Barcelona ka një talent të madh, Pedri thyen rekordin 14-vjeçar të klubit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, vijon të shkëlqejë në fushën e lojës. Këtë herë 18-vjeçari tregoi një anë tjetër të tij, pasi ra në sy në pozicionin e tij të ri. Spanjolli këtë herë kishtë më shumë detyra mbrojtëse dhe ai ia doli mjaft mirë, duke arritur madje dhe një rekord të La Ligës.

Në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, Pedri arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët, një rekord ky për këtë sezon. Sipas statistikave të “Choose”, këtë arritje e ka bërë dhe lojtari i Sevillas, Sergio Escudero, 14 vite më parë në moshën e Pedrit.

 

Ylli i ri katalanas rikuperoi katër topa në zonën e Bilbaos, pesë në mesfushë dhe tre tek zona e Ter Stegen. Kjo tregon se ai nuk vlen vetëm në aspektin sulmues, por edhe në atë mbrojtës. Paraqitja në ndeshjen e djeshme ishte një shenjë për trajnerin Koeman që Pedri mund të luajë edhe në prapavijë.

Messi e ka të lehtë të shënojë kur asiston Pedri – mos e humbisni aksionin model të spanjollit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur ta realizojë edhe golin e radhës, duke çuar ne 2:1 shifrat e rezultatit të sontëm kundër nikoqirëve të Bilbaos, raporton Periskopi.

Autor i golit për katalanasit është legjenda argjentinase, Lionel Messi, i cili shënoi pas aksionit model të Pedrit në minutën e 36’të.

Shihni golin. /Periskopi

 

Trekëndëshi Messi, Griezmann dhe Pedri: Barcelona barazon rezultatin me gol briliant

Periskopi.com Sporti

Qyteti bask, Bilbao, është nikoqir i derbit të vjetër midis Atleticos dhe Barcelonës, shkruan Periskopi.

Atletico dhe Barcelona po luajnë ndeshjen të cilën nuk kanë mundur ta zhvillojnë në javën e dytë në La Liga.

Katalanasit janë befasuar nga baskët të cilët realizuan golin e avantazhit qysh në minutën e 3’të të takimit.

Autor i golit për skuadrën e Bilbaos është Williams.

Ndërsa, për ta barazuar rezultatin për barcelonën shënoi mesfushori spanjoll, Pedri.

Shihni golin ./Periskopi

 

Krahas Pedrit dhe Fatit, ky është 16 vjeçari që pritet të aktivizohet tek skuadra e Koemanit

Periskopi.com Sporti

Akademia e La Masias e klubit katalunas, Barcelona, është një nga shkollat e futbollit më me nam, e cila ka prodhuar talentët më të spikatur të futbollit botëror, shkruan Periskopi.

Andaj, mos u habitni nëse gjatë këtij sezoni e shihni talentin më të ri të kësaj akademie, Ilias Akhomach, teksa debuton për skuadrën e Koemanit.

16 vjeçari llogaritet si një ndër shpresat e klubit blaugran. /Periskopi

 

Ylli i Barcelonës shkoi me qese marketi në stadium, shënoi gol dhe u largua me taksi mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Barcelona mbrëmë mundi Ferencvaros 5:1 në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Një nga pesë golat u shënua nga Pedri, 17 vjeçari i talentuar skuadrës katalane.

Për shpresën e madhe të Barçës, ky ishte goli i parë i tij për klubin senior. Ai besohet të jetë ylli i ri i madh i klubit, kështu që tërheq shumë vëmendjen e medieve.

Pedri arriti në ndeshje me një qese supermarketi. Shënoi një gol, e festoi me shokët e tij të skuadrës dhe më pas shkoi në shtëpi me taksi.