Guardiola tregon gabimin më të madh që mund të bëjë një trajner në futboll

Periskopi.com Sporti

Nën titullin “90 minuta me Pep”, të dielën, GOL transmeton një intervistë të gjerë me trajnerin katalanas të Manchester City. Në “promon” paraprake, Pep Guardiola citohet të ketë thënë, ndër të tjera:

“Në fillimet e mia si trajner, situata ishte e çuditshme, por pas një apo dy muajsh kuptova se ka disa parime si profesion, që janë të paprekshme. Megjithatë, trajningu është çështje e rregullimit e përmirësimit të vazhdueshëm. Gabimi i madh i një trajneri është të jetë shumë dogmatik”, transmeton Periskopi.

Trajneri i Manchester City, pavarësisht suksesve në klubet që ka drejtuar, vazhdon të ”agjërojë” në Europë.

Ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që kur u largua nga Barcelona. E pranon se pa këtë trofe, misioni i tij nuk do të ishte i plotësuar në krye të “qytetarëve”: “E pranoj, nuk je ekip i madh, nëse nuk fiton Champions”.

Dy fjalë edhe për filozofinë e tij si trajner: “Ne kemi rekordin e pasimeve të suksesshme në ndeshjen Manchester City-Basel, që e humbën 1-2. Ishte një rezultat absurd, i pashpjegueshëm.

Gjithkush e di se, kur ke në zotërim topin, e dominon kundërshtarin dhe je më afër fitores”. /Periskopi.com/