Fotografia e Perez me telefon në dorë shkoi viral – zbulohet çfarë u tregoi ai lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Real Madrid udhëtoi për në Bilbao sot, dhe Florentino Perez ishte pranë ekipit.

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon presidentin e Realit që po i tregon diçka në telefonin e tij Modricit dhe Lukas Vazquezit.

Shumë njerëz u bënë kurioz se çfarë po i tregonte Perezi lojtarëve të tij në telefonin e vet, por në fund u zbulua se po i tregonte foto sesi do të dukej stadiumi “Santiago Bernabeu” pas punimeve që po kryhen.

Real Madrid po i luan ndeshjet në stadiumin “Alfredo di Stefano” pasi në “Santigao Bernabeu” po kryhen ende punime.

Me Haalandin, Mbappen dhe stadium të ri, ky është superprojekti i Perezit me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Florentino Perez ka plane të mëdha për Real Madrid në vitin 2022.

Presidenti është ende duke punuar pa u lodhur për të shtuar edhe më tej historinë e jashtëzakonisht të klubit dhe ai dëshiron që 2022, i cili do të shënojë 20 vjetorin si president të formojë një skuadër të frikshme, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.

Blerjet e Luis Figo, Zinedine Zidane, Ronaldo dhe David Beckham në mandatin e parë si dhe në dekadën e dytë me Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema , Xabi Alonso etj.

Largimi i Cristianos natyrisht shkaktoi një periudhë tranzicioni, por pas disa gabimeve me Julen Lopetegui dhe Santiago Solarin në krye, Zidane u kthye të qëndronte në anije në Estadio Santiago Bernabeu.

Real Madrid po kërkon që në 2022 të ndërtojnë një super ekip.

Kylian Mbappe është objektivi kryesor. Kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon në qershor 2022, dhe ai mund të vijë falas te Reali.

Real Madrid do të përpiqet të nënshkruajnë me Mbappe sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ai nuk rinovon me PSG ai mund të vijë në vitin 2021 me shpresën se pala franceze do të jetë më e gatshme të fitojë para për të sesa të lirojë falas një vit më vonë.

Megjithatë Real Madrid do të duhet të presë deri në vitin 2022 për të nënshkruar falas me francezin.

Me një Bernabeu të ri, Los Blancos do të ketë një nga stadiumet më të pabesueshëm në Evropë dhe Florentino është i prirur të ketë një skuadër në fushë që janë të denjë për një shtëpi të tillë.

Emri i Erling Haaland është një emër tjetër në listën e Perez.

Norvegjezi ka shkëlqyer këtë sezon dhe rritja e tij është përshpejtuar vetëm pasi u bashkua Borussia Dortmund në janar.

Me Haaland dhe Mbappe në sulm, Martin Odegaard në mesfushë dhe të rinjtë brazilianë që vijnë në moshë si Reinier, Vinicius Junior dhe Rodrygo, Madridi mund të ketë një ekip të pandalshëm.

Klubi ka ende shpresa të mëdha për Vinicius megjithë kritikat që ai është ballafaquar për mungesën e tij të golave.

Real Madrid pret nga braziliani që të vazhdojë të fitojë Topin e Artë, dhe deri në vitin 2022 ata presin që ai të të jetë një nga më të mirat në botë.

Është e vështirë të parashikosh saktësisht se si do të rrjedhin gjërat, por ka të ngjarë që Haaland të arrijë para Mbappe.

Pas kësaj, situata e francezit do të duhet të zgjidhet, por të gjithë në Real Madrid e kanë të qartë se ata e dëshirojnë atë në Santiago Bernabeu të ri deri në vitin 2022

Flet kapiteni i Bocas: Ata mund të më kishin vrarë

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Boca Juniors, Pablo Perez ka deklaruar se do të kishte frikë për jetën e tij nëse ndeshja e dytë e finales së Copa Libertadores do ishte lejuar të luhej.

Ndeshja – fillimisht e planifikuar për të shtunën – u shty përsëri për të dielën pasi autobusi Bocas u sulmua me gur kur mbërriti në stadiumin ‘Monumental’, me Perez e shokët e tij që mbetën të lënduar, shkruan Periskopi.

Edhe një shtyerje ndodhi me zyrtarët e Conmebol, Bocas dhe Plates që do të takohen në Asuncion, Paraguaj të martën për të diskutuar një datë të re – dhe potencialisht vendndodhjen.

Image result for Boca attacked bus

Nuk mund të luaj në një fushë ku e di që mund të vdes”, tha ai. “Si mund të luani në një fushë ku nuk ka siguri?”

Çka nëse do kishim luajtur dhe ido kishim fituar? Kush na nxjerr nga atje?”

”Njerëzit ishin të çmendur para se të hynim aty, imagjinoni nëse do fitonim atje, çfarë do të kishte ndodhur? Ata mund të më kishin vrarë”.

”Dhe unë kam tri vajza, gruan time… vajza ime më e madhe më përqafoi kur mbërrita në shtëpi dhe ajo po qante”, tregoi i emocionuar Perez. /Periskopi/

 

Kjo është arsyeja pse Reali i gëzohet fitores së Barçës ndaj Tottenham

Periskopi.com Sporti

Fitorja e Barcelonës (2-4) në “Wembley” me Tottenham Hotspur ka gëzuar presidentin e Realit të Maddridit, Florentino Perez.

Mund të duket pa kuptim, por analiza që bën “El Mundo Deportivo” të bën ta besosh. Skuadra londineze pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Championsit, pas disfatës me përmbysje ndaj Interit në “San Siro”.

Kjo do të thotë se mundësitë për të kaluar në fazën tjetër janë minimizuar (Barça dhe Interi kryesojnë më pikë të plota, 6), kështu që ekipi i Pochettinos duhet të përgatitet për një tronditje të madhe si në aspektin sportiv dhe në atë financiar. Në këto kushte, drejtuesit e klubit do të kenë më shumë presion për të shitur “yjet” e skuadrës, veçanërisht sulmuesin Harry Kane, i cili është objektiv parësor i Realit të Madridit për sulmin.

 

 

Perez, nëse Tottenham nuk do të arrijë të jetë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Europës, pritet të paraqesë një ofertë që në merkaton e janarit për sulmuesin kryesor Spurs-ave dhe të “Tre Luanëve”. Ndryshimet e fundit në rregulloren e FIFA-s, nuk e pengojnë 25-vjeçarin të kontribuojë në Champions edhe me një skuadër të re pas janarit.

Presidenti i La Liga injoron Florentino Perez

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas ka injoruar tërësisht deklaratat e presidentit Florentino Perez.

Ky i fundit ka deklaruar se Real Madridi nuk do luajë asnjë ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Nëse Real Madridi nuk do shkojë në Miami, mos të shkojë, Barcelona do ta bëjë”, ka thënë shkurt Tebas.

Kujtojmë se La Liga ka arritur akord me Relevant Sports për sponsorimin e ndeshjeve spanjolle në Amerikë, në mënyrë që të rritet futbolli amerikan.

Girona dhe Barcelona kanë arritur akordin dhe do luajnë ndeshjen në Miami, vitin tjetër./Periskopi/

Real Madrid të luajë në Amerikë? Ja përgjigjja e Perez

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka deklaruar se do ta refuzojë në mënyrë kategorike që Los Blancos t’i luajnë ndeshjet në Amerikë.

Federata e Futbollit të Spanjës kishte konfirmuar se në 15 vitet e ardhshme disa ndeshje do luheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të sponsorimeve.

”Ne nuk shkojmë në Shtetet e Bashkuara. E mohoj në mënyrë kategorike”, tha shkurt dhe qartë i pari i Real Madrid. /Periskopi

Befason Ronaldo, i hidhet në qafë kryetarit të Realit

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo kishte vendosur në momentet e fundit të mos merrte pjesë në gala mbrëmjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për më të mirët e sezonit nga UEFA, për arsyeje se kishte dëgjuar thashetheme se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shtruar presion ndaj UEFA që çmimi kryesor t’i jepej Luka Modricit.
Ylli i Juventusit e fitoi çmimin Sulmuesi i Vitit i UEFA-s, ndërsa treshja e Juventusit Luka Modric, Sergio Ramos dhe Keylor Navas i fituan çmimet për pozitat e tyre.

Megjithatë, çmimi kryesor i mbrëmjes, ai për Lojtarin e Vitit të UEFA-s, i takoi Luka Modricit.

Sipas Tuttosportit, Ronaldo kishte vendosur në momentet e fundit të mos merrte pjesë në gala mbrëmjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për më të mirët e sezonit nga UEFA, për arsyeje se kishte dëgjuar thashetheme se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shtruar presion ndaj UEFA që çmimi kryesor t’i jepej Luka Modricit.

Ndërkohë, i pyetur për mungesën e Ronaldos në këtë ceremoni, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë për Gazzetta dello Sport se vetëm portugezi e di pse.

“Pse nuk erdhi Ronaldo? Vetëm Ronaldo e di, duhet ta pyesni. Ne prisnim që ai të vinte, por pak orë para nisjes, Juve na njoftoi se nuk do të vinte”, tha Ceferin.

“Dua ta them vetëm një gjë: 55 gazetarë dhe 80 trajnerë votuan, prandaj ata e përcaktuan fituesin dhe rezultati final duhet të pranohet”, shtoi ai.

 

Neymar shuan shpresat e Perez

Periskopi.com Sporti

Disa foto të shpërndara nga Neymar në rrjetet sociale teksa shfaqej me ish- shokët e tij të skuadrës, Barcelonës, kanë ngritur dyshimet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në Spanjë.

Merkatoja vijon të jetë e hapur dhe flitet se Real Madrid ka gati ofertën prej 300 mln euro për 26-vjeçarit pasi shpreson që UEFA të detyrojë PSG të lëshojnë lojtarin e tyre,  për mosrespektim të “Fair Play Financiar”.

Fotot ekzaltuan tifozët spanjollë, por ka qenë vetë lojtari që është përpjekur të shuajë të gjithë zërat që e afrojnë atë me klubin madrilen, duke theksuar se ka një kontratë me PSG dhe se do ta respektojë atë deri në fund.

“Kam një kontratë me PSG, do qëndroj në Francë. Po, kam qenë të stërvitja e Barcelonës. Munda të takoja të gjithë dhe kalova një kohë shumë të mirë. Më mungojnë shumë”, u shpreh Neymar.

Me largimin e Cristiano Ronaldos drej Juventusit, ylli brazilian është parë si emri perfekt për zëvendësimin e tij. Por më herët PSG, ashtu edhe vetë lojtari kanë bërë të qartë që nuk do të lëvizë nga Franca, të paktën jo këtë vit, deri në përfundim të kontratës. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Perez dhe drejtuesit e klubit për të shpresuar për një operacion të minutave të fundit. Kjo shpjegon edhe arsyen përse Real nuk ka shpenzuar deri më tani asnjë para për një emër të rëndësishëm, që do mbulonte boshllëkun e portugezit, por duket se tani ka ardhur koha për t’i shpenzuar ato para, por me sytë larg Neymar.

 

Modriq pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëj lutjen e fundit për t’iu bashkuar Interit

Periskopi.com Uncategorized

Luka Modriq do të takohet sot (e enjte) me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për t’i bërë ofertën e fundit për ta lënë të largohet drejt Interit.

E ardhmja e yllit kroat të Realit vazhdon të mbetet e paqartë dhe në mes dy zjarresh.

Kjo pasi Modriq ka shprehur disa herë dëshirën për largim drejt Interit, ndërsa klubi spanjoll nuk dëshiron ta lë të largohet.

Sipas burimeve të ndryshme të mediave italiane dhe spanjolle, reprezentuesi i Kroacisë do të zhvillojë sot (e enjte) një takim me Perezin vetëm 24 orë përpara mbylljes së afatit kalimtar në Serie A.

Ai dhe agjentët e tij po shtyjnë për një kalim në Giuseppe Meazza, duke pretenduar se Perezi i ka premtuar të le të largohet në fund të sezonit nëse ata fitojnë  përsëri Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pas humbjes së Cristiano Ronaldos në rrethana të ngjashme me Juventusin, Real Madridi janë të vendosur të mos lejojnë një tjetër yll të madh të largohet për një marrëveshje me çmim të ulët.

Pas humbjes së Superkupës UEFA mbrëmë (e mërkurë) ndaj Atletico Madridit në kohë shtesë, tani pritet të jetë e më vështirë lejimi i Modriqit të largohet.

Perez takohet me Rubiales për herë të parë pas rastit ‘Lopetegui’

Periskopi.com Sporti

Ndjenjat e superkupës së Europës në Tallin kanë lënë një imazh të mirë për të tjerët.

Me rastin e darkës zyrtare të organizuar nga UEFA para ndeshjes, presidenti Florentino Perez u takua me presidentin e federatës së futbollit Spanjoll, Luis Rubiales, për herë të parë pas rastit ‘Lopetegui’.

Të dy përshëndetën njëri tjetrin dhe darkuan sëbashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe me presidentin e Atleticos, Enrique Cerezo. Para kësaj darke, presidenti i futbollit në Spanjë, Luis Rubiales, foli për mediat të cilat e pyetën për takimin me Florentino Perez.

”Eshtë një faqe e kaluar. Në asnjë mënyrë nuk kam raporte të këqija me Perez. Eshtë një gëzim që jam këtu me dy ekipe Spanjolle, dhe është edhe më e mrekullueshme që do të luajnë dy ekipe nga i njejti qytet për herë të parë në historinë e këtij trofeu. Nuk ka asgjë të keqe, është një ditë e mirë për futbollin Spanjoll.”, tha Rubiales i cili sonte do të ulet në tribuna së bashku me presidentët e dy klubeve dhe presidentin e UEFA-s.

Rikujtojmë që Perez e kritikoi shumë Rubiales pasi vetëm 48 orë para se të fillonte botërori që u mbajt në Rusi, ai shkarkoi trajnerin Lopetegui nga kombëtarja e Spanjës, për arsye se kishte arritur marrëveshje me Madridin që t’a drejtonte pas botërorit.

CR7 kërkon mikun e tij në Torino

Periskopi.com Sporti

Hajde te Juventus të lutem”..Këto janë mesazhet që po mbushin instagramin e Marcelos, yllit Brazilian të Real Madrid në këto ditë të nxehta të merkatos.

Miku më i madh i Kristiano Ronaldos kërkon ti bashkohet sa më shpejt shokut të tij dhe Juventus është gati ti plotësojë dëshirën.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është i vështirë por jo i pamundur.

Hapat e parë pritet ti hedhë vetë Marcelo i cili përmes agjentit të tij do ti kërkojë Perezit që të largohet, kuptohet jo në vlerën 400 milion euro sa c’thotë klauzola e tij por diku mes 50-60 milionë euro.

Në Torino raportohet se drejtuesit bardhezinj po monitorojnë situatën me kujdes në mënyrë që të jenë të përgatitur pasi një ardhje e mundshme e Marcelos do ti detyronte të shesin në kohë record Alex Sandron, me destinacion PSG.

 

Perez për zëvëndësuesin e Ronaldos: As Neymar, as Hazard, as Mbappe e as Kane

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Real Madridit nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë transferim “bombë” gjatë afatit të verës.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, klubi madrilen u mendua se do të kërkojë ndonjë lojtarë si zëvendësues të tij.

Megjithatë në një intervistë të Florentino Perez, thuhet se kampioni i Ligës së Kampionëve nuk do të bëjë transferime yjesh!

“As Neymar, as Hazard, as Mbappe dhe as Kane, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë nënshkrim galaktik këtë verë”, ka thënë Perez.

Së fundmi Hazard është i lidhur ngushtë për një transferim në “Santiago”, por kjo intervistë e Perez ka ndryshuar gjërat.

“Perez gaboi me shitjen e Ronaldos, as Neymar e as Mbappe nuk mund ta zëvendësojnë atë”

Periskopi.com Sporti

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka kritikuar Florentino Perezin për shitjen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi për shumën prej 105 milionë euro, shkruan Periskopi.

Calderon e kishte transferuar Ronaldon në vitin 2009 nga Manchester United për shumën rekord të asaj kohë prej 94 milionë euro.

Ish-presidenti i Realit ka thënë që shitja e yllit portugez ishte një gabim shumë i madh.

“Nuk duhej shitur në asnjë mënyrë, ka qenë një gabim i madh. Ai do të shënojë 50 gola në Itali,” ka thënë Calderon.

“Është një gabim i pafalshëm, që Real do ta paguajë shtrenjtë. Të gjithë flasin për Mbappe dhe Neymar, por të dy janë shumë larg nivelit të Ronaldo-s”.

“Në Itali do të fitojë trofe të tjerë dhe do të realizojë më shumë se 50 gola, tani Juventus mund të synojë me të vërtetë Champions League”.

“Më i forti i të gjithë kohërave? Është në një nivel me Di Stefano, Pele dhe Cruijff. Dhe nuk e harroj Messin,”. /Periskopi/

Derisa Mendes dhe Perez po “luftojnë” për Cristianon, shikoni çfarë po bën ai me Georginan

Periskopi.com Lajme

Georgina Rodriguez ka thyer heshtjen, duke publikuar fotot e para që prej kur ka filluar të përflitet për një largim të Ronaldos nga Real Madridi.

Vetë portugezi nuk ka postuar asnjë foto në Instagram, ku është mjaft aktiv – gjëja e fundit është flamuri i Portugalisë që e kishte postuar pas eliminimit nga Botërori, gjashtë ditë më parë.

Kurse, tashmë në rrugët e Torinos kanë filluar të shiten fanellat me numrin e portugezit.

Përkundër mungesës së një reagimi nga Ronaldo, të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe e dashura e tij Georgina, që publikoi dy foto nga pushimet e tyre.

Agjenti i Ronaldos Jorge Mendes dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, janë takuar sërish dje, derisa Perez për Ronaldon dëshiron së paku 150 milionë euro. /Insporti.com