Analisti i njohur i futbollit kapet në transmetim direkt duke bërë gjestin e masturbimit

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Blackburn Rovers, i cili tani punon si analist, Chris Sutton njihet për opinionet e tij kontraverse.

Komentet e tij shpeshherë irritojnë të pranishmit në studio, si dhe kolegët e tij analistë.

Dhe duket se pikërisht kjo i ndodhi Paul Inces këtë mëngjes.

Ince u pa duke bërë gjestin e masturbimit në drejtim të Suttonit në transmetim direkt, derisa programi ishte gati të shkonte në një pauzë publicitare.

Ince po e lëvizte dorën në të njejtën mënyrë siç e bëjnë fansat të futbollit në drejtim të gjyqtarit.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/