Dy femra raportohen të zhdukura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Dy raste  për ‘person të zhdukur’ janë raportuar nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan Periskopi

Njëri rast është raportuar në Gjilan, ku një vajzë ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e saj. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku xhaxhai ka raportuar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rr. Fehmi Agani, Gjilan 04.01.2020-NN. Me 08.01.2020  një femër K/Ashkali, ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë 05.01.2020. 23:59. Me datën 08.01.2020 ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Periskopi/

Zhduket një vajzë e re në Prishtinë, babai e kërkon qe 3 ditë

Periskopi.com Lajme

Një vajzë e re nga Prishtina është larguar nga shtëpia e saj natën e së shtunës dhe nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se vazja raportohet si e zhdukur që nga ora 20:00 e datës 11 gusht dhe nuk është gjetur as sot kur kanë kaluar 3 ditë, shkruan gazetametro.net.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar vetë babai, i cili është në kërkim të së bijës që nuk iu kthye në shtëpi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e  tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sido që të jetë, akoma nuk është publikuar ndonjë fotografi apo detaj tjetër e identitetit të së zhdukurës.

Policia ka njoftuar po ashtu se po merret me hetimin e rastit me të gjitha njësitë relevante policore.