim. /Periskopi.com/