Portieri i njohur spanjoll: E pata koronavirusin por e kalova

Periskopi.com Sporti

Portieri i njohur spanjoll, Pepe Reina ka thënë se është i bindur që kishte koronavirusin, por që sipas tij e ka kaluar një gjë të tillë.

Reina në një intervistë për Cadena Cope ka treguar atë që i ka ndodhur dhe simptomat të cilat ai i ka pasur, transmeton KosovaPress.

“Javën e kaluar kam patur simptomat e koronavirusit. Kanë qenë ditë të vështira në të cilat kam marrë masat e nevojshme për të mos infektuar pjesëtarët e tjerë të familjes.

“Në Angli nuk i bëjnë testet dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një problem. Por tani jam mirë. Ka qenë e vështirë. E kam ndjerë veten sikur më ka kaluar një kamion sipër”, ka theksuar portieri i Aston Villas.

Liverpooli klub si asnjë tjetër: Llogaria zyrtare e ‘Të Kuqve’ publikon video të Reinas dhe Alissonit në ekstazë

Periskopi.com Sporti

Nëse Liverpooli fiton Premier Leaguen këtë sezon, festimet e Alissonit kundër Manchester Unitedit pas golit të Mohamed Salahut, do të mbahen mend gjatë nga historia.

Portieri brazilian asistoi për egjiptianin në kohën shtesë për të shënuar për 2-0, para se të vraponte gati 100 metra në mënyrë që ta festonte shënimin me ish-yllin e Chelseat, Romës e Baselit, transmeton Periskopi.

Çuditërisht, diçka e njejtë kishte ndodhur në vitin 2009.

11 vite më parë, Liverpooli mposhti Man Unitedin 2-0, me David N’Gog që shënoi golin e dytë në kohën shtesë.

Tingëllon e ngjashme?

Personi i parë që festoi me N’Gog? Portieri, Pepe Reina.

Dhe tani, llogaria zyrtare e Liverpoolit në Tëitter ka krijuar një video brilante të dy golave dhe dy festimeve. /Periskopi.com/

Zyrtare: Pepe Reina kalon te Aston Villa

Periskopi.com Sporti

Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht me portierin e njohur Pepe Reina, i cili vjen në huazim nga AC Milan.

Klubi anglez është futur në tregun e transferimeve pasi portieri Tom Heaton ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave gjatë.

Ishte Reina, tani 37 vjeç, që është parë si zgjedhja e parë e klubit.

“Ne kemi arritur të sigurojmë një lojtar në Pepe i cili ka një përvojë të pasur në Ligën Premier. Në fillim të verës ne po kërkonim një portier me përvojë dhe sollëm Tom Heaton”.

“Fatkeqësisht, dëmtimi i tij e ka përjashtuar atë për pjesën tjetër të sezonit. Por Pepe i përshtatet kritereve tona jo vetëm për shkak të përvojës së tij, por edhe për shkak të cilësive të tij drejtuese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Milani e kanë zëvendësuar Reinan me me Asmir Begovicin i cili po ashtu ka kaluar në huazim tek italianët.