Tag: Perisic

Perisic me gol briliant, barazon rezultatin ndaj madrilenëve
Në takimin e sontëm, që po luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Interit përmes futbollistit kroat, Perisic,ka arritur ta zhvleftësojë avantazhin e madrilenëve, shkruan Periskopi.
Tani kur po luhet minuta e 70’të, rezultati i takimit është 2:2.
Shihni golin e kroatit. /Periskopi
https://twitter.com/MinutoExtra3/status/1323738419265183746

Perisic e bombardon portën e Torinos
Interi ka kaluar në epërsi ndaj Torinos në një ndeshje të rrethit të dytë të Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Milano.
Kapiteni Mauro Icardi e gjeti kroatin Perisic brenda 10-metërisht me një pasim të saktë, i cili goditi fuqishëm duke e mposhtur Sirigun në minutën e 7-të.

Spektakël në Luzhniki: Kroacia barazon rezultatin pas supergolit të Perisic (Video)
Kroacia ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Francën
Ndeshje fantastike po luhet në Luzhniki të Moskës ku pas gjysmë ore lojë janë shënuar dy gola, shkruan Periskopi.
Mandzukic shënoi autgol në minutën e 19-të, por Kroacia u kundërpërgjigjë me anë të Perisic që shënoi në minutën e 27-të.
Perisic shënoi një gol të bukur me të majtën për të barazuar shifrat në 1-1. /Periskopi/

Perisiç tregon pse Kroacia duhet ta mposhtë patjetër Francën
Ivan Perisiç e konsideron një ëndërr finalen që Kroacia do të luajë ditën e sotme.
Mesfushori zikaltër flet për “FIFA”-n dhe tregon emocionet e skuadrës dhe të qytetarëve kroatë.
“Sigurisht që është si një ëndërr. Jemi të lumtur që po e jetojmë. Askush nuk besonte se mund të shkonim kaq larg, por ne në skuadër e dinim forcën që kishim. Shpirti i skuadrës është sekreti ynë. Kemi pasur gjithmonë momente disavantazhi, por ia kemi dalë që të marrim rezultate pozitive. Kjo nuk është e lehtë, por tregon karakterin e ekipit. Franca? Na ka ndalur në vitin 1998 dhe ky është një motiv më shumë për të zbritur në fushë për të fituar”, ka thënë Ivan Perisiç para finales.

Tre pikat e forta dhe dy dobësitë e kombëtares së Kroacisë
Kroacia sonte do t’i drejtohet stadiumit Luzhniki ku do të ndeshet në gjysmëfinale me kombëtaren e Anglisë.
Ata kanë talentë të klasit botëror dhe punojnë kolektivisht.
Më poshtë do të njiheni me tre pikat e forta të Kroacisë, dhe dy dobësitë që Anglia do të përpiqet t’i shfrytëzojë për të kaluar në finale që nuk e ka arritur prej vitit 1966.
Pikat e forta të kombëtares së Kroacisë
Mesfusha
Absolutisht nuk është e befasishme nëse Kroacia arrin që nëpërmjet mesfushës të mposhtë Anglinë.
Lojtari i Real Madrid, Luka Modric ka pasur minutazh standard në ekipin spanjoll dhe është playmakeri më i mirë në botë.
Modric është golashënuesi më i mirë në këtë Kupë Botërore me dy gola, dhe ka pasur minutazh më të shumtë se çdo lojtar tjetër i Kroacisë (485 minuta). Në të gjithë kompeticionin, vetëm një lojtar ka krijuar më shumë shanca se Modric, dhe ai është lojtari i Belgjikës Kenin De Bruyne.
Portieri
Stoperi i Monacos Danijel Subasic është duke i treguar aftësitë e tij të fuqishme në Kupën Botërore.
Ai ka një rekord për pritjet e penalltive, Kroacia në fakt ka pranuar vetëm një gol në tre takimet të grupit D, dhe Subasic nuk ka pasur një rol të vogël.
Pas fitores së tyre kundër mikpritësit, Rusisë, Subasic u bë portieri i dytë që ka pritur katër penallti në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin e Argjentinës Sergio Goycochea nga viti 1990.
Përvoja e fituar nga penalltitë
Tashmë ne kemi njohuri për pritjet e penalltive nga Subasic, por për të fituar penalltitë duhet më shumë të tejkalohen situatat e tjera.
Kroacia fitoi në raundin e 1/8 final kundrejt Danimarkës 3-2 nëpërmjet penalltive dhe 4-3 në të njejtën mënyrë ndaj Rusisë në fazën e çerekfinaleve.
Luka Modric tregoi nerva të çelikta për të shënuar kundër Danimarkës – ai kishte humbur një penallti në kohë shtesë – dhe Ivan Rakitic ka shënuar penalltinë fituese në të dyja rastet.
Dobësitë e kombëtares së Kroacisë
Taktikat kufizuese të menaxherit
Me një pasuri të jashtëzakonshme në mesfushë, ju do të mendoni se futbolli i luajtur nga Kroacia do të jetë i rrjedhshëm dhe shkatërrues ndaj kundërshtarit.
Herë pas herë, kjo nuk është e mjaftueshme për Kroacinë.
Menaxheri Dalic ka përdorur dy sisteme të ndryshme në Kupën Botërore, 4-1-4-1 dhe 4-2-3-1.
Me sistemin 4-1-4-1 ata e përdorin vetëm Ivan Perisicin si sulmues. Me Ivan Strinic pas tij, sulmuesi i Interit është shumë pak produktiv për të kryer punën në fazën e mbrojtjes.
Anglia mund të përdorë krahët e Kroacisë për t’i bërë presion, duke bërë që të detyrojë Perisicin dhe lojtarët e tjerë të krahut të kthehen në zonën e mbrojtjes.
Mungesa e një golashënuesi tipik
Për të gjithë talentët e tyre në mesfushë, Kroacia vuan mungesën e një golashënuesi tipik.
Mario Mandzukic ka shënuar 31 gola në 87 paraqitje për kombëtaren kroate, por ai ka arritur të shënojë vetëm një gol në Kupën Botërore – loja e tij më shumë ka qenë e përqendruar në mbajtjen e topit dhe duke furnizuar me topa sulmin./Periskopi/

Sportisti i famshëm serb mbështet Kroacinë, tërbohet Serbia
Pas festimeve të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, mbështetjes së hapur të Aleksandar Vuçiç për Rusinë ndaj Kroacisë, si dhe videos së lojtarit Vida e ndihmësit Vukojeviç pro Ukrainës, i erdhi radha tenistit Novak Djokoviç.
Ky i fundit, që është në Londër duke luajtur në turneun “Wimbledon”, ditët e kaluara ka bërë të ditur se mbështet Kroacinë, një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të Partisë Progresiste Serbe (SNS), që është pjesë e qeverisë në vend, Vladimir Djukanoviç.
“Vetëm idiotët mund të mbështesin Kroacinë. Novak të të vijë turp”, shkroi në rrjetin social Twitter, politikani serb.
Por jo vetëm kaq, vetëm pak javë përpara fillimit të Kupës së Botës, ish-numri 1 i botës Djokoviç kishte publikuar një foto të tij në Instagram me disa futbollistë kroatë, mes të cilëve edhe Luka Modriç e Ivan Rakitiç.

Një bastvënës po lutet që Ivan Perisic të shënojë gol nga distanca kundër Rusisë (Foto)
Nëse Ivan Perisic shënon gol nga distanca kundër Rusisë, një bastvënës do t’i fitoj plot 140,000 funte.
Ai kishte vënë bast që Maguire të shënonte gol me kokë për Anglinë ndaj Suedisë. De Bryune të shënonte nga distanca ndaj Brazilit dhe poashtu edhe Griezmann të shënonte nga distanca ndaj Uruguait. Të trija këto kanë ndodhur.
Dhe nëse Perisic bën të njejtën gjë si De Bryune dhe Griezmann, kroati me shumë gjasë do ia ndryshoj jetën këtij njeriu.
Ai ka shpenzuar vetëm 1 funtë dhe do të fitoj plotë 140,000 nëse kjo ndodh. Ky do të ishte basti i vitit.
😱 This could be UNBELIEVABLE.
⏳ Ivan Perisic to score from outside the area
✅ Harry Maguire to score a header
✅ Antoine Griezmann from outside the area
✅Kevin de Bruyne from outside the area💰 £1 will return £140,505 for this customer. #ENGSWE pic.twitter.com/DJNnCpUcfH
— Sky Bet (@SkyBet) July 7, 2018