Pëllumbi e shpëton gjermanin nga gjoba prej 105 eurosh

Periskopi.com Fun

Një vozitës që u fotografua nga radari i shpejtësisë në Gjermani ka shpëtuar nga gjoba prej 105 eurosh pasi një pëllumb i bardhë ia mbuloi rastësisht fytyrën nga pamja e radarit në momentin e fotografimit.

Vozitësi ishte kapur nga kamerat e shpejtësisë, por identiteti i tij nuk u zbulua për shkak të krahëve të pëllumbit, të cilët në fotografi ndodhen mbi fytyrën e shoferit.

Në deklaratën e policisë thuhet se ndoshta Shpirti i Shenjtë, ka ndërhyrë në këtë rast. “E kemi kuptuar këtë shenjë dhe e kemi lënë të qetë vozitësin kësaj radhe. Shpresojmë që edhe vozitësi ta kuptojë këtë shenjë nga lart dhe të vozisë sipas rregullave në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Policia njoftoi se ky vozitës ishte duke e drejtuar makinën e tij me shpejtësi prej 54 kilometrash në orë në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 30 kilometra në orë.

Pasi policia mundi ta identifikonte vetëm veturën, por jo edhe vozitësin, ndoshta ai ka shpëtuar nga gjoba prej 105 eurosh.

Sidoqoftë, policia e Viersenit tha me humor se edhe pëllumbi do të duhej të dënohet për shkak se ka fluturuar me shpejtësi të madhe në këtë zonë ku shpejtësia është dukshëm e kufizuar, shkruan “BBC”.