Sot pensionistët në Shqipëri mund të dalin për ajrosje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot në qendrat urbane të Shqipërisë do të dalin në këmbë vetëm pensionistët deri në ora 11:00.

Këtë e bëri të ditur Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Pas këtij këtij njoftimi reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë”.
Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës.

Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi-punë-shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore, shkruan Oranews.

Pensionistët kosovarë, ndër “Fituesit e Vitit 2019” të gazetës zvicerane

Periskopi.com Lajme

“Drejtësia po vjen më në fund tek pensionistët e AHV-së në Kosovë…”

Gazeta zvicerane Blick, në përzgjedhjen e pesë fituesve që ka bërë në fund të vitit që shkoi, ka përfshirë edhe pensionistët kosovarë. Bëhet fjalë për fillimin e funksionimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, e njohur më mirë si marrëveshja për pensionet.  Për këtë marrëveshje ka raportuar në vazhdimësi gjatë viteve të kaluara edhe albinfo.ch.

Në vazhdim, përshkrimi që gazeta u bën “fituesve” të radhës.

Pensionistët e moshës dhe trashëgimisë në Kosovë (AHV): Më në fund! Drejtësia po vjen më në fund tek pensionistët e AHV-së në Kosovë. Pensionet AHV dhe IV (të invaliditetit) nuk janë paguar në Kosovë me vite. Zvicra kishte ndërprerë një marrëveshje të sigurimeve shoqërore në raport me Kosovën në vitin 2010, transmeton albinfo.ch. Arsyetimi për këtë ndërprerje konsistonte ndër të tjera në faktin se detektivët socialë që po gjurmonin abuzuesit e pensioneve ishin kërcënuar me vdekje. Sidoqoftë, ndërprerja në fjalë nuk goditi mashtruesit, por mbi të gjitha qindra qytetarë të ndershëm që kishin punuar me vite në Zvicër. Marrëveshja e re ka hyrë në fuqi që nga shtatori – dhe kosovarët, pensionistë të Zvicrës, më në fund po marrin përsëri pensionet e tyre.

Në mesin e pesë “fituesve të vitit 2019”, përveç pensionistëve kosovarë janë gjetur edhe: Greva e grave, e mbajtur më 14 qershor, e cila tuboi qindra mijë veta, pastaj sërish gratë e Zvicrës të cilat kanë fituar dukshëm më shumë vende në Parlamentin Nacional etj.

Gazeta po ashtu ka zgjedhur edhe dështimet e vitit, përcjell albinfo.ch. Aty bëjnë pjesë, veç tjerash, ministri federal nga SVP/UDC, Guy Parmellin, deputeti nga CVP Filipe Lombardi dhe të gjithë burrat që nuk kanë mundur të rizgjidhen në Parlamentin e vendit.

Nëse nuk përgjigjet Serbia, pensionistët e Kosovës do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut

Periskopi.com Lajme

Avokati Ismet Shufta, ka folur lidhur me aplikimin e pensionistëve të Kosovës për pensionet në Serbi.

Ai ka thënë se nëse Serbia nuk përgjigjet për pensionet, ai do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Shufta ka thënë nisma për aplikim të pensionistëve për të marrë pensionet në Serbi nuk ishte mashtrim.

Sipas tij, edhe Prokuroria ka gjetur që në veprimet e tij nuk ka elemente të mashtrimit në kuptim që nuk ka paraqitje të fakteve të rrejshme.

“Unë nuk kam njohuri se a kanë pasur përpara iniciativa, por kjo iniciativë ka filluar prej meje. Unë pasi që kam shqyrtuar lëndën kam konstatuar se mund ta kryejë këtë punë, pensionistët mund të marrin pensionet të cilat iu janë ndaluar padrejtësisht”, ka thënë ai në KTV.

Ai thotë se këtë lëndë e ka marrë për shkak se ai ka gjetur vendimin e avokatit të popullit të Serbisë i cili pasi është marrë aktgjykimi ka kërkuar nga Serbia të ndërmarrë të gjitha masat të ekzekutohet aktgjykimi i Gjykatës se Strasburgut për të gjithë pensionerët.

“Sipas tij aty i tërhiqet vërejtja Serbisë sepse sipas tyre nëse nuk paguhet, kamata do të rritet”, ka thënë ai.

Sipas tij ekzekutimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane, është konfirmim i efikasitetit evropian për të drejtat e njeriut.

Ai thotë se Këshilli Evropës konsideron se Kosova është në juridiksion të Serbisë, duke shtuar se për shkak të kësaj është sjellë vendimi për pensionistët.

Duke folur për bashkëpunimin e pensionistëve, ai ka thënë është bërë një shpallje e cila është vu në përdhesen e Grandit dhe njerëzit e kanë kuptuar se është thirrje publike.

Sipas tij, përmes asaj shpallje janë lajmëruar shumë njerëz, 23 pensionistët kanë aplikuar dhe kanë paguar 50 euro.

“Lidhja ime me pensionistët kanë qenë vetëm me Halim Kastratin. Policia atë ditë dhe ata të cilët e kanë lajmëru, ata kanë bërë dy vepra penale. Zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, kurse këta kanë shkelur të drejtat e barabarta të qytetarëve të Kosovës. Ata kanë mëndu që meqenëse janë dhënë 50 euro këtu është mashtrimi, por këto 50 euro janë dhënë për shpenzimet që ai do t’i ketë”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka zyrtarë që kanë thënë se pensionistët e Kosovës nuk mund të aplikojnë në Gjykatën e Strasburhgut. Sipas tij asnjë pensionist nuk ka nevojë të aplikojë në Strasburg sepse ajo është e rregulluar sepse vetëm do të kërkohet ekzekutimi i tyre nga Serbia

“Deri në fund të muajit në zyrën e Hilmi Kastratit do të bëhet grumbullimi i dokumenteve të pensionistëve. Atë ditë kanë aplikuar 32 pensionistë por kanë paguar 23. Sa më shumë pensionist do të bëhen unë do të bëjë kërkesë për ekzekutimin e pensioneve. Pastaj do të shoh a do të përgjigjën, nëse jo do ta bëjë urgjencën e parë dhe të dytë. Pastaj do të vazhdojë në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë ai.

 

Pensionistët ta votojnë Veselin, ja disa nga arsyet

Periskopi.com Lajme

Duke qenë i pranishëm në takimin e Kadri Veselit në Shoqatën e pensionistëve të Kosovës, Florent Gashi fton pensionistët ta votojnë Kadri Veselin për Kryeministër, sepse ai e mban fjalën.

Në mesin e arsyeve, Gashi ka theksuar se pensionet brenda 4 viteve, do të ngriten në 374 euro.

Ja postimi i plotë:

“I dashuri Gjysh,

Kjo letër të drejtohet Ty dhe pensionistëve të Kosovës,

Doni rritje të pensionëve prej 20% për çdo vit,

Doni Ligjin për sigurime pensionale e invalidore gjatë vitit 2020,

Doni barna gratis dhe mbrotje shëndetësore,

Doni lehtësira në banja, institucione shëruese dhe rehabilitimi,

Doni lehtësira në trafikun urban dhe ndërurban,

Doni më shumë shtëpi të pleqëve dhe klube për qëndrim ditor,

Besoni fjalëve burrërore të luftëtarit dhe udhëheqësit më të sinqert, kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili do t’i realizoj. Ai në selinë Tuaj në Prishtinë, i tha këto para të gjithë kryetarëve të organizatave komunale, aktivit të grave, pensionisteve dhe pensionistëve dhe kryetarit Tuaj, Shaban Kajtazit, me datën 27 shtator 2019.

Kryetari Kadri Veseli, përvoja e rezistencës dhe luftës së UÇK-së, me aftësitë e tij intelektuale, përvojën në krye të Parlamentit, me vendosmërinë dhe pjekurinë e tij politike e patriotike, është faktori dhe garanca ma e fortë dhe e pa zëvendësueshme për ta çuar Kosovën përpara.

Veseli ka dëshmuar se e mban fjalën, për t’i realizur premtimet dhe për t’i përballuar sfidat shtetërore që janë ndër më të ndërlikuarat në periudhën e pasluftës.

Të dashur pensionistë,

Ju ftoj t’i besoni kryetarit Veseli dhe PDK-së, që i rriti pensionet prej 45 euro në mesataren 208 euro. Tash keni premtim se pensionet, do të rriten gjatë mandatit të ardhshëm në 374 euro.

Pensionistët duhet t’i besojnë premtimeve të z. Veseli se ai fjalët i bën vepra, ai i realizon premtimet prandaj duhet ta përkrahni dhe besoni të gjithë ju pensionist, ashtu si gjyshi im, Shaban Kajtazi.

Mos ju besoni atyre që asnjëherë nuk e ngriten zërin për Juve, e as nuk ju vizituan për plot 4 vite.

Gjysh, të do shumë, nipi yt, Florenti”

Lidhja e Pensionistëve falënderon Qeverinë për ndarjen e mjeteve

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës këto ditë u ka ndarë mjete Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Këtë vendim e ka mirëpritur shoqata në krye me Shaban Kajtazin, i cili në një postim në Facebook ka premtuar mbështetje për Qeverinë.

“Lidhja e pensionistëve të Kosovës dhe kryetari i saj, Shaban Kajtazi, përzemërsisht dhe sinqerisht e falënderojnë Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për mbështetjen financiare, mirëkuptim dhe humanizëm ndaj moshës së tretë të pensionistëve.

Ju premtojmë se gjithherë do të keni mbështetjen tonë të sinqerta në marrjen e vendimeve të mëdha, siç vepruat deri më tani”, ka shkruar Kajtazi.

Qeveria japoneze po iu ofron pensionistëve një ‘jetë të dytë’

Periskopi.com Lajme

Pleqtë mbi moshën 60 vjeçare zakonisht pensionohen nga puna dhe pushojnë deri në fund të jetës së tyre. Por një ‘rregull’ të tillë po e thyen Japonia, shkruan Periskopi.

Në vend të pensionimit, qeveria japoneze po iu jep pleqve një ‘jetë të dytë’, karrierë të re, strehim të veçantë dhe një komunitet të gatshëm që t’iu ndihmojë të jenë aktiv, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Pensionisti 71 vjeçar Seishi Omori thotë se kur u pensionua, filloi të ndihej i vetëm dhe i izoluar. Kështu që vendosi të regjistrohej në një skemë të qeverisë së Tokoyos, sipas të cilës pensionistëve iu ofrohej një punë me orar fleksibil.

Tashmë ai merr një rrogë nga puna që bën në një kopsht të fëmijëve.

“Kur jam i rrethuar nga fëmijët, mbushem me energji. Tashmë kam një rutinë dhe ndihem sikur mund të kyçem në komunitet. Më pëlqen sepse mund të flas me shumë njerëz, i tok duart me secilin”, thotë Omori, përcjellë Periskopi.

Në vitin 2050 pritet të dyfishohet numri i njerëzve që janë në moshën mbi 60 vjeç. Dhe Japonia ka një numër të madh të popllsisë në moshën e shtyrë. Me një të tretën e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare, shoqëria duhet të përshtatet.

Profesoresha Hiroko Akiyama nga Universiteti i Tokios e cila studion jetëgjatësinë, thotë se tash ka ardhur koha për një ‘ridizajnim’ të komunitetit.

Përmes një fondi nga qeveria japoneze, ajo krijoi skemën e dhënies së ‘jetës së dytë’.

“Infrastruktura e shoqërisë sonë ishte ndërtuar kur popullisa ishte shumë e re. Tash kemi nevojë ta ridizajnojmë komunitetin duke iu përshtatur edhe nevojave të popullsisë më të vjetër”, thotë ajo.

Tashmë, përvec punëve me orar fleksibil, për të moshuarit janë modifikuar edhe hapësirat e banimit.

Në Kashiwa të Japonisë, Shtëpia e të Moshuarve është rinovuar.

Keiko Kotate, banore në këtë shtëpi, thotë se e kishte të vështirë të ngjitej deri në banesën e saj, por më nuk e ka këtë problem, sepse në ndërtesë është instaluar ashensori.

Atyre iu janë ofruar edhe karroca, doktorë, e po ashtu kanë mundësi të kyçen në grupet përkrahëse në mënyrë që të jenë aktivë.

“Njerëzit e vjetër në Japoni me të vërtetë duan të punojnë. Ata duan të japin kontribut, të jenë pjesë e shoqërisë, andaj janë të gatshëm të punojnë. Dhe unë i vërej të mirat që vinë nga kjo, e kam fjalën edhe për shëndetin e tyre”, thotë Akiyama.

Kështu që deri më tash, Japonisë nuk po i mungojnë pensionistët që janë regjistruar në këtë skemë./Periskopi/

Artikull i përkthyer nga Periskopi.

Mësohet sa janë rritur pensionet në Kosovë, publikohet vlera e saktë

Periskopi.com Lajme

Vendimi për rritjen e pensioneve është marrë për pesë kategoritë pensionale.

Të gjithë pensionistët në Kosovë nga sot kanë marrë pensionet me rritje. Kjo, pas miratimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e tyre prej 15 deri në 20%.

Vendimi për rritjen e pensioneve është marrë për pesë kategoritë pensionale, ato bazike, kontributdhënëse, pensionet familjare, të invalidëve në punë dhe të pensionistëve të Trepçës.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se nga sa do të jenë tani pensionet për të gjitha kategoritë.

Të moshuarit nga 75 euro sa merrnin paraprakisht tani do të marrin pension prej 90 eurosh. Ndërsa, përfituesit nga pensionet e Trepçës, do të marrin 25 euro më shumë, nga 105 euro sa merrnin më parë, tani do marrin 130 euro.

“Për pensionet bazike përafërsisht ata kanë marrë 75 euro ndërsa tani me 20% rritje do t`i marrin 90 euro, ndërsa sa i përket pensioneve të Trepçës deri më tani ata kanë marrë 105 euro, tani përafërsisht do t`i marrin 130. Te pensionet kontribut dhënëse janë katër kategori brenda këtij sektori që varet varësisht prej nivelit të shkollimit edhe ju rritet prej 15%, varet niveli i shkollimit dhe në cilën kategori bien. Ndërsa te pensionet familjare dhe këto invalidore po ashtu i kanë marrë nga 75 euro dhe do t`i marrin rreth 90 euro me rritjen prej 20%”, tha Rafuna.

Ai më tutje ka bërë të ditur se në Kosovë janë rreth 179 mijë pensionistë. Sipas tij, buxhetit të Kosovës kjo rritje do i kushtojë 30 milionë euro.

“E gjithë kjo rritje është e paraparë me buxhetin e vitit 2019 dhe do të jetë 30 milionë euro. Do me thënë do të jetë shuma 30 milionë euro, e cila është një shumë e mjaftueshme, sipas kalkulimeve tona që i kemi bërë”, shtoi ai.

Ekzekutimin e pensioneve me rritje, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.Ai premtoi se do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e tjera.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar. Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale”, shkroi Reçica.

Pensionistët këtë muaj nuk do t’i marrin pensionet me rritje

Periskopi.com Lajme

Pensionistëve kosovar nuk do t’u dalin pensionet me rritje në llogaritë e tyre bankare për muajin janar, ashtu siç ishte paraparë një rritje prej 15 deri 20 përqind nga pensioni bazë.

Kjo për arsye se nuk është miratuar ende në lexim të dytë projektbuxheti për vitin 2019.

Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza ka thënë për KosovaPress se pensionistët do t’i marrin pensionet me rritje në mënyrë retroaktive pas aprovimit të buxhetit 2019.

“Pensionet kontribut dhënëse, por edhe këto bazike janë të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2019, janë pensione të cilat janë të inkorporuar brenda ligjit të buxhetit dhe ne do të fillojmë me i dhënë në momentin që të aprovohet ligji për buxhetin e vitit 2019. Pavarësisht nëse aprovohet në këtë muaj, ose në muajin tjetër në çfarë do kohe që do të aprovohet ligji për buxhetin për vitin 2019, ata (pensionistët) do t’i marrin në mënyrën retroaktive për arsye se pensionet janë paraparë brenda ligjit të buxhetit 2019”, theksoi Rafuna.

Ndërsa, edhe zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë për KosovaPress, se nuk do të ketë pensione me rritje pa miratimin e buxhetit 2019.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të bëjë ekzekutimin e pensioneve me rritje pas aprovimit të Buxhetit 2019”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MPMS.

Ndryshe, ekzekutimi i pensioneve bëhet zakonisht më datën 23-24 për çdo muaj, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka paraparë që më 31 janar të mbajë seancë plenare për ta votuar në lexim të dytë projektbuxhetin prej 2.3 miliard, të cilin në lexim të parë e kishin votuar më 21 dhjetor 2018.

Sipas të dhënave ende jozyrtare, pensionet e pleqërisë, ata që marrin nga 75 euro aktualisht, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro. Kurse pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në vend është rreth 170 mijë, prej tyre 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin nga 158 deri në 230 euro në muaj në bazë të përgatitjes së shkollimit. /

 

Kadaj – Bujupi për pagat e policëve dhe pensionet: Kategoritë e nëpërkëmbura dje, po marrin vëmendje sot

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mirëpritur miratimin e projektligjit për rritjen e pagave të policëve dh pensioneve bazë.

Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka shkruar se kategoritë që dikur u nëpërkëmben, sot po marrin vëmendje.

Më poshtë postimi i plotë:

Dje është miratuar projekt-ligji që mundëson rritjen e pagave të policëve. Sot, projekt-buxheti për rritjen e pensioneve bazë për 20%.

Kategoritë e nëpërkëmbura dje, po marrin sot vëmendje e trajtim institucional.

Me masa konkrete, për jetë më të dinjitetshme.

Vazhdojmë.

Autobusi me pensionistë rrëshqet nga rruga, dy të vdekur

Periskopi.com Lajme

 

Një autobus me pensionistë të cilët ishin nisur për pushime, doli sot nga rruga në Poloninë qendrore, me ç’rast kanë humbur jetën dy persona, derisa të paktën 27 të tjerë janë lënduar, njoftuan sot zyrtarët.

Shefi i zjarrfikësve rajonalë Janush Halak tha se aksidenti ndodhi në mëngjes në Konstatinov, në rrugën drejt qyteteve Gdanjsk dhe Sopot në Detin Baltik.

Pensionistëve rruga për të shkuar në pushime u është shndërruar në tragjedi. Fatmirësisht nuk kishte më shumë viktima, ndonëse aksidenti ishte i rëndë.

 

 

Pensionistët ndihen të mashtruar nga Qeveria e Kosovës

Periskopi.com Lajme

 

Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Hasan Berisha, ka thënë se ligji për pensionet nuk po respektohet nga qeveria e Kosovës.

Në “Express Intervistën” në KTV, Berisha ka thënë me pensionet aktuale në Kosovë, pensionistët në shumicë nuk mund të dalin as nga pragu i varfërisë.

“Edhe 17-18 vjet pas çlirimit, pensionet nuk janë zgjedhë ligjërisht siç duhet. 16 gjenerata kanë shkuar pa e realizuar pensionin e fituar me djersë e mund. Siç e dini pas çlirimit, UNMIK-u kishte caktuar ndihmë sociale 28 euro, 45, 75, 80 e 112. Më 2014, erdhi një ligj për skemat pensionale që edhe ashtu s’ka performancë të mirë juridike, por sado pak e zbuti drejtësinë në pensione. Por tek më 2016 nisi implementimi dhe atë me kategorizim të pensioneve ku si çelës për ndarjen e lartësisë së pensioneve merret shkalla e arsimimit. Qeveria s’ishte e gatshme që të caktonte pensionet në bazë të kontributeve, prandaj ka padrejtësi të mëdha në shkalla arsimore. Më në fund mund të them se më 2016 u arrit një nivel sado kudo i kënaqshëm dhe pensioni mesatar i pensionistëve kontribues është 172 euro. Më i larti është 230 euro. Me 172 euro po supozojmë se një pensionist e ka edhe bashkëshorten dhe ajo i merr 75 euro. Të dy pensionet nuk janë të mjaftueshme as për mbulimin e shpenzimeve ditore, sa janë të përcaktuara nga Banka Botërore”, ka thënë ai duke shtuar se në shumicë pensionistët përfitojnë nga solidariteti familjar.

Berisha ka thënë se pensionistët ndihen të mashtruar nga qeveria aktuale, pasi gjatë zgjedhjeve kishin nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, që më pas fitoi dhe po udhëheq qeverinë, për rritje të pensioneve.

“Pasi koalicioni PAN na ishte ofruar, ne për t’i mundësuar prezantimin e programit kemi organizuar një bisedë dhe kemi pasur marrëveshje me katër pika që s’është realizuar asnjëra. Ka qenë e paraparë që rritja e pensioneve për 2018 të jetë për 20-30 për qind. Edhe në dhjetor me kohë kemi reaguar, kemi vizituar organet kompetente. Kryeministri na ka prit mirë, dhe na ka premtuar se nëse dikujt i rritet rroga për 1 cent, do të rriten pensionet. Por siç duket kanë harruar. Pensionistët e dimë se buxheti, fondi i mjeteve mundet të ndahet më drejtë. Kërkojmë drejtësi sociale dhe kërkojmë të drejtat tona sepse kemi ndarë kontributet nga të ardhurat tona për pensione që të kemi siguri sociale deri në vdekje. I kemi shkruar qeverisë, Kuvendit, kryeparlamentarit dhe ministrive përkatëse, fatkeqësisht nuk reagojnë. Ndoshta s’kanë mjete. Por e vërteta është se e neglizhojnë këtë kategori”, ka deklaruar më tej Berisha.

Ai ka thënë se pensionistët nuk kanë vullnet të protestojnë sepse nuk e shohin këtë si rrugën e qëlluar, ndërsa ka shtuar se si pasojë e kushteve të rënda ka të evidentuara edhe raste të vetëvrasjeve te pensionistët.

Berisha ka thënë se pensionistët megjithatë presin rritje, “sepse kjo u takon me ligj”.

“Ligji aktual për skemat pensionale e obligon qeverinë që çdo fundvit të vlerësojë pensionet deh të përcaktojë rritjen pozitive në bazë të kritereve të paracaktuara. Më 2017 nuk është rritur asnjë cent. U kemi dërguar letër të gjithë deputetëve dhe u jemi lutur që si organi më i lartë të mbikëqyrin se shumë nene nuk po zbatohen nga qeveria. Kemi lyp 4 ose 4 e gjysmë për qind siç po parashikohet rritja. Kemi lypur në kuadër të mundësive reale”, ka shtuar ai.

Berisha po ashtu ka thënë se pensionistët kosovarë e kanë të pamundur të marrin pensionet nga Serbia me ndonjë vendim të Gjykatës së Strasburgut dhe se pensionistët vetëm po mashtrohen lidhur me raportimet se të tjerët po përfitojnë.

“Fatkeqësisht, tema është konsumuar dhe ka shumë të pavërteta. Po e them një të vërtetë që nuk ekziston kurrfarë vendimi i Strasburgut për pensionistët e Kosovës. Disa juristë po e nxjerrin në mënyrë analoge një vendim të një familjeje që ka punuar në Mitrovicë e me nënshtetësi serbe e që ka jetuar në Novi Pazar. Atyre u është lëshuar një vendim se ju kanë shkelur të drejtat si pakicë boshnjake në Serbi. Juristët thonë analogjikisht se nëse atyre u është pranuar duhet edhe neve dhe dalin me shifra. Me një vendim të Serbisë për të gjithë pensionistët nga Kosova, në ligjin 119 theksohet se nuk lejohen dy pensione të merren në të njëjtën republikë, pasi e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyre. Ata disa kanë kërkuar të tërhiqen nga pensionet e Kosovës për të marrë atje. As nuk ka vendim, por ka vetëm keqpërdorime nga profiterë. Ne kërkojmë pensione nga shteti ynë aq më shumë nga viti 2008 kur jemi bërë shtet zyrtarisht”, ka deklaruar ai në fund.

 

Pensionistët paralajmërojnë padi për Qeverinë dhe Kuvendin

Periskopi.com Lajme

Pensionistët do të padisin Qeverinë dhe Kuvendin

Përfaqësues të pensionistëve kanë paralajmëruar padi për Qeverinë dhe Kuvendin për shkeljen e të drejtave të njeriut, nëse këta nuk ndryshojnë Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Kjo, pasi sipas tyre, ky ligj është diskriminues dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, shkruan sot Koha Ditore.

Vërejtjet ata i kanë bërë gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale. Në këtë takim ata kanë kërkuar që të hiqet neni 8, i cili ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për disa kategori të punëtorëve. Kanë thënë se ky nen është diskriminues, pasi sipas tyre, nuk ua njeh stazhin e punës punëtorëve që janë larguar nga puna përmes masave të dhunshme të Serbisë dhe se nuk favorizohen njëjtë të gjitha kategoritë.

Reagimi i pensionistëve ka ardhur pasi ditë më parë Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90, Projektligj ky që rregullon statusin për punëtorët e arsimit që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe.

Policia përdor gaz lotsjellës ndaj pensionistëve

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës ndaj pensionistëve të cilët të hënën u mblodhën para kabinetit të kryeministrit grek në Athinë, me qëllim për të protestuar kundër reformave të sistemit pensional.

Periskopi.com Lajme

Rreth 1.000 persona, në mesin e të cilëve edhe pensionistë të moshuar me bastun në dorë, dolën të hënën në protesta. Dhjetëra protestues tentuan të depërtojnë kordonin policor duke brohoritur “Turp të keni”.

Gjithashtu tentuan të përmbysin një autobus të policisë, ndërsa më pas forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

 

protesta ne Greqi epeisd7 trdfgdf ftghfdg