UEFA dënon futbollistët e Turqisë që bënë përshëndetje ushtarake

Periskopi.com Sporti

UEFA ka vendosur që t’i dënoj futbollistët e turqisë të cilët kishin bërë përshëndetje ushtarake, në shenjë mbështetje për Presidentin Erdogan.

Merih Demiral, Umut Meraş, Burak Yilmaz, Mert Günok, Zeki Çelik, Cenk Tosun, Mahumut Tekdemir, Uğurcan Çakır, Mr. Yusuf Yazici, Hakan Çalhanoğlu, janë dënuar sipas UEFA-s për shkak të sjelljeve jo sportive.

Përveq që janë qortuar ata edhe janë gjobitur me 50 mijë euro.

Por të njëjtin veprim e kishte bërë edhe Paulo Dybala në sfidën Juventus-Atletico Madrid mirëpo për të nuk ka pasur ndëshkime.

 

 

18-vjeçari dënohet me 18 muaj burgim për përshëndetje naziste

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë e provincës në Klagenfurt dënoi sot një 18-vjeçar kroat me 18 muaj burg për një përshëndetje naziste në Bleiburg.

Kroati u deklarua fajtor në gjykatë, duke thënë se “e kishte tepruar me alkool”.

Edhe në të kaluarën, gjykatat në Austria kanë dënuar me burg shtetasit kroatë për një gjest të tillë.