21 vite nga rënia e dëshmorëve Talla, Maliqi dhe Durmishi

Periskopi.com Lajme

Para 21 vitesh në Prishtinë kanë rënë heroikisht dëshmorët e kombit Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe në Prishtinë.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Hyzri Talla, oficer i lartë i UÇK-së, Afrim Maliqit, dhe Ilir Durmishit.

Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që ua mësynë shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë.

Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, tani dëshmorë të kombit, janë ndër ata që ua mësynë të ecnin këtyre shtigjeve.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Britanike në Prishtinë, sot organizon ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremoni do të përkujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në konflikt.

Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR)./

Përkujtohen martirët e fshatit Koshtovë të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, sot në Mitrovicë, është mbajtur akademi përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së martirëve, Hajriz Miftari, Ahmet Miftari, Lulzim Miftari, Halil Miftari dhe Besim Miftari nga fshati Koshtovë i Mitrovicës.

I pari i cili mori fjalën në këtë akademi ishte kryetari Agim Bahtiri, i cili tha se është mirë që po organizohen tubime të këtilla përkujtimore përmes të cilave kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë  trimat tanë për çlirimin e atdheut.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta  familjes Miftari, të cilët në kohë të luftës humbën anëtarët më të  ngushtë të familjes. Ne sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar martirët e fshatit Koshtovë, të cilët  dhanë jetën e tyre për të shtrenjtën liri. Falë gjakut të dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve,  por edhe falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtarë ne sot  kemi një shtet të pavarur, një liri të cilën më parë se kishim, andaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar për të mirën e vendit dhe për të dërguar në vend amanetin e këtyre martirëve si dhe të gjithë të rënëve”, ka thënë  kryetari Bahtiri.

Në këtë akademi fjalën e mori edhe historiani, Haxha Salihu, njëkohësisht përfaqësues i fshatit Koshtovë, i cili foli për jetën dhe veprën e gjashtë martirëve të rënë për liri, duke theksuar se fshati Koshtovë ka dhënë shumë për lirinë që ne po e gëzojmë sot.

“Në këtë 20 vjetor të rrënjës së bashkëvendësve të mi të cilët janë martirët tanë, ne banorët e fshatit Koshtovë gjithmonë do të jemi krenarë me ju, për sakrificën dhe veprën tuaj që ne sot ta gëzojmë lirin. Në fshatin Koshtovë kanë dhënë jetën 17 bashkëvendës të mi, ndërkaq ka të tillë që ende nuk dihet për fatin e tyre. Nga kjo akademi ju  bëjë thirrje  të gjithëve që të punohet më shumë në zbardhjen e fatit të tyre”, ka thënë Salihu.

Ndërsa përfaqësuesi i familjeve për personat të pagjetur, Bajram Qerkini, ka theksuar se edhe pas 20 viteve ne ende nuk kemi arritur që ti kthejmë të gjithë trupat e të rënëve për liri.

“Sot 20 vite më parë gjashtë martirët e fshatit Koshtovë të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë që ne sot po e gëzojmë, dua të theksojë se edhe pas 20 viteve 1,620 persona janë ende të zhdukur dhe nga këtu ju bëjë thirrje organeve gjegjëse që të punojnë më shumë që të gjinden trupat e tyre” tha ai.

Përkujtohen nëntë dëshmorët e rënë në Lladroc

Periskopi.com Lajme

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Liman Gegaj, Ali Zogaj, Afrim Buçaj, Habib Zogaj, Fehmi Kastrati, Avni Buçaj, Gafti Buçaj, Ibrahim Mazreku dhe Feriz Bibaj, të rënë në Lladroc, sot në Malishevë është mbajtur një akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit.

Në këtë akademi përkujtimore, krahas familjarëve dhe bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me kabinetin e qeverisë komunale,  zëvendësministrat Isni Kilaj, Rexhep Mazreku, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, komandanti stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, në nivelin komunal dhe qytetarë të shumtë.

“Ky është 20 vjetor i vuajtjeve dhe sakrificës, por edhe i krenarisë sonë, Ne sot gëzojmë një liri, t cilën na e sollën dëshmorët e kombit dhe lufta e lavdishme e UÇK-së. Ne të gjithë duhet të përkulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, në fjalimin e tij, mes tjerash e përcolli edhe një mesazh për institucionet vendore, duke ju bërë thirrje atyre, që të mos bëjnë ndarje të dëshmorëve, por ti respektojnë të gjithë njëjtë, si dhe ju kujtoi edhe amanetin e dëshmorëve, amanet i cili duhet të qohet në vend.

Në emër të fshatit Lladroc, foli kryetari i fshatit, Halit Zogaj, që përkujtoi me këtë rast dëshmorët dhe kontributin e tyre në luftë, si dhe kontributin e fshatit Lladroc dhe tërë Komunës së Malishevës, në luftën për liri.

E për dëshmorët, luftën dhe kontributin në detaje për të gjithë dëshmorët dhe të civilët e rënë në Lladroc, foli Ramë Bibaj, i cili në mënyrë kronologjike, paraqiti tërë luftën, nga ditët e para e deri në përfundimin e luftës, rënien e të gjithë dëshmorëve në Lladroc, për heroizmin e tyre, si dhe për kontributin e fshatit gjatë luftës.