Një muaj paraburgim për 20 vjeçarin që dyshohet se e mbyti fëmijën rom

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shqiptuar masën e paraburgimit për një muaj të dyshuarit S.O për përdhunim dhe më pas vrasje të 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Në komunikatën për shtyp, thuhet se S.O dyshohet për vepra penale Vrasje e rëndë dhe Dhunim.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.O. për shkak të veprave penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.1 dhe Dhunimi nga neni 227 par.7 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.O. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.