Selimi për deklaratën e Pacollit i thotë analistit: A po më mëson bre qysh me u përgjigj

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi nga VV sonte në Debat Plus është pyetur edhe për deklaratën e Behgjet Pacollit të AKR’së ku tha se u frikësua për aterim në Kosovë se mos po e sulmonte flutaraken e tij dikush nga Qeveria, transmeton Periskopi.

Selimi iu drejtua analistit Imer Mushkoljat se sit ë përgjigjet.

‘’A po më mëson bre qysh me u përgjigj’’

Mushkolaj: Jo unë nuk jam këtu me mësu politikanë se si me u përgjigj/PERISKOPI/

 

Përgjigja e Ronela Hajatit për Samantën i habiti të gjithë

Periskopi.com Showbiz

Emisioni “Shiko kush Luan” veç argëtimit ka bërë edhe të sqarohen disa çështje mes personazheve të njohur apo për të thënë gjëra që nuk kanë mundur t’i rrëfejnë më parë.

Kështu ndodhi me trekëndëshin e konfliktit Samanta-Ronela-Zerka. Si fillim ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, Samanta gjeti një rast për të kthyer përgjigje, dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë të sajën.

Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam– është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.

Rama: Ilir Meta ka marrë në dorë drejtimin e opozitës, përgjigjen e mori

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr. 4, në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Presidentin duke thënë se ai ka marrë në dorë drejtimin e opozitës dhe kjo është një fatkeqësi për institucionin.

“Do kisha dëshirë që të flisja për gjëra që janë si të ndërtojmë e jo si të rezistojmë ndaj këtyre barbarëve. Por çfarë t’i bësh. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Është fatkeqësi e madhe për institucionin. I hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së veti. Iu dha atyre të opozitës motivin absurd dhe thonë që do mbrojnë dekretin”, tha Rama.

Më pas, kryeministri Edi Rama foli edhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke thënë se Presidenti e ka marrë përgjigjen dhe nuk ka të drejtë animimi.

“Sot e ka marrë përgjigjen e qartë edhe nga Kolegji Zgjedhor dhe është pa të drejtë ankimimi”, tha Rama./Tch

 

 

KQZ i kthen përgjigje Metës: Në Kuvend janë 122 deputetë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kreut të shtetit, Ilir Meta pas kërkesës për numrin e deputetëve në Kuvend.

“Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë është 122″ thuhet në përgjigjen e kërkesës së Metës firmosur nga kryetari i KQZ dhe 4 anëtarët.

KQZ informon se ka plotësuar:

23 vakanca nga lista shumëemërore e PD-së;

17 vakanca nga lista shumëemërore e LSI;

6 vakanca nga lista shumëemërore e PS, dhe

2 vakanca nga lista shumëemërore e PDIU-së.

Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvend aktualisht ka shteruar lista shumëemërore e kandidatëve për deputet e PD-së.”

Numri aktual i mandateve të deputetëve të kuvendit është 122

Numri aktual i mandateve për 12 zonat zgjedhore është si më poshtë:

Qarku Berat 7 madate,

Qarku Dibër 5 mandate;

Qarku Durrës 12 mandate;

Qarku Elbasan 12 mandate;

Qarku Fier 13 mandate;

Qarku Gjirokastër 5 mandate;

Qarku Korçë 11 mandate;

Qarku Kukës 2 mandate;

Qarku Lezhë 4 mandate;

Qarku Shkodër 8 mandate;

Qarku Tiranë 32 mandate;

Qarku Vlorë 11 mandate.

KQZ bashkangjit dhe listen shumëemerore te deputeteve qe ndodhen aktualisht ne Kuvend.

Shkresa e 14 qershorit

Më 14 qershor 2019 presidenti i drejtoi një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilën i kërkonte t’i saktësojë sa është numri aktual i mandateve të deputetëve në shkallë vendi në Parlamentin aktual.

Në këtë kërkesë, Presidenti i Republikës kërkonte edhe vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëvë aktualë në shkallë vendi.

Një veprim i tillë la të nënkuptonte si hapin e parë drejt drejt mundësisë së shpërndarjes së parlamentit.

Më 15 qershor zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi reagonte ne kete menyre: Ilir Meta është zgjedhur president nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!/Oranews.

 

Qytetari e thërret Haradinajn: Rambo, ky ia kthen: O hajo! (Video)

Periskopi.com Fun

Sot gjatë parakalimit të miqve amerikanë, Bill Clinton, Madeleine Albright, të shoqëruar nga krerët e shtetit nëpër sheshet e Prishtinës, ndodhi diçka qesharake mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe një qytetari.

Plot njerëz kishin dalë të marrin pjesë në manifestimin e 2o vjetorit të çlirimit të Kosovës. Njëri prej tyre gjeti rastin të tallet paksa me Haradinajn, duke e thirrur ‘Rambo’.

Kryeministri nuk hezitoi t’ia kthejë, madje me një përgjigje jo standarde, ‘O hajo’.

Të shpeshta janë rastet kur Haradinajn e etiketojnë si ‘Rambo’, për shkak të fortësisë së tij në aspektin fizik./PERISKOPI/

Gjatë ecjes sot në shesh, një qytetar e thërret kryeministrin Haradinaj "Rambo", ai i përgjigjet!

Posted by Koha.net on Wednesday, 12 June 2019

Basha i përgjigjet letrës së Ramës: Do të ketë dialog kombëtar pasi të largohet Rama

Periskopi.com Lajme

Pas letrës publike të kryeministrit Edi Rama të gjithë sytë u drejtuan nga përgjigjja që do të jepte kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ky i fundit ishte pasditen e së mërkurës në një takim me simpatizantë të Durrësit ku edhe pse nuk e përmendi drektpërdrejt ofertën e Ramës për tu ulur në dialog, Basha e dha një përgjigje mes rreshtave.

Sipas numrit “një” të selisë blu nuk do të një pakt kulisash, por dialog kombëtar për të gjitha problemet e vendit, por fillimisht duhet të largohet Rama.

“Kjo betejë nuk do të mbarojë thjesht me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociueshëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimmarrje me referendum nga populli”, tha Basha.

Meliza Haradinaj ngacmon Albin Kurtin: Zbehtë u riktheve

Periskopi.com Lajme

Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka reaguar deklaratës së sotme të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për pushtetin, qeverisjen Haradinaj, nepotizmin dhe lidhjet e kryeministrit me Presidentin Thaçi.

Meliza Haradinaj në profilin e saj në FB ka shkruar se Qeveria Haradinaj është më e gatshmja të përballet me defektet e saj, fillimisht brenda radhëve të saj.

Ajo e ka quajtur rikthimin e Kurtit në publik pas disa javëve si të zbehtë dhe pa përmbajtje.

Tutje Haradinaj i ka kujtuar Kurtit, që i përmendi lidhjet e Haradinajt me Thacin, raportet e kreut të VV’së me ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i këshilltares së Kryeministrit:

Paraqitja e parë e Kurtit sot, pas një pauze të konsiderueshme politike, vjen e zbehtë në përmbajtje, e dorëzuar në kauzë, sipërfaqësore në analizë.

Tri sqarime për Kurtin, për ta kthyer në debatin përmbajtësor politik:

  1. Është për keqardhje, që një politikan që ka udhëhequr Vetëvendosjen përgjatë gjithë ekzistencës së saj në opozitë, vjen me mungesë vetëbesimi në alternativën e tij qeverisëse, duke i dhënë prioritet instrumentit të rrugës e protestës!
  2. Sa i përket korrupsionit, kjo Qeveri është më e gatshmja të përballet me defektet e saj të akumuluara për shumë vjet, fillimisht brenda rradhëve të saj, e pastaj si tërësi. Askush nuk është i mbrojtur! Përparësia e kësaj qeverie është që e pranon dhe ballafaqohet me problemet deri në zgjidhje! Dua të ta përkujtoj që Qeveria Haradinaj ka logjikë vepruese, implementuese, dhe është tejet e sinqertë e transparente në komunikim me të gjitha palët pa dallim. Shifrat po flasin vetë, edhepse ka tendencë keqdashëse manipulimi me to për përfitim ditor politik.
  3. Kategorizimi personal se çka i bashkon e çka i ndanë krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, është kthim në traditën tuaj të vjetër të anatemimit të kundërshtarëve politik. A e mban mend Albin çka i the Isës, para së të bashkoheshe me të pastaj? Mos po bjen shpejtë në grackën e njejtë?!

Albini mund t’i bashkohet debatit mbi argumentet e rezultatet, vetëm atëherë pasiqë të ketë mbledhur vetëbesimin e mjaftueshëm për të formësuar alternativën e tij qeverisëse. Këtë assesi nuk mund ta bëjmë në rrugë, dhe as përmes ideve konspirative.

 

‘Natën e mirë’ thotë Haradinaj kur pyetet për mbledhjen e Sigurisë të thirrur nga Vuçiqi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e mirëpret vizitën e nesërme të nënsekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Politike,  David Hale.

Me këtë rast ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e përfundimit të marrëveshjes dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.

Kur është pyetur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që e ka thirrur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për Platformën e Dialogut të miratuar dje,  Haradinaj i është përgjigjur gazetarëve me ironi duke iu thënë gazetarëve ” Natën e Mirë”.

 

 

E pyesin kur do të heqë dorë nga lëndët narkotike, habit Stresi (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale.

Ai së fundi ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre e ka pyetur se kur mendon reperi ta lë drogën, meqë rast përgjigja e tij ishte mjaft e papritur.

“Kur te behem prind” , ka qenë përgjigja e Stresit, i cili është i fejuar tash e sa muaj me Kejsin.

Stresit i kishte shkruar edhe Kejsi tek pjesa e pyetjeve në Instagram, e cila e pyeti se a e do, e natyrisht që përgjigja e tij ishte “Perjet gru”.