Besnik Tahiri i përgjigjet Lutfi Hazirit për përfshirja e AAK-së në rrahjet në LDK

Periskopi.com Lajme

Besnik Tahiri, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se akuzat që vijnë nga LDK-ja se eksponentë të AAK-së po ua prishin zgjedhjet janë të turpshme. 

Ai duke folur në  RTK, një ditë pasi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kishte thënë se eksponentë të AAK-së kane gjuajtur me karrige në tubimin e LDK-së në Mat, ka theksuar se subjekti i tij nuk vepron në atë mënyrë në raport me subjekte të tjera, kurse deklaratat e Hazirit i ka përshkruar si absurde.

“Është shumë e ulet ajo çfarë ka thënë zoti Haziri, s’ka asnjë kuptim kjo çfarë ka thënë ai. AAK-ja nuk i ka thene askujt të bëje veprime të tilla dhe kushdo që e ka bërë atë veprim nuk është pjesë e AAK-së”, ka theksuar Tahiri. “Me folë që ne po organizohemi e po ju çojmë njerëz me ju prishë… Kjo është hajgare, kjo është send shumë i ulët. Marre është me folë ashtu. Kjo është e papranueshme, plotësisht”.

Tahiri ka thënë se qeverisja Haradinaj nuk krahasohet me Qeverinë Mustafa, sepse sipas tij, ai s’ka bërë gjë, dhe më i suksesshëm ka qenë si kryetar i Komunës së Prishtinës.

“Kritikat e ish-kryeministrit Isa Mustafa janë pa përmbajtje, sepse në qeverisjen e tij nuk është marrë asnjë vendim i madh. Mustafa më shumë ka bërë si kryetar i Prishtinës se sa si kryeministër. Ai mbahet mend për dy-tre sheshe të Prishtinës”, ka deklaruar Tahiri.

Ja çfarë thotë Arben Gashi për përleshjet në LDK

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se situata deri te përplasjet fizike gjatë procesit zgjedhor të kësaj partie ka ardhur me fajin e lidershipit të saj.

“Është shkuar në sistemin e zgjedhje inkluzive ku në sallë mund të futen njerëz të ndryshëm dhe të tensionohet situata. Shpresoj se do të jenë pamjet e fundit nga LDK-ja në kuadër të këtij procesi zgjedhor. Situata nuk është aq e acaruar. Me sa mund të kuptoj unë ka një vullnet për ndryshim. Në nivelin qendror nuk është shfaqur dikush që e artikulon këtë vullnet. Këto shtyrje dhe tensione nuk kanë të bëjnë me ndonjë kryetar të ndonjë nëndege. Nëndega përcakton numrin e delegatëve në degë dhe dega në qendër. Janë pamje që nuk është dashtë të ndodhin në LDK, por ja që po ndodhin”, ka thënë Gashi.

Ai në Klan Kosova ka thënë se në LDK ka një sistem të të menduarit provincial.

“Menaxhimi i procesit bëhet mbi bazën e preferencës, këtij sistemi  duhet t’i jepet fund, jo llapjan, jo nga Dukagjini, jo nga Anamorava – kjo është përtej kapaciteteve të LDK-së. Nuk guxon të provincializohet. Ka zbarkuar tribalizmi në disa pjesë të LDK-së. Sistem nuk do të thotë një individ. Politikbërja provinciale duhet të përfundojë dhe kjo duhet të fillojë të përfundojë në LDK. LDK nuk guxon të provincializohet. Mendimi provincialist në 10 mijë kilometra katror është i papranueshëm”.

Telashet që po ndodhin në LDK e që së fundmi janë theksuar më shumë, sipas Gashit mund të jenë edhe si pasojë e kundërshtarëve politik.

“Ka edhe njerëz të partive tjera brenda. Ata investojnë, por problemi është i yni sepse nuk kemi qenë në gjendje të kemi një listë të konfirmuar që të dihen njerëzit se kush ka drejtë vote dhe dita e fundit të jetë ceremoni solemne. Ka një dështim të sistemit dhe nëse nuk e adresojmë saktë, do të na përsëritet. Edhe me strategjinë e fillimit të zgjedhje parcialisht ka ndikuar që të ketë kësi lloj presioni. LDK duhet të gjej forcën dhe arsyen dhe të gjithë sëbashku të dalim mbi interesat personale dhe të shohim cili është interesi i LDK dhe Kosovës, mos të gjuhemi me sargie, por ka të bëjë me sistemin e të menduarit politik”, tha Gashi.

Stavileci: Disa parti s’po mund t’i menaxhojnë tubimet me 30 njerëz

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, ka thënë se disa parti politike në Kosovë s’po mund t’i menaxhojnë as tubimet me nga 30 njerëz.

Këto komente i ka bërë pasi në disa tubime të LDK’së ka pasur përleshje të anëtarësisë së kësaj partie.

“Imagjinoni, ka pasur kuvende me nga 1 500 pjesëmarrës dhe kanë kaluar pa asnjë problem, ndërkaq po i shohim disa parti që s’mund t`i menaxhojnë as 30 njerëz brenda një procesi e, për më keq, as t’i evitojnë përleshjet fizike. Edhe ky është një tregues se si funksionon organizata jonë dhe se sa shumë dallojmë nga partitë e tjera. Prandaj, njerëzit na besojnë”, ka thënë Stavileci, për Epokën e Re.

Ndryshe, LDK ka lëshuar akuza ndaj partive tjera, edhe ndaj PDK’së se kanë gisht në tubimet ku po ka përleshje edhe fizike.

Partia e Kadri Veselit nesër mban Konventën Zgjedhore ku pritet që sërish Kadri Veseli, ish-Shef i SHIK’ut, të bëhet Shef i ri i PDK’së.