Nis takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Periskopi.com Lajme

Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesën e Lartë e BE-së Federica Mogherinin.

Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq.

Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Ndërkohë, në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.

 

Mogherini shpreh keqardhje për gabimin historik në lidhje me bisedimet për zgjerim

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini tha se liderët e Bashkimit Evropian bënë një gabim historik kur ata nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në samitin e tyre.

Mogherini shkroi sot në blogun e saj se shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk mund të pajtoheshin përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dyja vendet.

“Kjo është shumë më tepër sesa një shans i humbur, është një gabim historik që shpresojmë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur,” porositi Mogherini.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian të enjten dhe të premten, duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të rishikohen para se të lejojnë vendet të hyjnë në BE