Zgjedhjet në Shqipëri-Rezultatet në zonat ku ka përfunduar numërimi i votave

Periskopi.com Lajme

Në qarkun e Vlorës, numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës, ka mbaruar në 5 bashki.

Në bashkinë e Selenicës, kanë qenë tre kandidatë përballe njëri tjetrit.

Pëllumb Binaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Marildo Hodaj i Bindjes Demokratike dhe Shahin Cenkaj i Partisë Komuniste Shqiptare.

Kandidati i Majtë Binaj ka marrë 5819 vota, ose 92.74% të totalit.

Hodaj i Bindjes ka marrë 401 vota, ose 6.37%, ndërsa Celaj i Partisë Komuniste, ka marrë vetëm vetëm 73 vota ose 1.16%. Kjo bashki ka pasur 46 kuti votimi.

Në Himarë, kandidat, i vetëm ishte Jorgo Goron, i Aleancës për Shqipërine Europiane. Ai ka marrë 4209 vota.

Edhe në Bashkinë e Delvinës, zgjedhjet janë zhvilluar me një kanditate. Majlinda Qilimi e Partisë Socialiste, ka marrë 2608 vota.

Saranda për zgjedhjet lokale pati përballe dy kandidatë; Adrian Gurma I ASE, dhe Ilir Nikolla, kandidat i pavarur. Kandidati i majtë Gurma, mori 7086 vota, ndërsa NIkolla mori 1686 vota.

Shuai Beqiri i ASHE, ka kandiduar i vetem në Bashkinë e Konsipolit. Ai ka marrë 3328 vota, në 17 kuti votimi që kanë qenë në total.

Qarku i Fieri ka mbyllur numërimin e kutive të votimit për të gjashta bashkitë. Përveç Bashkisë së Mallakastrës, e cila kishte dy kandidatë, bashkitë e tjera kanë pasur vetëm një kandidat.

Në Mallakastër, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Qerim Ismaliaj, ka marrë 5692 vota, ose 92.36%, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, ka marrë 471 vota, ose 7.64%.

Në bashkinë e Fierit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europianë, Armando Subashi ka marrë 38898 vota.

Në Divjak, kandidati i vetëm, Fredi Kokoneshi i Aleancës për Shqiprinë Europiane, ka marrë 13513 vota.

Në bashkinë e Lushnjës, kandidati i ASHE, Fatos Tushe, ka marrë 28086 vota, gjatë votimit të së dieleës.

E vetme ka kandiduar edhe Majlinda Bufi e ASHE, në Bashkinë e Rroskovecit. Ajo ka marrë 7740 vota.

Edhe në Bashkinë e Patosit, zgjedhjet janë zhvilluar me një kandidat. Rajmonda Balilaj e ASHE për, rezulton të ketë marrë 8465 vota.

Qarku i Kukësit ka tre bashki, Tropojën, Hasin dhe Kukësin.

Për bashkinë e Tropojës garoi Rexhe Byberi i Aleancës së Shqipërisë Europiane i cili pas numërimit të kutive të gjitha kutive të votimit ka marrë rezulton se ka marrë 3,538 vota, 95.24% të votave të vlefshme, ndërsa, Edison Hasanaj i Bindjes Demokratike ka marrë 177 vota, ose 4.76% të votave e vlefshme.

Për bashkinë e Hasit kadidati i vetëm ishte Liman morina i Aleancës për Shqipërinë europiane. Pas përfundimit të numërimit ai rezulton se ka marrë 4,276 vota të vlefshme. Kjo bashki kishte gjithsej 34 qendra votimi.

Për bashkinë e Kukësit Safet Gjici i Alenacës për Shqipërinë Europiane ka marrë 9,896 vota, ndërsa Abedin Oruci i Bindjes Demokratike ka marrë 1,992.

Në bashkinë e Vorës ka përfunduar numërimi, ku ka rezultuar se kandidati i vetëm Agim Kajmaku i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 6,208.

Për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7,426, ose 98.38% të totalit të votave të të vlefshme, ndërsa Bledar Sinella i Bindjes Demokratike ka marrë 122, vota ose 1.62%, të totalit të votave të vlefshme.

Ndërsa në bashkinë e Rrogozhinës kandidati i vetëm Haxhi Memolla i aleancës për Shqipërinë europiane në 54 kuti të numëruara ka marrë 5206 vota. /TCH