Përqafim i përçudshëm: Gruaja shqiptare ia ‘ngjet’ Edi Ramës (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar të takojë nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Gjatë ditës së sotme Rama shkoi drejt Shijakut, pas thirrjes publike që iu bë mbrëmë nga Arben Meçe.

Rama vizitoi disa pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku  takoi nga afër edhe banorët që shprehën shqetësimin e tyre.

Përgjatë takimeve që pati, nuk munguan edhe batutat e shkëmbyera mes tij dhe banorëve, teksa gratë që takoi nuk i kursyen lavdet, por edhe puthjet.

Madje një grua i prekte dorën, teksa Rama sqarohej me një prej banorëve. Më pas e njëjta nuk ngurroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pallton e zezë që iu bë gjithë make up.

 

 

Përqafimi i bebeve nga prindërit ndikon në zhvillimin mendor të tyre

Periskopi.com Zoya

Afërsia fizike e prindërve me beben e tyre ndikon në zhvillimin e inteligjencës së tyre. Një anketim ka zbuluar se sa më shumë që e përqafoni beben, aq më shumë përfiton truri i tij.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Development and Psychopathology”, përqafimet kanë ndikim pozitiv në nivel molekular.

Mjedisi i jashtëm dhe lidhja me prindërit ndikon në zhvillimin mendor të fëmijëve.

Një mjedis mund të ndryshojë disa nga efektet negative që kanë ndodhur në shtatëzani në zhvillimin e fëmijëve.

Studimi u bë me mostra të lëkurës së foshnjës, të cilat u përdorën për analizat e metilimit të ADN-së dhe gjenerimit të gjenit.

Gjendja e  foshnjës ishte gjithashtu e lidhur ndjeshëm me një komponent kryesor që përbënte 11.9% të ndryshimeve në metilimin e ADN-së me gjenin.

Këto efekte ishin më të dukshme kur krahasuan fëmijët me një stil të sigurt kundrejt një stili të çorganizuar të lidhjes me prindërit dhe më të theksuar tek nënat.

Ky studim ofron prova se lidhja e foshnjave mund të rregullojë disa nga efektet negative të hershme në  sjelljen e foshnjës.

Përqafojini sa më shumë fëmijët tuaj, sa shpejt rriten

Periskopi.com Zoya

Deri tani jam mësuar të marr shikime befasie kur mbaj në krah djalin tim. Ajo që nuk do të mësohem kurrë është se pse më shikojnë çuditshëm: ata mendojnë se një fëmijë nuk duhet të jetë aq i lidhur me nënën e tij. Ndoshta disa pyesin veten se nuk kam para për t’i blerë një karrocë!

Dhe pyes veten, pse kjo vështirësi për ta përqafuar dhe mbajtur pranë? Shpesh dëgjoj nga nënat e tjera që nuk duhet t’i mbajmë fëmijët në krahë, duhet t’i mësojmë të flenë në krevatin e tyre (që katër muajsh, jo katër vjeç), që duhet të qajnë për të rritur dhe forcuar mushkëritë, se nuk duhet t’i plotësohet çdo dëshirë , pasi në rast të kundërt fëmija përkëdhelet. Ai duhet të vetë-ngushëllohet me biberon.

Por, çfarë mendoni, se do të qëndrojë gjithmonë i vogël? Apo se ai do të dëshirojë të qëndrojë gjithmonë me nënën? Ju nuk do ta keni më këtë kohë për të qëndruar me të, pasi ai tashmë do t’ju kërkojë para për të shkuar në kinema që të shoh një film me miqtë. Kur ai të rritet, ju do të kërkoni vëmendjen dhe afeksionin e tij. Atëherë shijojeni momentin sa më shumë që të keni mundësi, tani që është i vogël, tani që ka nevojë për krahët tuaj, sepse ai ka nevojë për kontakt.

Kam lexuar që prindërit që e kanë të vështirë të përqafojnë fëmijët e tyre është sepse janë lënë vazhdimisht pas dore dhe unë mendoj se është e drejtë. Shumica e nënave si unë janë rritur të futura në karrocë, rrethore, karrige të larta me pak fjalë, me gjithçka përveç krahëve të nënës së tyre. Ato krahë janë e vetmja gjë që mund t’i ngushëllojë vërtetë, t’i qetësojë ata dhe me kalimin e kohës t’i bëjnë ato të sigurt dhe të pavarur!

Duajeni fëmijën në çdo kohë, jo pak në një kohë.

Mos kini frikë të tregoni dashuri. Sa më shumë që ai do të marrë nga ju aq më shumë do jetë në gjendje ta shprehë kur të rritet, aq më shumë i dashur dhe i aftë të shprehë ndjenjat e tij do të jetë. Dhe nëse dhjetëra e dhjetëra studime nuk ju bindin (tregohet lidhja midis pranisë së një baze të sigurt dhe afektive dhe pavarësisë më të madhe të fëmijës si i rritur. Në kundërshtim me atë që mund të mendojë dikush, rritja e një fëmije me kontakt të lartë e bën atë më të fortë, më të sigurt dhe jo të përkëdhelur) shikoje atë nga një këndvështrim i mbinatyrshëm.

Merrni kohën tuaj, shtëpia mund të presë, çrregullimi nuk ikën, heshtni, uluni në shtrat me fëmijën tuaj në krah dhe mendoni një pjesë të Parajsës këtu në tokë. Admironi fytyrën, duart e tij të përsosura të vogla dhe humbni veten në atë pamje të pafajshme. Në atë trup të vogël prej disa kilogramësh ju gjeni të gjithë pastërtinë e kësaj bote. Është pa hije dyshimi qenia më e pastër që jeton në shtëpinë tuaj, ajo më e afërta me engjëjt dhe me Zotin. Kur ju e ushqeni me gji ose e shihni duke fjetur lëreni veten të humbasë në një meditim të bukur mbi misteret e gëzimit. Përqafojeni atë. Mbajeni të shtrënguar në gjoksin tuaj, nuhatni aromën e tij, atë aromë të mrekullueshme.

Çdo gjë tjetër mund të presë, fëmija juaj jo.

 

Adelina Tahiri shfaqet në përqafimin e bashkëshortit

Periskopi.com Showbiz

Adelina vjen në moment lumturie.

Këngëtarja ka pranuar se kto kohë është më e lumtur se asnjëherë.

Adelina Tahiri përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa imazhe nga pushimet, përmes së cilave tregon se po kalon çaste të mrekullueshme, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me një fotografi, në të cilën shfaqet në përqafim të bashkëshortit të saj.

“Dashuri”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos, përmes së cilës tregon se sa e lumtur është.

Për ndryshe, çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Jon.

 

 

Studentja në Egjipt përjashtohet nga shkolla vetëm se përqafoi një shok dhe u filmua (Video)

Periskopi.com Lajme

Një studente është përjashtuar nga universiteti pasi përqafoi të dashurin që i propozoi për martesë.

Në një video të publikuar në mediat sociale, shihet djali i gjunjëzuar me një tufë lule përpara studentes nga Egjipti. Më pas ajo e përqafon.

Por mesa duket ky vendim i ka kushtuar.

Video nuk është filmuar në universitetin e saj Al-Azhar por në Universitetin Mansoura në veri të vendit.

Sidoqoftë, këshilli disiplinor i kampusit të Universitetit Al-Azhar vendosi ta përjashtojë vajzën.

Zëdhënësi i universitetit Ahmed Zarie tha se video shkaktoi protestë publike dhe se vendimi erdhi pasi studentja paraqet një imazh të keq të Al-Azhar.

Ai shtoi se përqafimi midis burrave dhe grave të pamartuar shkel “vlerat dhe parimet e shoqërisë”.

Megjithatë, ajo mund të apelojë vendimin e dëbimit, tha Zarie.